Nga Arian Galdini/ Kulti i Përdhunuesit!
Çfarë nxjerr në pah e gjithë kjo histori për të cilën po zie...
Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat ka sqaruar ngjarjen e Fushë-Krujës, ku shtetasja Xhisiela Maloku u dhuna nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.
Në deklaratë thuhet, se Maloku është paraqitur pasditen e 21 korrikut në komisariatin nr 3 në Tiranë, ku ka depozituar kallëzimin ndaj shtetasit Rexhep Rrahja.
Hajnaj ka shtuar, se po në të njëjtën ditë, Maloku është thirrur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, Gentian Çitozi për të dhënë deklarimin e saj për ngjarjen
Për shkak se Çitozi nuk ka vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës, është pezulluar dhe çështja i ka kaluar oficerit Emiljano Nuhu më 27 korrik.
Edhe Nuhu po ashtu nuk ka zbatuar urdhërat e deleguara nga Prokuroria, thuhet më tej në deklaratë.
Hajnaj ka sqaruar më tej, se edhe pse denoncimi u tërhoq nga Maloku, policia vazhdoi hetimin, duke e deleguar dosjen në Prokurori.
Deklarata e plotë
Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj në deklaratë për median. Jemi sot këtu për të informuar lidhur me veprimet e Policisë së Shtetit në trajtimin e çështjes që lidhet me shtetasen Xhisiela Maloku. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, përmes Drejtorisë së Standarteve kreu nje hetim administrativ të të gjithë veprimeve të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në trajtimin e kësaj çështje.
Në përfundim të këtij procesi sqarojmë në mënyrë kronologjike se : Pasditen e datës 21 Korrik 2018 rreth orës 17, pranë Komisariatit Nr.3 në Tiranë është parqitur shtetasja Xhisiela Maloku e cila ka depozituar kallëzim ndaj shtetasit Rexhep Rraja për përndjekje dhe kanosje me mesazhe telefonike. Për shkak të përgjegjësisë territoriale të vendbanimit kësaj shtetaseje, në të njëjtën ditë në orën 21.40 pranë Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës, shtetasja Xhisiela Maloku është thirrur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi për të dhënë deklarimin e saj lidhur me ngjarjen.
Kjo është bërë publike edhe nga komunikata ditore e Policisë së Shtetit e datës 22.07.2018 të cilën mund ta verifikoni në çdo moment duke vizituar faqen e internetit të Policisë së Shtetit. Oficeri i policisë Çitozi, nuk ka vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale për marrjen në pyejtje të një shtetasi, pasi prezent ka qenë edhe shtetasi Rexhep Rraja i cili është personi nën hetim, me pretendimin se palët janë pajtuar midis tyre. Për këtë arsye oficeri Çitozi është pezulluar nga eprorët e tij, në këtë rast nga Shefi i Komisariatit dhe është referuar në Prokurori nga SHÇBA.
Ditën e Hënë më datë 23.07 2018 çështja e shtetases Maloku është referuar në Prokurori. Në këtë moment çështja kaloi nën kompetencë të Prokurorisë dhe prokurorja duke e patur tanimë çështjen nën kompetencën e saj, vendosi që këtë procedim t?ia kalojë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme oficerit të policisë Emiljano Nuhu, në datën 27.07.2018. Oficeri i Policisë Emiljano Nuhu, ka filluar të kryejë veprime me këtë çështje pas kësaj date. Në zbatim të urdhërit të delegimit nga Prokurorja nga 11 detyra ka zbatuar vetëm 4 prej tyre.
Në asnjë prej këtyre detyrave të zbatuara, nuk është kryer marrja në pyetje e personit nën hetim Rexhep Rraja. Sqarojmë se marrja në pyetje e shtetasit Rexhep Rraja, marrja e tabulateve si dhe kqyrja e telefonit për këtë shtetas, ka qenë detyra e parë e deleguar nga Prokurorja e çështjes, dhe që nuk janë zbatuar. Pavarësisht kërkesës për heqje dorë nga kallzimi i vet shtetases Maloku dhe kërkesës për ta tërhequr denoncimin, drejtuesi i Komisariatit të Policisë Krujë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij kallëzimi dhe duke vlerësuar faktet dhe rrethanat e tjera të lidhur me to, nuk ka lejuar ndërprerjen e hetimit.
Pra, ndryshe nga sa paraqitet në media, shtetasja Maloku është tërhequr nga kallëzimi kurse policia nuk është tërhequr nga hetimi i çështjes. Madje brenda 24 orëve ka vazhduar procedurën me Prokurorinë. Çdo masë sigurie, ndalimi ose arrestimi i tij, që pretendohet se mund të merrej ndaj shtetasit R.Rraja nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit. Ligji jua njeh këto të drejta vetëm Prokurorit dhe Gjykatës. Në respekt të publikut sqarojmë se shtetasja Maloku është mirëpritur dhe trajtuar me përparësi nga policia. Situatat e krijuara nga tërheqja e denoncimit të shtetases, nuk i kanë dhënë policisë mundësi ligjore për të ofruar urdhërin e mbrojtjes.
Në përmbledhje të sa më sipër: – Oficeri i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi është pezulluar nga detyra dhe është proceduar penalisht për shkelje të procedurave standarde të punës së oficerit të policisë; – Pavarësisht se shtetasja Maloku ka tërhequr denoncimin dhe në çdo rast policia duhej të kishte ndaluar hetimin, policia jo vetëm që nuk e ka ndaluar hetimin por për shkak të vlerësimit të situatës Policia e ka referuar çështjen në Prokurori. – Policia e Shtetit i ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe çështja është tashmë nën hetim nga Prokuroria.
I gjithë dokumentacioni konform Kodit të Procedurës Penale gjendet në dosjen hetimore. Policia e Shtetit është e vendosur për përmbushjen e misionit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe veçanërisht të garantojë mbrojtjen e duhur ndaj grave dhe vajzave. /CNA.al
Çfarë nxjerr në pah e gjithë kjo histori për të cilën po zie...
Drejtoresha e SHÇBA, Anila Trimi, ka hedhur poshtë akuzat e ...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati, k...
Mbrëmjen e djeshme deputeten Grida Duma e pamë me sy të skuq...
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin tragjik ku shof...
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën ...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të së ...
Një 40 vjeçar nga Shkodra ka rënë ditën e sotme në një pus 4...
Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shpreh...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia rrugore gjatë...
Policia e Sarandës ka rrestuar dy persona për zjarrvënie të ...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka kërkuar, që kry...
Ditët e nxehta në Shqipëri ja kanë lënë vendin zjarreve. Pas...
Presidenti i Shqipërisë, Ili r Meta ishte sot i pranishëm në...
Autoritetet portuale të Durrësit kanë vënë në pranga një sht...
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi mbi...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin në Fush...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...