E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Drejtoresha e SHÇBA, Anila Trimi, ka hedhur poshtë akuzat e ish-oficerit të policisë së Fush-Krujës, Emiljano Nuhu, i cili pretendon se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij.
Trimi ka bërë me dije, se pas verifikimit të pamjeve filmike, rezulton se personat e përmendur nga Nuhu dhe as ai vetë nuk kanë qenë të pranishëm në stacionin e policisë në datën 21 korrik.
Nuhu kishte deklaruar se në zyrën e tij kishin qenë të pranishëm, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kreu i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, deputeti socialist i zonës Rrahman Rrahja dhe vëllai i tij, i cili sipas oficerit i kishte vendosur armën në kokë.
Trimi ka thënë gjithashtu se janë verifikuar edhe bisedat telefonike ndërmjet Nuhut dhe njërit prej të akuzuarve për kërcënim dhe ka rezultuar se ka qenë një bisedë miqësore.
Drejtoresha e SHÇBA ka shtuar më tej, se ndaj ish-efektivit Nuhu kanë nisur hetimet për pesë shkelje, si shpërdorim detyre, kalim i paligjshëm i kufirit, nxjerrje e sekretit hetimore, shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve si dhe shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit.
Deklarata e plotë
Jam sot këtu para jush për t?ju bërë me dije se SHÇBA ka filluar dhe është ne vijim të një hetimi të thellë dhe të detajuar të të gjitha pretendimeve dhe deklaratave të bëra publike nga ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Emiljano Nuhu, të bëra publike nëpërmjet një interviste të transmetuar në media.
Në përmbushje të detyrave institucionale, SHÇBA monitoron ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës. Menjëherë me transmetimin në media të pretendimeve dhe deklaratave të ish-punonjësit Nuhu, SHÇBA krijoi një grup hetimor të posacëm të drejtuar nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, Altin Curri, shef i sektori ne Drejtorinë e Përgjithshme të SHÇBA, Arben Frasheri Drejtor i SHÇBA Tiranë, Fatos Balla, Shefi i Sektorit te Hetimit SHÇBA Tirane dhe Melsi Agolli Shefi i Sektorit SHÇBA Durrës
Deri në këtë moment, grupi i hetimit:
1. Ka shqyrtuar një sërë dokumentesh që mund të kenë të dhëna për çështjet e pretenduar, përfshirë librin e shërbimit të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, Urdhrin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë për kryerje veprimesh hetimore, urdhrin e brendshëm për planëzimin e shërbimit të këtij stacioni dhe librin e denoncimeve të qytetarëve.
2. Ka marrë në intervistë më tepër se 20 punonjës policie, në Krujë, Tiranë dhe Berat përfshirë drejtuesit e këtyre strukturave, të cilët mund të kishin dijeni të ngjarjeve të ndodhura në datat dhe vendet e pretenduara nga Emiljano Nuhu.
3. Ka marrë në shqyrtim pamje filmike të bizneseve private në Fushë Krujë dhe Tiranë me qëllim verifikimin e pretendimeve të ish punonjesit Emiljano Nuhut.
4. Ka administruar fashikuj hetimi, fashikuj procedimi dhe gjithë korrespondencën ndërmjet Komisariateve Krujë dhe Komisariatit 6 ne Tiranë dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Tiranë, për këtë çështje.
5. Ka kryer kontrolle në sistemin TIMS dhe sistemet e tjera të Policisë së Shtetit.
Nga ky aktivitet, deri tani janë verifikuar disa rrethana dhe fakte:
1. Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjesi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë.
2. Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21/07/2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.
3. Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme.
4. Nga Urdhri i Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë, rezulton se vetëm në datë 27/07/2018, Emiljano Nuhu është ngarkuar për hetimin e kësaj çështjeje.
5. Nga shqyrtimi i fashikullit të hetimit rezulton se nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes, Emiljano Nuhu ka kryer vetëm 4 prej tyre.
6. Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur, mgjate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet qe udheheqin hetimin ne kete rast.
7. Nga dokumentet rezulton se Emiljano Nuhu nuk paraqitet në detyrë që nga data 14/09/2018.
8. Më datën 15/09/2018, Emiliano Nuhu, rezulton të ketë udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës drejt një vendi të Bashkimit Europian. Në sistemet e Republikës së Shqipërisë apo ato të Republikës së Kosovës, Emiliano Nuhu nuk rezulton i regjistruar në hyrje-dalje, në asnjërën nga Pikat e Kalimit Kufitar Shqiptare apo Kosovare.
9. Me datën 16.09.2018, Emiliano Nuhu, i ka telefonuar nga jashtë Shqipërisë, punonjës policie, të cilit i ka kërkuar të marrë armatimin personal, pistoletë, te cilen e kishte lene tek vjehrri i tij, për ta dorëzuar më pas.
Nga shqyrtimi i rrethanave të deritanishme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ish-punonjësi i Policisë Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si:
1. Shpërdorim detyre
2. Kalim i paligjshëm i kufirit
3. Nxjerrje e sekretit hetimore
4. Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve
5. Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit
SHÇBA po shqyrton me imtësi të gjitha rrethanat e tjera, pretendimet si dhe ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të këtij ish-punonjësi policie, të personave të lidhur me të si dhe veprimet apo mosveprimet e eprorëve të tij. Në përfundim të hetimeve do t?ju bëhen me dije rezultatet, referimet dhe propozimet e masave përkatëse të punonjesve nese do te rezultojne me shkelje. /CNA.al
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati, k...
Mbrëmjen e djeshme deputeten Grida Duma e pamë me sy të skuq...
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin tragjik ku shof...
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën ...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të së ...
Një 40 vjeçar nga Shkodra ka rënë ditën e sotme në një pus 4...
Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shpreh...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jam...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia rrugore gjatë...
Policia e Sarandës ka rrestuar dy persona për zjarrvënie të ...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka kërkuar, që kry...
Ditët e nxehta në Shqipëri ja kanë lënë vendin zjarreve. Pas...
Presidenti i Shqipërisë, Ili r Meta ishte sot i pranishëm në...
Autoritetet portuale të Durrësit kanë vënë në pranga një sht...
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi mbi...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin në Fush...
Është një nga modelet më të kërkuara në Britani, e cila u bë...
Tashmë nëpër kinematë botërore ka filluar të jepet filmi i s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...