Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Pothuajse gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kanë kaluar në ?sitën? e Vettingut kanë rënë.
Nga 45 prej tyre, 21 janë shkarkuar, pa llogaritur këtu ata që kanë dhënë dorëheqjen, pikërisht për të mos u përballur me këtë proces.
Në fakt, lista prioritare që iu nënshtrua procesit të Vettingut përfshinte, 57 gjyqtarë dhe prokurorë.
Nga grupi i parë 24 gjyqtarë e prokurorë kaluan Vetingun, 21 u shkarkuan, 5 gjyqtarëve e prokurorëve iu ndërpre procesi, ndërsa 8-të prej tyre ju pushua procesi i Vetingut.
Shkarkimi i tyre po konsiderohet si pastrim i sistemit të drejtësisë, ndërkohë, disa prej prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar kanë ankimuar vendimin e KPK ?së, por shanset për të fituar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit janë të pakta.
Disa prej tyre kanë shokuar opinionin publik, me atë cfarë ka dalë nga hetimet e KPK-së. Një nga këto raste ka qenë ai i gjyqtarit të lartë Admir Thanza.
CNA.al sjell më poshtë emrat e gjyqtarëvve dhe prokurorëve të shkarkuar, atyre që janë konfirmuar dhe grupin që ka dhënë dorëheqjen, duke u bazuar tek vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar
Është shkarkuar nga detyre prokurori i Tiranës, Arben Nela. Ky i fundit ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas KPK-së, prokurori Nela, në bazë të raportit të ILDKPIK së, ka bërë deklarim të pasaktë pasurie si dhe nuk ka burime të ligjshme
Është shkarkuar anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli. Shkarkimi i tij i bë për shkak të pasurisë. Dhe konkretisht kishte lidhje me mënyrën se si anëtari i Gjykatës së Lartë ka blerë një vile disa katëshe në një zonë rezidenciale tepër të njohur në Tiranë. Në kontratën e blerjes së kësaj vile, evidentohet se gjyqtari Artan Zeneli i ka paguar shumën prej 150 mijë eurosh, jo kompanisë që ka ndërtuar kompleksin, por ortakut të saj. Sipas gjyqtarit, pagesa është kryer në mirëbesim, pasi ky shtetas është miku i tij. Sipas gjyqtarit, për blerjen e vilës që kushton 196 mijë euro, ai kishte paguar si këst të parë 46 mijë euro dhe deri sa i ishte aprovuar kredia, i ka marrë borxh mikut të tij 150 mijë euro.
Një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë është shkarkuar nga KPK. Ai është Tom Ndreca. Sipas KPK-së, ai kishte probleme me deklarimin e pasurisë dhe integritetin e figurës.
Gani Dizdari,anëtari i Gjykatës Kushtetuese u shkarkuar nga KPK. Pasi rezultoi se kishte probleme për sa i përket pasurisë dhe integritetit të figurës. KPK vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë.
Fatos Lulo, është një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese që ra në Vetting. Ai nuk kaloi për shkak se nuk mund të justifikonte pasurinë e tij. Gjykatësi Fatos Lulo nuk arriti të justifikojë 480 mijë dollarë me të cilat do të blinte një shtëpi në Kanada dhe 100 mijë euro. Të dyja këto shuma, gjykatësi pretendoi se ia kishte marrë të motrës hua apo si dhuratë.
Në Vetting u ?rrëzua? edhe gjyqtarja Altina Xhoxhaj, pasi rezultoi me mospërputhje në deklarim për burimin e parave. Sipas KPK ?së, mbante shumë para cash, vendime në konflikt interesi, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit.
Edhe anëtari i Kushtetueses Fatmir Hoxha, nuk e kaloi Vettingun, si pasojë e mosjustifikimit të pasurisë. Sipas KPK-së ai nuk justifikonte, burimet e pasurisë për blerjen e një apartamenti me vlerë 140 mijë euro.
Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit të Durrësi u shkarkua nga KPK. Nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rezultuar se gjyqtari Trezhnjeva ka gënjyer për një kredi prej 50 mijë euro për të blerë apartament.
Prokurorja e Shkodrës Besa Nikëhasani u shkarkua nga KPK, për shkak të mos justifikimit të pasurisë.
Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, u shkarkua nga KPK, pasi ai kishte fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale. Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Ndërkohë Prokurori ae Përgjithshme ka nisur hetimet.
Pas konstatimit të problemeve me pasurinë e tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Dritan Rreshka. Sipas ILDKPKI, Rreshka nuk kishte bërë deklarim të saktë, kishte mungesë burimesh financiare, kishte bërë fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
Një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Lartë ka ?rënë? në Vetting. Ai është Artan Broci. Sipas KPK-së figura e gjyqtarit Broci është e përshtatshme.
KPK-ja tha, se gjyqtari i lartë ka probleme me pasuritë për mënyrën si është investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë. KPK-ja hodhi dyshime për mënyrën si është blerë e shitur një apartament në Rrashbull, të cilin Artan Broci insiston se e ka shitur prej shumë kohësh dhe më pas shumën e ka investuar.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai. Sipas KPK, prindërit e Bledar Abdullait janë investitor të një fondi tek një bankë e nivelit të dytë, por nuk i justifikojnë të ardhurat. Pas hetimeve të KPK, bashkëjetuesja e gjyqtarit nuk justifikon një shtëpi në Golem; disa llogari në emër të saj konkretisht 90 mijë dollarë, 130 mijë euro; një apartament të blerë në Tiranë, një zyrë dhe një garazh me vlerë totale 187 mijë euro.
Edhe Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me arsyetimin se kishte lidhje të papërshtatshme me krimin.
Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit të Korçës, Elsion Sadiku është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit. Sipas KPK-së, pikat ku u cënua figura e Sadikut është blerja e pajisjeve dentare në vitin 2007 për klinikën e bashkëshortes, kontrata e shitblerjes së një pallati dhe pushimi i një çështjeje.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokuroren Rovena Gashi. ILDKPKI ka konstatuar se deklarimi pasurisë nuk është i saktë, si dhe ka mungesë burimesh për pasurinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ervin Metalla, pas gjetjeve se ai kishte kryer një sërë transaksionesh fiktive me qëllim përfitimin e padrejtë të një kredie të butë, ndërkohë që gjyqtari nuk mori përsipër edhe barrën e provës për pasuritë e vëllait.
Prokurori i Tiranës Adriatik Cama nuk e kaloi Vetingun dhe për pasojë u shkarkua nga detyra e tij, për shkak se kishte burime të pamjaftueshme dhe deklarata kontradiktore të pasurisë, përfshirje në korrupsion dhe kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar.
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj u shkarkua nga detyra, pasi hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjeti më parë se ai nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për pasurinë si dhe kishte bërë deklarim të rremë.
Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloci është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk kaloi Vettingun. Kaloci rezultonte me burime kontradiktore të pasurisë. Në deklarimin e bërë në vitin 2003 për blerjen e një dyqani ai ka specifikuar si burim të ardhurash 5.2 milionë lekë të fituara në baste sportive. Ndërsa në vitin 2017, për të njëjtën pronë, deklaronte të ardhura nga shitja e një banese në Elbasan.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka shkarkuar Prokurorin e Apelit në Tiranë, Gentian Trenova. KPK konstatoi pasaktësi në deklarimin e pasurisë nga prokurori si dhe fshehje pasurie. Sipas KPK, Trenova ka deklaruar një hua prej 5 mijë eurosh të marrë nga prindërit e bashkëshortes së tij, dhe një shifër tjetër të majme sikur i është dhënë nga të tjerë të afërm. Ai disponon dy automjete një ??Benz? dhe një ??Volsvagen?. Ndërkohë, deklarimi i rremë kap shifrën e 12 mijë eurove./CNA.al
Kroati vazhdon të jetë kryetema e mediave sportive në botë d...
Reali e ka deklaruar të pashitshëm mesfushorin e talentuar M...
Më në fund pas kaq shumë vitesh pyetjesh e insistimi nga med...
Trupi i pajetë i të riut Viktorian Piçaku i cili ndërroi jet...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Tepelenë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vjeshtë ka vendosur t’...
Zgjedhjet vendore janë vetëm një vit larg. Kjo do të thotë s...
Real Madrid do të tentojë deri në fund të mos lejojë largimi...
Ditën e djeshme është raportuar se disa dasmorë janë helmuar...
Sulmuesi kroat i Milanit, Nikola Kaliniç, do të përfundojë t...
Reforma zgjedhore bëri bashkë të dyja kampet politike në ven...
Një ditë më parë bashkëshortja e një punonjësi të policisë s...
Vera po ikën si pa u ndier, ndërsa gushti, një ndër muajt më...
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit, nën...
“Modric dëshiron të largohet nga Real Madrid, por më parë du...
Gratë shqiptare janë më nikoqiret e Europës, pasi rezultojnë...
Nga Arian GaldiniPothuajse në të njëjtën valë gjatësie 2 Pre...
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta duket se tash...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e martë, 7 g...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...