Vrasja e gruas në Durrës/ Arrestohet burri, punonjësi i policisë
Një ditë më parë bashkëshortja e një punonjësi të policisë s...
Reforma zgjedhore bëri bashkë të dyja kampet politike në vend, edhe pse aktualiteti ishte i mbushur plot me denoncime, akuza dhe sulme. Përtej këtyre, PD dhe PS nuk lejuan që ecuria e reformës zgjedhore të prekej nga ?skandalet? politike dhe përgjatë gjithë kësaj periudhe janë zhvilluar shumë mbledhje e janë bërë plot diskutime.
Pjesa më e madhe e këtyre mbledhjeve janë zhvilluar pa praninë e medias dhe publikut, ndërsa gazeta ?SOT? ka arritur të sigurojë procesverbalin e njërës prej tyre. Në krye të diskutimit të kësaj tryeze ka qenë financimi i partive politike dhe shpenzimet në fushatë. Në këtë mbledhje ka qenë i ftuar edhe eksperti i KE, Quentin Reed, i cili ka bërë propozimet e tij për ndryshimet ligjore në lidhje me temat e lartpërmendura dhe ka zbardhur disa detaje sesi do të jetë reforma zgjedhore. Theksi kryesor është ndalur tek ndalimi i financimeve private. Sipas ekspertit, nuk duhet që një donator privat t?i dhurojë një partie politike diçka gjatë fushatës me qëllim që më pas të përfitojë.
Një tjetër pikë mjaft interesante e diskutuar gjatë mbledhjes në fjalë është edhe kufizimi i shpenzimeve në fushatë zgjedhore. Sipas ekspertit të KE, këto shpenzime nuk duhet të jenë 10 herë më të larta se shuma e përfituar nga subvencionet shtetërore. ?Aktualisht ka një kufi për shpenzimet e fushatës të cilat janë 10 herë më të larta se shuma e përfituar nga subvencioni shtetërore. Ky kufi është jorelevant pasi shumë i lartë dhe ka një sugjerim këtu që të reduktohet në dy dhe jo 10 herë. Të ndryshohet Neni 90.3 si vijon: ?Shuma e shpenzimeve të bëra nga një parti politike, përfshirë kandidatët e saj, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të jetë më shumë se 2 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore?, u shpreh ai.
Reforma zgjedhore pritet që të ?shfarosë? partitë e vogla. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe eksperti Quentin Reed në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore të zhvilluar pak kohë më parë me dyer të mbyllura. Ai është shprehur se ka shumë parti të vogla të krijuara vetëm për të marrë fonde nga shteti. Sipas tij, një gjë e tillë nuk duhet të funksionojë më në këtë mënyrë. ?Problemi i subjekteve zgjedhore jorelevante që formohen vetëm për të marrë subvencione shtetërore duhet të adresohet përmes ndryshimit të Nenit 87/2 me sipër dhe ndryshimeve në Ligjin për Partitë Politike, i cili lehtëson çregjistrimin e partive që nuk janë aktive.
Opsioni i dytë që parashikohet me ndryshimin e Nenit 87/2 mund të përdoret nëse gjykohet se shpërndarja aktuale e subvencioneve avantazhon në mënyrë të padrejtë partitë e krijuara, siç mendojnë në fakt shumë vetë se ndodh, pavarësisht rreziqeve të përftimit të subvencioneve shtetërore nga subjekte zgjedhore jorelevante. Sugjeroj dy gjëra: që subvencionet të alokohen në fillim të fushatës, jo i gjithë fondi tu jepet, por dy të tretat, një e treta e mbetur tu shpërndahet pas zgjedhjeve duke marrë parasysh rezultatin. Duhet të jetë e qartë që partitë politike mos të marrin fonde kur nuk kanë asnjë votë?, tha ai.
Një ditë më parë bashkëshortja e një punonjësi të policisë s...
Vera po ikën si pa u ndier, ndërsa gushti, një ndër muajt më...
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit, nën...
“Modric dëshiron të largohet nga Real Madrid, por më parë du...
Gratë shqiptare janë më nikoqiret e Europës, pasi rezultojnë...
Nga Arian GaldiniPothuajse në të njëjtën valë gjatësie 2 Pre...
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta duket se tash...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e martë, 7 g...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Ndërkombëtarët duket se po luajnë një rol të rëndësishëm në ...
Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale...
Një pronar dyqani në Vlorë i ka shpëtuar për mrekulli plumba...
Tashmë janë shndërruar në kronika rutinë lajmet se një mur i...
Në vitet ’50, CIA amerikane dhe shërbimi sekret britanik, MI...
Anijet ushtarake kineze tani janë duke patrulluar në Atlanti...
Organizatat joqeveritare në Hungari janë të ekspozuara ndaj ...
Partitë politike në Maqedoni kanë bashkuar zërin, kundër ide...
Pak momente më parë u regjistruan të shtëna armësh pranë Uni...
Persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri pranë U...
Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoresha e filialit ...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...