Negociatat/ Basha “sulmon” ambasadorët e SHBA dhe BE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje pë...
Nga Ilir LEVONJA
1) Deri dje në mëngjes, ishim të gjithë në një ankth, e enjtja e fundit e qershorit, çelja e negociatave. Orët dukeshin të rënda. Ndërsa në bodrumet e qeverisë kushedi se sa arka fishekzjarresh flinin në pritje. Kushedi sa kontrata të bardha, të pa nënshkruara, për grupe rroku a polifonie për të mbushur sheshin qendror të kryeqytetit. Batare timpanesh e daullesh etj. Negociatat, një term që na hëngri shpirtin. Midis, vendet e rajonit…, Maqedonia e toleroi Greqinë në lidhje me emrin. Ndërsa Mali Zi zuri nga ca teka si Hungaria, ca tonelata telash me gjemba në kufi me Shqipërinë. Serbia delikate nga ca simbole sportistësh, ka kohë që bën deklarata me më jep të të jap. Ndërsa Shqipëria jonë priste me zell për shkak se gjykonte që kish bërë saktë detyrat e shtëpisë dhe si shpërblim duhej të ndodhte dhe çelja e negociatave. Një pritje që ishte kthyer gati në bast për një kryeministër, i cili si opozitar thoshte të fala Sandrit, si qeveritar, shihemi të enjten e fundit të qershorit 2018. Ndaj të gjithë prisnim, do çelen apo nuk do çelen këtë të enjte negociatat?
2) Mirëpo ashtu e ftohtë siç edhe është Europa, e enjtja mbeti një datë e thjeshtë kalendarike, sepse ca ditë para saj komisionerët rakorduan në shtyrjen për një vit të çeljes së negociatave. Që nga ky moment, pyetjes së një njeriu të thjesht se u çelën apo jo negociatat u ka hyrë në mes tjerrja e e debatit mbi caktimin e një date tjetër, për ca është sukses se u caktua një datë, për ca jo… e kështu me radhë. Shkurt pyetja se u çelën apo jo negociatat ka kaluar në dorën e dytë.
Një gjë është e qartë, që Shqipërisë, se për vendet e rajonit përjashto Kosovën dhe Maqedoninë nuk po na ha meraku, i duhet të presë dhe një vit. Ndryshe sheshi i Tiranës do kishte djegur të gjithë magazinat e tregtarëve të lojërave me zjarrin.
3) Ka shumë njerëz që mendojnë se opozita e dëmtoi çeljen e negociatave. Në fakt opozita e ndihmoi si çështje. Brenda është përvoja sado që e injorojmë. Dhe më mirë se opozitarët askush nuk e di se çështja e anëtarësimit në Europë, është punë e gjatë ku me siguri një a dy mandate qeverisje nuk janë mjaftueshëm. Ka filluar që me Ermelinda Meksin në qeverinë e Fatos Nanos. E sidomos për vendin tonë, një vend me klimë politike tepër të tensionuar, rruga është e gjitha tatëpjetë. Këtë e ka kuptuar tashmë dhe rilindja. Por akoma jo, militantët. Kurse qytetarët në masë presin prej kohësh një klimë bashkëpunimi më të ç’tensionuar. Opozita e ka ndihmuar pavarësisht firove të saj. Dhe firoja më e madhe, gropa më e madhe është ajo që qytetarët nuk shohin si alternativë ta zëm Nard Ndokën a klanin e Zemunit. Sikur opozita të ishte pa këta emra të ricikluar, por me plot syresh që rrinë stepur, të panjollosur, Rama nuk do kishte falënderuar publikisht Sali Berishën nga salla e kuvendit për fitoren gati plebishitare të zgjedhjeve të fundit. Megjithatë një opozitë me nënshtresa, rryma, kollarexhinj të zgjidhur plot habi pasi e gjykonin veten të përjetshëm, zbuloi një plagë të madhe tonën si shoqëri. Atë që ne mund të bëjnë pa gajle shtetar edhe banditin më ordiner të vendit tonë. Ne mund të pranojmë çdo lloj financimi fushate, qoftë ky nga droga dhe prostitucioni mjaft që të rrëzojmë kundërshtarin. Shkurt inati pervers karshi Sali Berishës mund ta bënte kryeministër një çun Shqipërie që ishte padron i shalëve dhe drogës në Londrën e Çurçillit. Dhe rastet a emrat janë aty. Dhe plot çështje u zgjidhën me rrugën e ligjit. Megjithatë ai që nuk u kërkoi ndjesë kurrë shqiptarëve, për promovimin e krimit dhe të drogës, ishte Edi Rama kryenegociatori me Europën. Njëriu që vuri bast me opozitën, jo me popullin e tij për të enjten e fundit të qershorit 2018. Dita e fitores mbi llumin dhe kazanin.
4) Çfarë në fakt nuk funksionoi si duhet që Europa nuk na ndezi dritën jeshile? E para, duhet ta kuptojmë një herë e mirë se procesi i integrimit është frontal. Ndofta askush tjetër veç Shqipërisë pikërisht pas historisë së saj nga 1912-ta nuk i takon tjetër të integrohet kështu frontalisht. Me një komision a dikaster të përbashkët të arritur me marrëveshje publike opozitë pozitë. Zyra ku konsensusi duhet të jetë absolut, sidomos pas borxhit të madh që i kemi Europës me vitin 1913.
Kjo do të prishte atë mallkimin shekullor që vendit tonë asnjëherë nuk i ka ardhur e keqja nga të huajt, por nga vetë esnafi ynë politik. E dyta reformat e pjesshme nuk kanë asnjë vlerë, sado që militantët mund të dalin të demonstrojnë dashuri poshtë ballkoneve të iks a ypsilonit, ministër a ish ministër. Hiqeni nga mendja, ku ka erë ka edhe ndyrësi. Kësisoj kultura e dorëheqjes dhe nënshtrimi përpara ligjit duhet të jetë dominant. Shkurt nuk ka reforma me fjalë, por me vepra… E treta, ekonomia, zbritja e informales në nivelin zero, borxhi publik, prodhimi vendas janë prioritet organik. Dyshemeja dhe tavani i pagave, apo programet e sigurimeve shoqërore etj. Nuk vazhdohet më duke paguar rroga nga xhepi. Apo dhënie shumash me rimorkio televizioneve që të ftojnë në studio. Punësi për merita partiake etj. Janë absurdite veç shqiptare që ne nuk i mbulojmë dot sado që përpilojmë shkresa. Si puna e atij drejtorit në Devollin e Dritëro Agollit që merrte me defter të veçantë dieta shërbimi e karburanti. E katërta Shqipëria duhet të demonstrojë plan konkret po të përbashkët në luftën kundër drogës. Jemi të pushtuar nga droga. Jemi bërë tmerr i perëndimit me gomonet dhe ”mushkonjat”, nuk luftohet droga me bukurinë e Olta Xhaçkës. Me një qeveri që shpenzon më shumë për të lyer fasadat se dikasterin e antidrogës dhe mbrojtjes kombëtare. Janë shumë syresh, shumë… por që t’i kthehemi çështjes se u çelën apo nuk çelën negociatat, ta dini që jo. Lërini dërdëllitjet e studiove. Po të ishin çelur, sheshi i Tiranës sot do ishte tym e flakë, rrok e ulërima. Por është qetësi, heshtje, dhimbje…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje pë...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Po...
Në një artikull të botuar në prestigjozen “Daily Mail”, gaze...
Koalicioni opozitar PD-LSI, duket se është drejt përçarjes.K...
Chris Brown dhe Rihanna kanë patur një nga ato marrëdhëniet ...
Ish shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka komentuar...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një ndëshkim ...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratës ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në l...
Katër të arrestuarit e çështjes së 3.4 milionë eurove të sek...
Pasi kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrj...
Policia e Shkodrës ka arritur të sekuestrojë një sasi lëndë ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se ësht...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ...
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me shty...
Në këto ditë të çoroditura klimaterike, është bërë krejt nor...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, është e shqetësuar ...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar një ditë pas vednimi...
Me 28.05.2014 në krye të Gjykatës së Shkallës parë të Sarand...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...