web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Kryemadhi braktis Bashën/ LSI drejt bashkimit me PS?

27 Qershor 2018, 12:49, Aktualitet CNA

Koalicioni opozitar PD-LSI, duket se është drejt përçarjes.

Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, e cila është pothuajse gjithmonë tepër aktive në daljet mediatike apo në aksionet kundër qeverisë, kohët e fundit duket e distancuar nga aksionet e Bashës.

Në një ndër çështjet më të nxehta të denoncuara nga PD, çështja e ministrit Xhafaj, LSI është distancuar duke e cilësuar si çështje të Partisë Demokratike.

Edhe në Këshillat Bashkiakë në jo pak raste ka pasur rrjedhje të këshilltarëve të LSI drejt PS-së.

Po ashtu vlen të përmendim se disa deputetë të LSI, nuk i janë bashkuar aksionit të PD në disa raste kur ka pasur bojkotim të seancave parlamentare.

Një nga deputetët e LSI, i cili disa herë është distancuar nga aksionet e PD në bojkotimin e seancave parlamentare, Nasip Naço është shprehur se nuk ka qënë dakort me shkëputjen nga PS në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Në një intervistë ekskluzive për CNA.al, deputeti i LSI, Nasip Naço është shprehur se ?Unë besoj si dhe një pjesë e mirë e deputetëve të LSI-së dhe nga takimet që kemi me pjesën tonë të elektoratit, nuk kemi qenë dakord në fillim që ne të distancoheshim nga PS, pra në zgjedhjet parlamentare të 2017?.

Por, Naço gjithashtu ka thënë se me zhvillimet e mëvonshme, mendon se ka qënë vendim i duhur, në kohën e duhur.

?Por sot me ngjarjet që ndodhin në Kuvend dhe me ngjarjet që ndodhin brenda mazhorancës ka qenë një vendim i drejtë i marrë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, për tu distancuar nga PS e cila me mentalitetin si një partie të madhe donte që ta kishte tepsinë të gjithën për vete dhe sipas mënyrës së vet.?-deklaroi Naço./ CNA.al





Lajmet e fundit nga