web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korrupsioni në gjyqësor/ Gjyqtarët i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit

27 Qershor 2018, 09:24, Aktualitet CNA

Me 28.05.2014 në krye të Gjykatës së Shkallës parë të Sarandës nga KLD u emërua Alltun Çela.

Dy vite më vonë, në 2016-ën, emri i  Çelës u lakua tek Krimet e Rënda, gjatë nje séance gjyqësore.

Ndërsa akuzohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprën penale të ?korrupsionit pasiv?, ish-gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda, u hodh në sulm ndaj organit të akuzës, duke e quajtur procesin gjyqësor si goditje të organizuar nga zyrat e shtetit.

Më tej gjyqtari Doda, akuzoi kreun e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, si ideatorin dhe skenaristin e procesit gjyqësor, ku ai ishte objekt hetimi.
Kujtojmë se i akuzuari Doda tha në sallën e gjyqit, tha se përgjegjës për këtë situatë është Çela, pasi kishte humbur një proces gjyqësor për disa prona ku pjesë e trupit gjykues ishte gruaja e Rasim Dodës.

Dhënia e këtij vendimi sipas ish gjytarit, ndikoi drejtpërdrejt që, Çela të niste një sulm personal familjes së tij.
Në aspektin profesional, të paktën publikisht vetëm në këtë rast i është përmendur emri kreut të Gjykatës së Sarandës Alltun Çela.

Ndërsa  sa i përket anës pasurore, rezulton se Çela është pronar i një sërë patundshmërish, apartamente dhe troje.

Në deklarimin e pasurisë të zbardhur nga CNA.al, rezulton se kryegjyqtari i Saranadës ka, një banesë në Sarandë, një apartament të blerë në Tiranë, dhe përveç pagës të ardhura nga kontrata e qirasë vjetore të tokave bujqësore të fituara sipas AMT Pronësi fshati Tatzat Delvinë, të ardhura të fituara nga prodhimi i ullirit në pronësi private, janë një pjesë e pasurisë së tij, pa përfshieë këtu, pasurinë e deklaruar në emër bashkëshortes.

Pasuria deklaruar nga kryegjyqtari Alltun Çela

Regjistrimi i banesës ekzistuese të deklaruar e regjistruar në regjistrin hipotekor me datë 21.04.1996 Sarandë, është regjistruar në ZVRPP Sarandë si regjistrim i ri pas rikonstruksionit, Zona Kadastrale nr.8642,nr.pasurie 8/75+1-5,volumi 1, faqe 68, datë 24.07.2017 në emër të Alltun Çela dhe Marieta Çela.

Gjendje Cash jashtë sistemit bankar, kursime nga të ardhurat familjare gjatë vitit 2017 në shumën 400 000 lekë. Gjithsej gjendje cash në shumën 1 2000 000 lekë jashtë sistemit bankar.

Llogaria bankare e pagës me datë 31.12.2017, në shumën -97,56 lekë lekë.

Të ardhura neto nga paga për vitin 2017 Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë më shumën 1 599 617 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë vjetore të tokave bujqësore të fituara sipas AMT Pronësi fshati Tatzat Delvinë. Qiraja është dhënë me datën 29.12.2017. Janë paguar detyrimet tatimore në Njësinë Administrative Vergo, Bashkia Delvinë dhe tatimi i të ardhurave individuale në Drejtorinë e Tatimeve Sarandë, në vlerën 150 000 lekë

Të ardhura të fituara nga prodhimi i ullirit në pronësi private me faturën e thjeshtë tatimore me nr.5, datë 16.12.201.  Paguar tatimi mbi të ardhurat individuale në Drejtorinë e Tatimeve Sarandë, në shumën 180 000 lekë lekë.

Kredi bankare (për blerje apartamenti në Tiranë), bashkë me bashkëshorten Marieta Çela me datë 22.02.2016 në shumën 2 000 000 lekë, me këst mujor 50000 lekë me afat deri në datën 23.02.2020.

Shlyer nëpërmjet llogarisë së pagës në vitin 2017 shuma prej 473 194 lekë, dhe gjendja në 31.12.2017 shuma 1 196 104, 18 lekë.

Kontratë huaje (blerje apartament banimi Tiranë) nr.497 rep, datë 13.02.2013, në shumën 3 500 000 lekë. Me afat shlyerje 12.02.2020. Shlyer në vitin 2017 shuma prej 310 000 lekë, me datë 24.12.2017 dhe 29.12.2017. Gjendja e huas në datën 31.12.2017 është 1 240 000 lekë.

Karta krediti me lekë 100 000 lekë, fillon në datën 28.07.2016 mbaron 28.07.2019. Karta me euro 800 euro fillon në datë 28.07.2016 mbaron në datë 28.07.2019 . Ovderdraft (huamarrje) datë 17.11.2017 në shumën 100 000 lekë (të papërdorura) .

Deklarata e bashkëshortes

Depozitë bankare. Interesi  bankar i depozitës (fond investimi) për vitin 2017 është 262 116 lekë.

Llogaria bankare e pagës, në shumën 10 100 lekë.

Të ardhura nga paga neto si mësuese, pranë Zyrës Arsimore Sarandë, Bashkisë Sarandë, në shumën 513 379 lekë.

Të ardhura të përfituara nga interesi bankar i depozitës për vitin 2017, në shumën 262 116 lekë.

Kredi bankare pranë Raiffaisen Bank në datë 22.02.2016 në shumën 2 000000 lekë, me këst mujor 50 000 lekë me afat deri në datën 23.02.2020. Shlyer në vitin 2017, shuma prej 473 194 lekë, dhe gjendja  në 31.12.2017 shuma 1 196 104, 18 lekë, e deklaruar  nga bashkëshorti Alltun Çela.

Deklarata e pasurisë e vajzës Matilda Çela

Llogaria bankare e pagës me datë 31.12.2017, ka qenë në shumën 330 764 lekë, nga 370 522 lekë që ka qenë në datën 31.12.2016.  Pëkësuar në vlerën 39 758 lekë.

Të ardhura neto nga paga si sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në shumën 632 344 lekë.

Deklarata e pasurisë e vajzës Irma Çela

Llogari bankare në datën 31.12.2017, është në shumën 6482 lekë.

Të ardhura nga paga neto si mjeke familje, në Qendrën Shëndetësore nr.8 Tiranë, në shumën 353 117 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga