web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i BE për negociatat me Shqipërinë/ Reagon ambasada amerikane

27 Qershor 2018, 09:24, Aktualitet CNA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar një ditë pas vednimit të BE, për të shtyrë hapjen e negociatave në qershor të 2019-ës.

Në një deklaratë për mediat, ambasada amerikane përgëzon Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se ?Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe.?

Po ashtu, ambasada amerikane nxit Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.

Deklarata e plotë:

Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga