Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Një grup intelektualësh shqiptar të Maqedonisë kanë hartuar një memorandum me disa kërkesa që sipas tyre kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Intelektualët kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, rregullimin shtetëror unitar, ndryshimin e emrit të shtetit dhe ndërprerjen e çdo lloj keqpërdorimi të mëtutjeshëm nga cilido popull apo shtet të emërtimit ?Maqedoni? dhe maqedonasve antikë, statusin e barabartë të gjuhës shqipe, përfshirjen e shoqërisë civile, diasporës, ekspertëve në proceset aktuale politike të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve dhe më gjerë.
Në vazhdim”Tetova Sot” sjell edhe tekstin e plotë të memorandumit:
Nisur nga shkelja, nëpërkëmbja e vazhdueshme e të drejtave kolektive të shqiptarëve në IRJM në të gjitha fushat;
Nisur nga përjashtimi i shqiptarëve nga çdo vendimmarrje për çështje të rëndësishme për të ardhmen e IRJM siç janë aktualisht dhe bisedimet për emrin,
Ne, një grup i intelektualëve shqiptarë të poshtënënshkruar, e shohim si të domosdoshëm artikulimin e shqetësimeve tona nëpërmjet këtij:
M E M O R A N D U M I
Pika 1 E konsiderojmë si të domosdoshme ndryshimin e Kushtetutës, rregullimit shtetëror unitar të IRJM, pasi vjen në kundërshtim me realitetin multietnik të vendit dhe ndeshet me normat ndërkombëtare për shtetet multietnike, duke e konsideruar kushtetutën ekzistuese si jo detyruese dhe jo obliguese për shqiptarët për vetë faktin se përcakton IRJM si ?shtet kombëtar i sllavomaqedonasve? ku jetojnë edhe bashkësitë e tjera etnike, në mesin e të cilëve janë dhe shqiptarët. E konsiderojmë si të pavlerë çdo lloj Referendumi të mundshëm të organizuar në kushtet e rregullimit shtetëror unitar të IRJM. Ne, angazhohemi për një referendum ku shqiptarët do të jenë vendimmarrës. E konsiderojmë ndryshimin e kushtetutës dhe rregullimit shtetëror nga ai unitar në federativ apo konfederativ si të vetmen garanci për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve si: përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, i simboleve kombëtare, ndarja e drejtë e buxhetit, arsimi i mirëfilltë, jetë kulturore të denjë, shtrirja e administratës në shërbim të çdo qytetari shqiptar. E denoncojmë si të pavlerë, abuzues, të rrezikshëm çdo lloj integrimi të shqiptarëve në pushtet pa u bërë ndryshimet e sipërpërmendura.
Pika 2. E konsiderojmë të domosdoshëm ndryshimin e emrit të IRJM dhe ndërprerjen e çdo lloj keqpërdorimi të mëtutjeshëm nga cilido popull apo shtet të emërtimit ?Maqedoni? dhe maqedonasve antikë. Shqiptarët do të kontestojnë çdo lloj zgjidhje për emrin e ri të IRJM pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë dhe transparente të faktorit shqiptar, zgjidhje që nuk do ta pasqyronte realitetin etnik dhe historik të këtij territori. Gjykojmë se injorimi i të drejtave të shqiptarëve për të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjes së emrit është shkelje flagrante e të drejtave të shqiptarëve. Çdo propozimi për emrin nga ana e përfaqësuesve shqiptarë në pushtet duhet t?i paraprijë një diskutimi publik. Çfarëdo emri që miratohet, ai, duhet të përkthehet në gjuhën dhe alfabetin shqip. Konsiderojmë se emri i vendit nuk duhet të ketë shtojca: gjeografike dhe sllave. Emri i ardhshëm i IRJM të mos identifikohet me emrin e një etnie. Identiteti etnocentrik i shtetit për shqiptarët ka karakter okupues. Të mos barazohet identiteti shtetëror me identitetin kombëtar të sllavomaqedonasve. Shqiptarëve nuk u pengon identiteti i sllavomaqeonasve, por i pengon identifikimi i emrit të shtetit me emrin e etnisë.
Pika 3. Theksojmë domosdoshmërinë e integrimin e shqiptarëve si komb si prioritar, para çdo lloj integrimi tjetër, përfshirë dhe atë të integrimit në BE. Askush nuk ka të drejtë t?ua mohojë shqiptarëve të drejtën për integrimin e tyre si komb, duke u imponuar integrime të tjera si zëvendësim për këtë, përfshirë këtu edhe BE. Vetë BE është një bashkim i vullnetshëm i shteteve kombe, nga e cila këto shtete kombe mund të largohen kur të duan, gjë që tregon se BE nuk është garanci për integrimin e shqiptarëve dhe eliminimin e kufijve mes tyre. Asgjë nuk justifikon copëzimin kulturor, arsimor, ekonomik të kombit, gjë që krijon vakuum i cili me lehtësi plotësohet nga ndikime të huaja, të rrezikshme për identitetin e shqiptarëve në IRJM.
Pika 4. Refuzojmë fuqimisht që interesi i shqiptarëve të mbetet peng i paqes dhe stabilitetit të rajonit. Të qenit faktor i rëndësishëm për rajonin duhet përkthyer në mundësi për avancim në pozitat negociuese, e jo si dobësi.
Pika 5. Përcaktimi i interesave të shqiptarëve, vendosja e objektivave, thurja e strategjive nuk mund të jetë ekskluzivitet i një njeriu ose i një grushti politikanësh të zgjedhur një herë në katër vite, në rrethana të diskutueshme. Ky proces duhet të jetë transparent dhe nxjerr në pah rolin e pazëvendësueshëm të grupimeve jopolitike, shoqërisë civile, diasporës, ekspertëve etj. Prandaj inkurajojmë përfshirjen dhe angazhimin e tyre në proceset aktuale politike, të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në IRJM e më gjerë.
Pika 6. Denoncojmë fuqishëm dhe njëkohësisht i bëjmë thirrje kryeministrit sllavomaqedon që të ndërpresë menjëherë keqpërdorimin e dosjeve kriminale për eksponentët e klasës politike shqiptare të përfshirë në afera korrupsioni dhe kriminaliteti, të cilat i shfrytëzon aktualisht për të kontrolluar forcat politike që përfaqësojnë shqiptarët, dhe ato t?i publikojë para opinionit dhe t?ia dorëzojë sistemit të drejtësisë. Vazhdimi i korrupsionit, kriminalitetit, vrasjeve jo vetëm se nxjerrin në dritën e vërtetë klasën politike shqiptare në pushtet dhe jashtë tij, por edhe qasjen dhe qëllimet reale ndaj shqiptarëve të vetë kryeministri sllavomaqedon.
Pika 7. Për ndjesinë ndaj gjuhës së tyre që kanë kombet europiane mjafton të sjellim këtë fakt relevant: Konfederata zvicerane në aspektin e politikave linguistike është një ?aparat i çuditshëm: shtatë milionë banorë flasin 4 gjuhë të ndryshme, me status të barabartë zyrtar: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retoromanisht. Madje, dhe për emërtimin e vendit përdoret latinishtja Confoederatio Helvetica, në mënyrë që t?i iket favorizimit të njërës prej katër gjuhëve zyrtare të Zvicrës. Nga kjo zgjidhje linguistike, Zvicra e vogël asgjë nuk humbet ngaqë nuk ka një gjuhë zyrtare të vetme. E, nga ana tjetër, në Maqedoninë po ashtu të vogël, me 2.2 milionë banorë, ku së paku 1/3 e popullatës janë shqiptarë, ka një ligj vetëm për përdorimin e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e shtetit, por nuk ka një ligj që edhe gjuhës shqipe t?i krijonte një status të tillë të barabartë.
Me këtë Memorandum, ne grupi i intelektualëve shqiptarë, shprehim vendosmërinë tonë për të insistuar në denoncimin në vazhdimësi të çdo lloj politike në dëm të shqiptarëve si dhe kërkesën e llogarisë nga përgjegjësit për këtë politikë. Njëkohësisht shprehim gatishmërinë tonë për angazhimin e pakursyer me të gjitha burimet njerëzore dhe intelektuale për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare në IRJM.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e televizi...
Kryeministri rus Dmitri Medvedev tha se sanksionet e reja am...
Ish-kryeministri Sali Berisha, është i ftuar në studion e te...
Pas përjashtimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pë...
Byroja e Kuvendit, ka marrë vendimin vetëm me vota të depute...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkarkuar k...
Byroja e Kuvendit të Shqipërisë, është zhvilluar me dyer të ...
Byroja e Kuvendit ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste p...
Pas miratimit të kërkesës së PS nga Byroja e Kuvendit, për p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur pas...
Para mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, ku do të merret vendim...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emi...
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Koxias ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkarkuar k...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot ...
Fahri Balliu botuesi i gazetës “55”, ka ushtruar presion të ...
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka reaguar pas aktpadi...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Deputeti i Lulzim Bashës, njëherësh djali i ish-gazetarit të...
“Do të ketë tension në sallën e Kuvendit, për aq kohë sa min...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...