web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përveç drogës,vettingut e kufijve të detit, ka dhe gardianë në nevojë!

4 Mars 2018, 20:46, Aktualitet CNA

Nga Valentin MACAJ

Shumë zhurmë për kufij deti, maska, drogë, aksidente, vetting sa për sy e faqe, popull i hutuar e i tronditur dhe punonjës  të harruar!- Kjo dhuratë e politikës tonë  që prej 27 vitesh  veç  fjalë e gjak, maska, mafie, taksa, korrupsion, drogë e asgjë më shumë.

Shoqëria shqiptare, ajo e uritura për ?demokraci?, që fatin e saj e la në dorë të një kaste ?alla-cosa nostra?, tani ka ulur kokën si e zënë në faj, e lodhur dhe e dërmuar, e mashtruar dhe e përdhunuar nga mëngjesi në darkë , duke kërkuar një rreze drite e shprese!

E parcelizuar, e çoroditur  se kujt t?ia prishë e kujt t?ia ndreqë dhe prapë nuk merret me punët e veta..! ? Disa (k)analistë thonë se është ?bërë? indiferente, nuk i?a ndjen për politikë, por jo, ajo mërmërit nën zë, sheh rreth e rrotull e nuk ngre krye, sepse e din mirë që nuk e dëgjon kush, ani?pse ne emër të saj, namin bëjnë partitë e hordhitë e tyre .

Pret vettingun që ti dalë fati dhe enët po i ndryshken pa pasur çfarë ?peshku?  të gatuajë e servirë ..! ? Nejse, kjo është situata, sipas gjykimit tonë gri, por që mund të ndryshojë sipas këndvështrimit të gjithkujt, pasi larmia e ngjyrave përcjell edhe realitetet përkatëse.

Një pjesë e grisë së realitetit social-ekonomik është edhe Policia e Burgjeve, si grupi më i margjinalizuar i togfjalëshit ? organizatë ligjzbatuese? apo ?forcë policore? që sipas ligjit është pjesë  e Administratës Publike.

Nuk janë pak, por gati  3700 punonjës policie që çdo ditë i shërbejnë ligjit e sigurisë së ?qyteteve matanë gardhit?.

Një shërbim policor që administron komunitete e grupe shoqërore të privuara nga liria për shkak të shkeljes së ligjit, prej shumë vitesh po kalon një situatë të vështirë social-ekonomike, me logjistikë e paga aspak dinjitoze!

Ashtu, të heshtur,pa zë e në kushte mbijetese, çdo ditë e natë, 24/orë pa ndërprerje, në shi e në dëborë, pa uniforma prej 12 vitesh, pa trajtim ushqimor , pa kompensim transporti, pa kushte pushimi e higjiene në vendin e punës, të papaguar sipas punës që kryejnë, nën presionin e përditshëm të burgaxhinjve e disa të mbeturve ?shefa? inkopetentë!

Të drobitur e të vrarë në shpirt prej halleve që i mbysin përditë, të pastrehë e shpresë vakët, të pafestuar njëherë siq duhet e kokëulur para fëmijëve të tyre! -Kredimarrës për rroba fëmijësh e të mbytur në borxhe për tu shëruar, pasi shteti nuk i jep krejt falas mjekësinë !

Besoj keni parë rrugëve të Shqipërisë,nëpër kryqëzime, disa policë gjasme të veshur, të cilët bëjnë autostop për ti afruar në shtëpitë e tyre të banimit! – Sidomos pas dreke  e në mesnatë!

Apo më keq akoma, që ta gdhijnë jashtë sapo lënë shërbimin e darkës, pasi nesër janë turni i parë, ngaqë dikush para disa vitesh, që nuk kishte pikë humanizmi, u hoqi të drejtën e fjetjes në institucion dhe i kthyen ato ambiente në magazina pa mall brenda.

Kush mundet ti marrë në makinë, bën shaka me ta,pasi e din  që janë gardianë edhe pse në stemat e krahut kanë tek-tuk shenja dalluese të rendit, vetëm e vetëm që të duken si policë shteti e të fitojnë pak respekt…! – Ose më e dhimbëshmja, a i keni hedhur sytë në ato tufat e luleve plastike që janë ngjitur nëpër trafikndarëse tek Ura e Matit, Bishti Zhurit,Zogu i Zi e Shqiponja, në Korçë apo Fushë-Krujë, shumica e tyre u përkasin kujtimit të Gardianëve që janë aksidentuar me vdekje…!

Mund të hyni nëpër institucione e të shihni si trajtohen gardianët, a kanë dushe për tu larë apo dhoma ku të pushojnë që të marrin forca për të përballuar turnet e gadishmëritë ?!

Besoj keni parë si derdhen me ton ushqime që nuk konsumohen nga të dënuarit, ndërsa gardianët nuk marrin asnjë shishe ujë kur vapa shkon  40 gradë apo një gotë çaj kur temperatura bie nën zero ! -Të mendosh se ato ushqime që derdhen,  janë taksat e shqiptarëve !

Po kur kanë dhimbje koke e nuk kanë një paracetamol falas, lëre  pastaj të kenë kuti të ndihmës së shpejtë nëpër ambiente pune, pasi farmacia e burgut shërben vetëm për të dënuarit?!

Kur ?vipat? e burgjeve kërcënojnë me lirim e transferim për ata gardianë që zbatojnë vetëm rregulloren e ligjin..!-Deri para pak kohësh, edhe ia kanë dalë mbanë një ?premtimi? të tillë!

Po kur gardianët punojnë deri 28 ditë në muaj e paguhen vetëm për 22 të tilla, pasi ?ligji? nuk të jep më tepër se kaq!

Apo më keq, kur  Gardianët vdesin nga sëmundja e  aksidentet dhe shteti nuk ka planifikuar fonde për të ndihmuar familjet e tyre, por vetëm mjaftohen me humanizmin e kolegëve e administratës për të mbushur një zarf me ndihmë financiare?! ? Besoj, e dini sa e vështirë është të lidhesh një pension për fëmijët e gardianit të vdekur! -Gjithë ajo burokraci e indiferentizëm nga instancat qendrore e lokale.

Kur Ligji për Policinë e Burgjeve është miratuar qysh në 2008 e akoma nuk kanë dalë aktet normative e Vkm-ërat e qeverive deri tani në 2018 !- Prej 10 vitesh po penalizohen mijëra familje policësh !

Arnohet ligji në 2014 ,por vkm 201 e marsit të 2017-ës nuk i jep të drejtë gardianit që të paguhet për vjetërsinë e plotë të punës. Kolegu i tij në shtet i merr të gjitha vitet sipas librezës! ?Ligji ?Për Policinë e Burgjeve?, si ai nr.10032/2008 dhe ai me nr.36/2014, e kanë të sanksionuar barazinë në trajtim e pagë me Policinë e Shtetit!

Ka dalë në fletoren zyrtare nr.16 të Shkurtit  vkm nr. 68, i cili përcakton masën e trajtimit ushqimor të punonjësve, kompensim transporti,e drejta për strehim, etj  dhe kur pyesim financën na thonë që duhet ?interpretuar? sërish , pasi nuk ka parashikim në buxhet për ti dhënë para gardianit! -Ligjërisht në Mars 2018 duhej të merreshin 300 lekë për çdo ditë pune si trajtim ushqimor!

Kujt mund ti drejtohemi për të zgjidhur këto probleme,pasi edhe DAP-i nuk merret me këto gjëra, sepse i quan  praktika të mbyllura!

Sepse ky nuk është argument për platformën dixhitale të bashkëqeverisjes, pasi gardianët janë pjesë e shtetit dhe rojtarë te ligjit! -Moszbatimi i ligjit për policinë e burgjeve dhe mosdalja e akteve nënligjore, është indiferencë  e qëllimshme , ndaj duhet të ndëshkohet dikush për këtë!

Lëre pastaj, kur paga e 13-të premtohet e nuk jepet, digjen miliona lekë në fundvit e nuk marrin gjelin e detit mijëra punonjës policie e civilë  në burgje!-Organizohen mbrëmje festive në fundvit  me paratë e xhepit,pasi fondet nuk ekzistojnë për këtë qëllim.

Kur çdo punonjës policie në burgje punon mesatarisht mbi 40 ditë të pa paguara në vit, sepse të pagueshme ligjërisht, janë vetëm 22 për muaj!-Pra, i bie që Paga e 13-et të jetë vetëm kthim borxhi i punës së papaguar gjatë vitit!

Më në fund, kemi gjetur bashkëpunim e mirëkuptim me drejtuesin aktual të burgjeve, por çfarë të bëjë, kur nuk i jepen fondet e duhura?! -Ligji nr.10032/ 2008, ka 10 vite që është  miratuar e nuk ka hyrë në fuqi të plotë zbatuese për mungese aktesh nënligjore!

Janë njëmijë halle e probleme në këtë shërbim policor jetik dhe që duan ndërhyrjen e Qeverisë, tani sa nuk është  vonë!

Qytetarët tanë, punonjësit e të gjitha niveleve, nuk reagojnë për të drejtat e tyre sepse janë nën presionin e vazhdueshëm të politikës së ditës, por edhe kjo heshtje sociale nuk do zgjasë pambarim,pasi jemi afër hapjes së negociatave për në BE!

Dinjiteti i humbur prej diktatit të bukës së gojës, do fitohet nën garantin e Kartës Sociale Europiane e kushteve të BE, pasi ato janë në këmbë sipas parimit të së drejtës themelore.

Këto probleme voluminoze për Policinë e Burgjeve ne do ti prezantojmë  para PE e instancave të KE,siq vepruam në 2013 , pasi duam që situata të ndryshojë pozitivisht.

Të gjithë flasim nga mëngjesi në darkë për vetting e peshq të mëdhenj, e ndërkohë asnjë nuk flet se në çfarë kushtesh punojnë e trajtohen gardianët, ata që do ruajnë këta peshkaqenë pas hekurave..!

Ndaj, nuk kërkohet asgjë më shume se Barazi,Ligj e Dinjitet për Gardianët shqiptarë!

Valentin MACAJ

Sindikata e shërbimeve policore të Shqipërisë





Lajmet e fundit nga