Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Ministria e Mbrojtjes, ka raportuar sot për situatën e krijuar si pasojë e resheve të dëborës dhe shiut, në disa qarqe.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në qarkun e Shkodrës janë bllokuar zonat e thella, ndërsa në Anën e Malit janë përmbytur 300 ha tokë.
Akse rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Prekal- Mali i Shoshit, Tamarë-Vermosh.
Në të gjithë qarkun ka pasur reshje të dobëta shiu.
Lartësia e dëborës në Qafë Shllak ka arritur rreth 50 cm dhe Valbonë rreth 50 cm.
Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe forca për çdo situatë të mundshme nga kushtet atmosferike.
Në Njësinë Administrative Arras, bashkia Dibër, rrezikohet të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjet për të mos rrezikuar jetën e tyre
Informacioni nga Ministria e Mbrojtjes
Qarku Shkodër.
Si pasojë e reshjeve ka pasur një fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe dalje të përrenjve siç është përroi që buron nga Mali i Zi në afërsi të doganës së Muriqanit, i cili ditën e djeshme ka përmbytur rreth 100 ha në fshatin Gorricë të Njësisë Administrative Ana e Malit. Akset rrugore të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.
Akse rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Prekal- Mali i Shoshit, Tamarë-Vermosh.
Në Njësitë Administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve. Në zonat malore rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk operojnë shumë njësi tregtare.
Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra. Rrezikohet të shembet dhe një urë me skelet hekuri. Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 300 ha tokë. Ka prezencë uji në fshatin Obot. Rrezikohet ujësjellësi në Oblikë. Në fshatin Trush ka përmbytje të tokave bujqësore pasi janë bllokuar kanalet anësore.
Qarku Kukës
Në të gjithë qarkun ka pasur reshje të dobëta shiu.
Lartësia e dëborës në Qafë Shllak ka arritur rreth 50 cm dhe Valbonë rreth 50 cm.
Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe forca për çdo situatë të mundshme nga kushtet atmosferike.
Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon të jetë i bllokuar.
Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është hapur dhe është funksional pas rrëshqitjes së skarpatës.
Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë si pasojë e rënies së inerteve dhe gurëve të mëdhenj në trupin e rrugës aktualisht është i kalueshëm me një korsi. Firma kontraktore po punon për hapjen e këtij aksi rrugor.
Ka pasur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Aktualisht nga reshjet e dëborës janë të izoluar 12 fshatra të bashkisë Kukës dhe 8 fshatra të bashkisë Tropojë, të cilët në total kanë 1928 banorë.
Qarku Dibër
Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të kalueshme.
Në Njësinë Administrative Arras, bashkia Dibër, rrezikohet të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjet për të mos rrezikuar jetën e tyre. Është e bllokuar nga reshjet e dëborës fshati Xibër në bashkinë Klos.
Firmat kontraktore vazhdojnë punën për mbajtjen të hapura të akseve rrugore. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Nga reshjet e dëborës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Xibër dhe në bashkinë Bulqizë.
Qarku Lezhë.
Akse rrugore të bllokuara janë:
Akset rrugore Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në Njësinë Administrative Fan;
Akset rrugore Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në Njësinë Administrative Orosh.
Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e Njësive Administrative me fshatrat.
Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.
Prefekti i qarkut Lezhë inspektoi urën e dëmtuar dhe u morën masat duke angazhuar dy patrulla të drejtorive të policisë Lezhë e Shkodër, duke siguruar dhe bllokuar të dy anët e urës se shembur, për të evituar ndonjë ngjarje me pasoja në jetë njerëzore.
Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative Fan, Selitë dhe Orosh.
Qarku Elbasan
Në fshatin Cerrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje po shkojnë specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën.
Hidrocentrali i banjës ka filluar shkarkimet me 300 m3 për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit.
Aktualisht numri i familjeve të bllokuara nga dëbora është:
– 80 familje në bashkinë Elbasan (20 familje në fshatin Benë dhe 60 familje në Lukaxhi).
– 125 familje në bashkinë Librazhd (40 familje fshati Neshtë, 20 fshati Rinas, 20 fshati Ballgjin, 15 familje Stëblevë, 30 familje Qarishtë).
– 175 familje në bashkinë Gramsh (50 familje në fshatin Grabovë e Sipërme, 60 familje në fshatin Holte dhe 65 familje në fshatin Gjerë).
– 100 familje në bashkinë Përrenjas, të cilat janë në Njësinë Administrative Sravan.
Qarku Korçë
Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshëm. Në Njësinë Administrative Velçan nga reshjet e shiut të rëna gjatë natës ka shkrirë një pjesë e dëborës dhe ka filluar qarkullimi i njerëzve të cilët ishin të izoluar nga dëbora.
Lumi Devoll është në kuota maksimale.
Rezervuari i Sovjanit në bashkinë Maliq është në kuota maksimale.
Në të gjithë qarkun ka pasur furnizim normal me energji elektrike dhe ujë të pijshëm./CNA.al
(Pas takimeve me demokratët e Korçës, Pogradecit dhe Devolli...
Procesi i Vetingut pritet që të spastrojë së pari radhët e o...
Procesi i vetingut ende nuk ka dhënë rezultate, ndërsa prits...
Zgjedhjet lokale kanë tundur bazën e Partisë Socialiste, pas...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 mars 2018....
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
DASHI21. mars – 20. prillDite mjaft euforike kjo e sotmja pë...
Mosratifikimi ende i marrëveshjes për demarkacionin e kufiri...
Valon Sadiku, është njëri ndër shqiptarët i cili është i suk...
Prodhuesit nga Kosova kërkojnë më shumë hapësirë për t’i pla...
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes n...
Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia janë anëtarë të Kombeve të Ba...
Sikurse vendi jonë edhe Maqedonia vijon të vuaj të njejtin f...
Persona të armatosur sulmuan Ambasadën franceze dhe zyrat e ...
Porti i naftës në Porto Romano praktikisht është jashtë funk...
Haberet e MitrosDEBAT I MARRË…E nisa bisedën me pyetjet stan...
Prokuroria Themelore Publike nuk ka detaje për procedurën pa...
Përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditimit (AKA) nga...
Krahas lajmit se së shpejti në kufirin midis Shqipërisë dhe ...
CNA .al në kuadër të transparencës, Vetingut dhe asaj çfarë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...