Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka rikomentuar 613 kilogramë kokainë të kapura në Maminas.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pas kësaj skeme fshihet grupi i Xibrakës, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:
Ne radaret e droges ‘Xibraka bis’, perseri Rama dhe Olsi i tij!
Te dashur miq, kapja e 613 kg kokaine dy dite me pare ne portin e Durresit ishte lajm kryesore boteror. Natyrisht e gjithe vemendja ishte se kush ishte klani politik garant i droges. Ate dite ne dreke publikova statusin me titull, jo rastesisht, por me bindjen me te thelle ‘Xibraka bis’. Statusin e mbylla duke theksuar:
“Nje sasi e tille rekord kokaine me vlere prej 180 milione dollaresh nuk leviz kurre per nje destinacion te caktuar pa garanci madhore politike, keshtu qe prapa agrofrutit fshihen klane dhe lidhje qe shkojne ne nivelet me te larta te ekzekutivit shqiptar!”
Çdo ore e dite publiku shqiptar kerkonte te dinte kush ishte klani politik qe priste drogen. Sikunder per çdo njeri qe ndoqi komunikaten e policise, ne te cilen thuhej se u shoqerua droga ne magazinen e Agrofrut dhe u arrestuan shoferi dhe nje punetor, ishte e qarte se boset politike u mbrojten.
E verteta eshte se qe ne oret e para informacionet u referoheshin si me te mundeshme tre klaneve qeveritare. Mirepo mbasditen e dates 28 shkurt dhe veçanerisht te nesermen, Durresi, Shijaku e Tirana gumezhinin se klani politik i asaj ngarkese ishte fiks Olsi dhe Edi Kristaq Rama. Ndonese thuhet se ku ka ze nuk eshte pa gje, vetem gumezhitja nuk mjaftonte per nje akuze te mireqene!
Ne fakt shume shpejt gumezhimes nisen t’i shtohen fet e fet njera pas tjetres fakte tronditese dhe kokforta qe tashme tejkalonin jehonen e saj dhe flisnin per te njejtat lidhje politike si ne rastin e Xibrakes. Po shtoj ketu se mburoja politike per futjen e droges dhe fabrikes se miellit ne rastin e Xibrakes funksionoi shume mire, por sherbimet gjermane me mjetet e tyre zbuluan vendodhjen e saj.
Le te kthehemi tani ne rastin e ‘Xibraka bis’ dhe t’i analizojme me radhe zhvillimet.
1-Ne mengjesin e dt 28 shkurt, Fatmir Xhafa deklaroi se droga u kap ne nje aksion te policise ne bashkepunim me partneret nderkombetare. Me kete deklarate Xhafa pohoi keshtu se policia vertet prishi aksionin pasi kapi miellin, shoferin e punetorin e magazines, dhe njelloj si ne rastin e Xibrakes amnistoi garantet pronaret e vertet te mallit.
2- Pas Xhafes, Rama nxori policine e shtetit, e cila me gojen e Veluit te Xhafes pergenjeshtroi ministrin Xhafa dhe deklaroi se Policia se bashku me doganen zbuluan drogen e shoqeruan ne magazinen e Agrofrut dhe arrestuan punetorin dhe shoferin, me fjale te tjera mbrojten klanin politik.
3- Edi Rama paradite heshti si fija e barit. Pas nje konsulte te gjate ne kryeministri ai habiti opinionin kur mashtroi duke deklaruar se droga u kap vetem nga policia shqiptare pa njoftim nga askush madje edhe pa doganen shqiptare. Jo te pakte ishin ata qe menduan se me kete deklarate Rama po rrihte gjoksin per suksesin. Ne fakt qellimi ishte tjeter.
Rama mohoi njoftimin e partnereve vetem e vetem qe te mos mund te akuzohej se u prishen me qellim provat e hetimit dhe u varros mundesia per te zbuluar klanin politik te tij dhe Olsit te lidhur me ngarkesen. Pra deklarata e tij duhej vetem e vetem per te justifikuar prishjen e provave dhe hetimit qe kishte si qellim kryesor mbrojtjen e garantit politik. Me nje fjale, sipas tij policia nuk kishte njoftim dhe e kapi ne nje kontroll rutine, keshtu qe nuk kishte si te dinte se kush po e priste drogen. Ndryshe, po te ishte njoftuar me pare per ngarkesen, atehere do merreshin te gjitha masat dhe do punohej per pritesit e saj politik, por te pakten malli nuk na shpetoi?!
4- Deklarata e Edi Rames ne Sofje ku tha se e kapem vete drogen, madje dhe se nuk e kapen vende anetare te BE, tregon se kaq shume i digjte Rames prishja e provave dhe hetimit nga policia, sigurisht me urdher te tij, saqe detyrohej te bente dudumin dhe, me deklaraten e tij, sikur lutej mos kujtoni se droga lidhet me vellane tim dhe me mua. Ja e kapem ne nuk na shpetoi, perndryshe nuk do t’a kapnim vete!
5- Po keshtu, implikimin e Rames dhe te Olsit e mbeshtet dhe fakti se nje nga lajmet e para qe perhapen me tellallet e tyre per te lare duart me drogen ishte se destinacioni i kokaines nuk ishte Shqiperia por Gjermania. Qesharake! Qe Shqiperia nuk mund te ishte treg i 613 kg Kokaine kete e dine edhe bufi, por qe kokaina ishte nisur nga Kolumbia direkt per ne Shqiperi kete e faktoi komunikata e Ushtrise Kolumbiane qe thote se kishte njoftuar autoritetet shqiptare dhe sipas saj vete kapja e droges ishte nje aksion i perbashket. Ngarkesa e droges nuk ishte nisur per ne Gjermani, jo se aty nuk ka porte apo se gjermanet nuk konsumojne banane, por vetem e vetem sepse aty nuk kishte dhe nuk ka klane politike ne krye te ekzekutivit qe garantojne shkarkimin e sigurte te saj!
6- Qe Rama dhe Olsi jane garantet e droges kete e deshmon dhe detyrimi qe Rama i beri Xhafes te lepije ate qe kishte deklaruar ne mengjes se droga u kap me bashkepunim nderkombetar. Ai mbasdite detyroi Xhafen te perserise si papagall deklaraten e Rames per te fshehur me çdo kusht aktin kriminal te prishjes se gjurmeve dhe hetimeve, si ne rastin e Xibrakes kur vellai i Rames percolli jashte vendi Genti Xhixhen. Rames i duhej me çdo kusht mashtrimi se ‘nuk dinim gje dhe se Kokaina u kap aksidentalisht’.
7- Nje fakt tjeter qe deshmon se Rama dhe Olsi jane klani politik i ngarkeses eshte edhe perpjekja e tij sa banale aq dhe mjerane, me te cilen, njelloj si i mbyturi qe kapet pas fijes se barit, Rama dhe Olsi perpiqen te mbrohen me origjinen nga Tropoja te menaxherit te Agrofrut, madje te paraqese ate si lidhje te PD.
Ky argument deshmon se Rama eshte ne nje hall te madh dhe dhe nga marrezia akuzon veten.
Rolin e plote ne kete afere te kompanise Agrofrut Cekaj, ku drejtohej ngarkesa me kontenierin me banane ku ishte fshehur droga, do t’a zbardhe dhe duhet t’a zbardhe patjeter drejtesia.
Por fakti qe Edi Rama per te shpetuar lekuren kerkon te shese kryetar te PS te Tropojes apo ndonje individ qe kane marshuar ne mitingje me buste te Enverit si te afert me PD, e akuzon ate dhe fakton se ai dhe Olsi jane jo vetem te perfolurit kryesor i aferes ‘Xibraka bis’ por te akuzuarit kryesor te kesaj afere!
Duke perfunduar ftoj çdo shqiptar, qe per t’u bindur se Rama dhe Olsi i tij jane si ne rastin e Xibrakes dhe ‘Xibrakes bis’ klani i kokaines ne Shqiperi, te shtroje pyetjet:
– Pse Fatmir Xhafa deklaroi se operacioni u krye se bashku me partneret tane dhe mbasdite deklaroi te kunderten. Kush e detyroi?
– Pse policia pergenjeshtroi ministrin e vet?
– Kush e urdheroi policine te nxjerre genjeshtar Xhafen?
– Pse Edi Rama deklaroi ne Tirane dhe Sofje se operacionin e kryem vetem pa partneret nderkombetare? Nderkohe qe Marina Kolumbiane deklaroi se policia shqiptare ishte njoftuar per ngarkesen qe ne momentin e nisjes nga Kolumbia per ne Shqiperi dhe se operacioni ishte i perbashket?
– Pse mohon dogana shqiptare informacionin e marre sipas prokurorise shqiptare nga dogana italiane per kontenierin e droges dhe deklaroi se zbulimi i kokaines ishte operacion i saj me policine shqiptare?
– Kush e urdheroi te fshehe informacionin dhe pse u dha ky urdher?
– Dhe se fundi, çfare fshihet prapa duelit polici – dogane per meriten e zbulimit te droges?
Nga pergjigja e ketyre pyetjeve çdo njeri do mund te kuptoj se cili ishte klani politik qe priste drogen nga Kolumbia! sb /CNA.al
Avokati Altin Goxhaj, ishte i ftuar sot në studion e lajme t...
Qeveria nis kontrollin e profileve personale në rrjetet soci...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Bëhuni gati për të jetuar një të premte shumë të ngjeshur me...
Historiani Kastriot Dervishi, ka vijuar me publikimin e doku...
Izmir Kaçabeti,25 vjeç, banues në lagjen Shirokë, Shkodër, ë...
Opozita në Kosovë po e fajëson koalicionin qeverisës se po e...
Nga Pëllumb KullaSportisti i shquar Teodor Vaso më brengos p...
Një pshtjellë e re pluhuri mediatik vërtitet anash Sali Beri...
Askush nuk na i ka bërë!As serbët, as jeniçerët, as hunët, a...
Pas operacionit të Policisë së Shtetit, të organizuar në bas...
Dy ditë më parë, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Hetimin...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Në vijim të qëndrimit të tij në Gjenevë, Kryetari i Kuvendit...
Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit, vijojnë të lënë p...
Një qytetar ka denoncuar se në “Rrugën e Kombit” 3-4 persona...
Një makinë tip “Golf 4” është arritur të ndalohet nga Polici...
Gjatë qëndrimit në Gjenevë në kuadër të “Forumit Rajonal për...
Pas operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkë...
Ndërkohë që temperaturat kanë pësuar një rritje dhe reshjet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...