FMN: Shqipëria, me infrastrukturën më të dobët në Ballkan
Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten dukshëm larg standardev...
Me tregun e reklamave që nuk po rritet prej vitesh, kohë të vështira kanë ardhur edhe për agjencitë publicitare. Ato do të duhet të rindajnë mes tyre tortën e të ardhurave dhe të përpiqen që t?u mbushin mendjen klientëve që të kalojnë më shumë buxhet përmes agjencive. Bizneset tentojnë që të negociojnë direkt me reklamuesit, sidomos për shitjen dhe blerjen e hapësirave publicitare.
Pavarësisht tregut në tkurrje, agjencitë po arrijnë të kenë më shumë të ardhura, por këtë po e bëjnë në kurriz të fitimeve.
Qarkullimi vjetor i 18 agjencive kryesore publicitare në vend u rrit me rreth 20% në 2016-n, pas rënies prej 5% me bazë vjetore në vitin 2015 (shiko tabelën: Të ardhurat e agjencive kryesore publicitare në vend, lekë). Të ardhurat totale të tyre ishin rreth 22 milionë euro, duke treguar se rreth gjysma e tregut të reklamave në vend kanalizohet përmes agjencive publicitare. Ndryshe nga të ardhurat, fitimet kanë rënë për më shumë se gjysmën e agjencive. Ekspertët e tregut pohojnë se tkurrja e fitimeve lidhet me shtimin e konkurrencës, që çon në uljen e marzheve të shitblerjes së hapësirave publicitare dhe rritjen e kostove të tjera të aktivitetit, si p.sh. personeli.
Aktiviteti i agjencive është shumë i luhatshëm, në varësi të klientëve që mund të humbin, apo fitimit të të rinjve dhe qarkullimi vjetor i tyre paraqet luhatje të mëdha nga njëri vit te tjetri. Pjesa më e madhe e qarkullimit të tyre vjen nga blerja e hapësirave publicitare, por që sipas aktorëve të tregut ka dhe marzhin më të ulët të fitimit, ndërsa më fitimprurëse janë shërbimet e tjera si krijueshmëria dhe prodhimi i spoteve, aktivitete të tjera marketingu etj., të cilat gjithnjë e më shumë kanë filluar të ofrohen nga agjencitë në vend.
Vitet e fundit, agjencitë e mëdha kanë konsoliduar aktivitetin, ndërsa hyrjet e reja, ndonëse tentojnë të rriten, mbeten me qarkullim relativisht të ulët.
Le Spot Group është operatori më i madh në këtë segment. Të ardhurat e kompanive të grupit, sipas bilancit përmbledhës të Le Spot për vitin 2016 ishin 1.8 miliardë lekë (rreth 13 milionë euro), me një rënie prej 5% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kompanitë kryesore të saj janë Unlimited Media, Le Spot Production, Spot Communication, Optimum Media (indirekt), ndër më të mëdhatë në tregun e agjencive të publicitetit (shih tabelën). Vodafone, reklamuesi më i madh në vend, është klienti kryesor i grupit. Grupi ka gjithsej në pronësi direkte 12 shoqëri, ku më kryesorja është Unlimited Media.
Ogilvy ka shënuar vitin e dytë me aktivitet në rritje, duke u zgjeruar të ardhurat me 167% në 2016-n dhe duke u renditur si agjencia e dytë më e madhe në vend, pas Unlimited Media, që kryeson në listën e agjencive më të mëdha në vend.
Në vend të tretë është Spot Communication (pjesë e grupit të Spot).
McCann Tirana dhe Landmark Communication kanë pasur aktivitete pozitive, duke rritur të ardhurat përkatësisht me 67.3% dhe 13.9%.
Të ardhurat vjetore të agjencive të tjera janë më të ulëta se 1 milion euro. Kompanitë e vogla me rritjen më të shpejtë për 2016 janë Vatra Design Consultancy (V Advertising ltd), Source One, Gogel. Rritja e agjencive që merren me organizim eventesh ka reflektuar diversifikimin e fushatave të kompanive kryesore, për të shkuar direkt te klienti, jo vetëm përmes medias masive. /Monitor
Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten dukshëm larg standardev...
Në ditën e kursimit (28.10) qytetarët pyesin veten, nëse vër...
Kompanitë e mëdha me pronësi shqiptare, në vite kanë arritur...
Qeveria shqiptare dorëzon kërkesën pranë Komisionit Europian...
Vendet e rajonit, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi janë oazi i e...
Gati gjysma e tokave bujqësore në Komunën e Bushatit në Shko...
Të flasësh për aktivitetin e një biznesi që merret me ngjarj...
Nuk do ta besoni, por bakshishet realizojnë rreth 29 miliard...
Pavarësisht se kompania Standard and Poor’s ka lënë të pandr...
Inflacioni ka vazhduar trendin rritës dhe për muajin korrik....
Ministria e Bujqësisë po vijon më intensitet dhënien e tokav...
Në muajin qershor 2016 eksportet drejt Italisë u rritën me 2...
Transporti ndërkombëtar rrugor në Shqipëri prej kohësh është...
Ka dy arsyetime se përse UEFA pranoi një numër rekord të sku...
Për të kaluar në një stad rritjeje të ekonomisë më shumë se ...
Energjia elektrike rezulton të jetë konsumuar më pak gjatë v...
Qeveria “Rama” duket se e ka humbur kontrollin mbi borxhin p...
Raporti i fundit i BMI Research, pjesë e grupit vlerësues së...
Dhoma Gjermane e Biznesit, Dhoma Amerikane dhe sot edhe Shoq...
Shqipëria renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...