Euro 2016/ Çfarë merr fituesi dhe pasojat e globalizimit ekonomik
Ka dy arsyetime se përse UEFA pranoi një numër rekord të sku...
Transporti ndërkombëtar rrugor në Shqipëri prej kohësh është në mëshirë të fatit, pa një busull orientuese që ta sjellë në shinat e duhura. Mungesa e një strategjie afatgjatë dhe mosfunksionimi i organeve shtetërore të linjës, politikat fiskale ?rrjepëse?, si dhe mungesa prej vitesh e kualifikimit profesional të stafit drejtues në këtë sektor ka bërë që Shqipëria tashmë të ketë humbur mundësinë e saj për të qenë lider në rajon ku gjithmonë e më tepër bie në sy dominimi i kompanive të transportit nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria apo edhe atyre nga Mali i Zi. Shembulli më tipik i dështimit të qeverisë shqiptare janë premtimet boshe me kartolina 500 euro të fundvitit nga kryeministri Rama për kompanitë e transportit ndërkombëtar. Taksa e peshës dhe ajo ACE janë akoma në fuqi dhe çdo mjet i targuar në Shqipëri diskriminohet duke paguar një shumë prej 500 eurosh në çdo udhëtim përtej Adriatikut. Shteti Italian prej dekadash diskriminon transportuesit shqiptarë ndaj atyre të shteteve të tjera të rajonit, ndërkohë që eksportet Italiane drejt Shqipërisë janë më të mëdha se në vendet e tjera të rajonit.
Mungesa e kontrolleve për lejet CEMT
Penalizimi që i bëhet në taksim kamionëve shqiptarë ka bërë që kompanitë e transportit nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia apo edhe Bosnja Hercegovina të gjejnë parajsën në Shqipëri, duke marrë pjesë të mira të trafikut të mallrave midis Italisë dhe Shqipërisë. Kjo nuk do ndodhte nëse autoritetet doganore do bënin punën e tyre duke kontrolluar lejet CEMT sikundër bën çdo autoritet doganor në Europë. Sipas konventës CEMT, mjetet e një shteti tjetër janë të detyruara të kthehen në shtetin e origjinës pas 3 udhëtimesh në vendet e marrëveshjes CEMT dhe kjo gjë vërtetohet nga vulat që doganat vendosin në bllokun e udhëtimit që çdo mjet duhet të ketë me vete. Kur ia kërkon këtë gjë doganës shqiptare, ata ngrenë supet pasi asnjë doganier deri më sot nuk ka bërë as edhe një trajnim për marrëveshjen CEMT, të cilën Parlamenti Shqiptar e ka ratifikuar. Drejtuesit e doganës mjaftohen me udhëzime që flenë në arshivat e doganave lokale dhe askush nuk i zbaton. Akoma më e rëndë është situata kur as kontrollorët e DRSHTRR që janë të ngarkuar me ligj për të kontrolluar dhe penalizuar këto shkelje nuk kanë njohuritë minimale për rregullat e marrëveshjes CEMT. Në këto kushte dëgjon rëndom nëpër doganat shqiptare shoferë të mjeteve të huaja që me një buzëqeshje tallëse përmendin kafen 10 euroshe, ndërkohë që dëmi që i bëhet arkës së shtetit por edhe kompanive të transportit nga kabotazhi në transport është i pallogaritshëm.
Mungesa e kartave dixhitale të takografit
Prej vitesh, DPSHTRR nuk ka bërë tenderin e kartave dixhitale të shoferit për takografin digjital. Kjo ka sjellë që shumë mjete të viteve të fundit të pajisur me pajisjen e takografit digjital të mos jenë konform rregullave të transportit në Europë. Shumë transportues janë detyruar të heqin këto pajisje për ti zëvendësuar me ato analoge të cilat, nuk lejohen të montohen në mjetet e prodhuara mbas vitit 2010. Në shumë raste transportuesit shqiptarë janë detyruar të paguajnë nga 2.200 euro deri në 8000 euro (sipas shteteve) dhe 3 muaj bllokimin e mjetit për këtë parregullsi. Ai i rimburson shteti shqiptar këto kosto që vijnë si mosrealizim i detyrimeve të tij nga ratifikimi i marrëveshjeve shqiptare? Përgjigja është e kuptueshme dhe e ditur, që biznesi nuk përfiton asgjë. /SOT
Ka dy arsyetime se përse UEFA pranoi një numër rekord të sku...
Për të kaluar në një stad rritjeje të ekonomisë më shumë se ...
Energjia elektrike rezulton të jetë konsumuar më pak gjatë v...
Qeveria “Rama” duket se e ka humbur kontrollin mbi borxhin p...
Raporti i fundit i BMI Research, pjesë e grupit vlerësues së...
Dhoma Gjermane e Biznesit, Dhoma Amerikane dhe sot edhe Shoq...
Shqipëria renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do t...
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) feston so...
Heqja e taksave për bizneset e vogla deri në 5 mln lekë po ...
Por në fakt kur të gjithë ne kemi parë se, çmimet e importit...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një deklara...
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Banka e Detit të Z...
Edhe pse ka tre organizma kontrolli të pyjeve, Ministria e M...
Call centres kanë krijuar mijëra vende pune të mira në botën...
Në 23 mars shoqëria e përmbarimore EPSA zhvillon ankandin e ...
Udhëtarët e zakonshëm të avionëve apo edhe ato më nervozët d...
Në kuadër të ristrukturimit për të reduktuar borxhet, kompan...
Mediat italiane dhe ato greke gjithjë e më shumë po flasin p...
Paraja që qarkullon në ekonomi ka shënuar rritjen më të ulët...
Pas viteve 2008 niveli i varfërisë në Shqipëri ka shënuar rr...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...