Raporti i BMI-Fitch: Deficiti i lartë tregtar, rrezik për Shqipërinë
Raporti i fundit i BMI Research, pjesë e grupit vlerësues së...
Qeveria ?Rama? duket se e ka humbur kontrollin mbi borxhin publik. Niveli i Stokut total të borxhit publik për vitin 2015 është rreth 1 042 miliardë lekë dhe paraqitet 7% më i lartë se sa një vit më parë. Sipas një analize të Open Data, ky stok borxhi zë 72.39% të Produktit të Brendshëm Bruto (PPB). Stoku i borxhit publik të brendshëm për vitin 2015 është 551 miliardë lekë ose rreth 2% më pak se në vitin 2014, ndërkohë stoku i borxhit publik të jashtëm është 491 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga Open Data, borxhi i jashtëm publik është rritur me 19% krahasuar me një vit më parë. Niveli i borxhit të jashtëm është rritur ndjeshëm në vite duke treguar që huamarrja brenda vendit po e mbulon gjithnjë e më pak nevojën për borxh. Niveli i borxhit të brendshëm është ende i lartë dhe zë rreth 38.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto PBB-së gjatë vitit 2015 krahasuar më nivelin e borxhit të jashtëm që përbën 34.09% të PBB-së.
Borxhi i jashtëm
Vlera e stokut të borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë arriti në rreth 7.6 miliardë euro në vitin 2015. Nga këto, 41% është borxh i qeverisë, 23% investime direkte në formën e huave mes kompanive, 18% borxh nga sektorë të tjerë, 17% borxh i marrë nga bankat dhe 1% nga autoriteti monetar. Borxhi i jashtëm bruto nënkupton gjithë borxhin e jashtëm që ka një ekonomi jo vetëm borxhin publik por edhe sipas sektorëve. Nga një studim i Open Data, rezulton se gjatë këtij viti stoku i borxhit u rrit me rreth 925 milionë euro ose 13.9% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2015 janë tërhequr 92.23 milionë euro nga borxhi i jashtëm bruto, pjesa më e madhe e të cilave është përdorur për të suportuar buxhetin, përkatësisht 63.69 milionë euro ose 69.1% e totalit të tërhequr. Pjesa tjetër është tërhequr nga sektori energjetikës 8.6%, ujësjellës dhe kanalizime 7.8%, transporti 6.4%, infrastruktura 2%, bujqësia 1.9%, shëndetësia 1.2%, administrata shtetërore 1.1%, arsimi dhe strehimi nga 0.8% secila, zhvillimi rural 0.3% dhe mbrojtja e mjedisit 0.02%. Sektori i Qeverisë zotëron pjesën kryesore të borxhit të jashtëm me rreth 41% të vlerës së përgjithshme. Pjesa tjetër është e shpërndarë midis bankave (18%), sektorëve të tjerë (17%), autoritetit monetar (1%) dhe si hua midis kompanive (23%).
Borxhi i brendshëm
Viti 2015 u mbyll me një total stoku borxh i brendshëm prej 551.37 miliard lekë. Kjo vlerë ka pësuar rënie të lehtë kundrejt vitit 2014 por shënon një rritje prej 144 miliard lekë brenda pesë viteve të fundit. Në vitin 2010 stoku i borxhit publik të brendshëm ishte 407.37 miliard lekë. Ajo që vihet re është një ristrukturim i huamarrjes gjatë këtyre viteve ku në vlerë është rritur pesha e borxhit afatgjatë dhe është ulur pesha e borxhit afatshkurtër. Vlera totale në vite ka ardhur në rritje deri në vitin 2014 ndërkohë që në vitin e fundit kemi një ulje e cila reflekton tendencën për përmbushjen e nevojave të kreditimit jashtë vendit. Për sa i përket borxhit vendas afatgjatë të përfaqësuar nga obligacionet ai ka ardhur në rritje vit pas viti. Për të pasur një ide më të qartë në lidhje me huamarrjen e brendshme afatshkurtër dhe afatgjatë janë analizuar të dhënat në lidhje me vlerën e secilit instrument të borxhit sipas tremujorëve të vitit 2015, ku rezulton se tremujori i tretë i vitit ka pasur vlera më të larta të borxhmbajtjes. /Gazeta Sot
Raporti i fundit i BMI Research, pjesë e grupit vlerësues së...
Dhoma Gjermane e Biznesit, Dhoma Amerikane dhe sot edhe Shoq...
Shqipëria renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do t...
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) feston so...
Heqja e taksave për bizneset e vogla deri në 5 mln lekë po ...
Por në fakt kur të gjithë ne kemi parë se, çmimet e importit...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një deklara...
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Banka e Detit të Z...
Edhe pse ka tre organizma kontrolli të pyjeve, Ministria e M...
Call centres kanë krijuar mijëra vende pune të mira në botën...
Në 23 mars shoqëria e përmbarimore EPSA zhvillon ankandin e ...
Udhëtarët e zakonshëm të avionëve apo edhe ato më nervozët d...
Në kuadër të ristrukturimit për të reduktuar borxhet, kompan...
Mediat italiane dhe ato greke gjithjë e më shumë po flasin p...
Paraja që qarkullon në ekonomi ka shënuar rritjen më të ulët...
Pas viteve 2008 niveli i varfërisë në Shqipëri ka shënuar rr...
Totali i depozitave në banka në raport me Prodhimin e Brends...
Drejtoria e Tatimeve pohon se një memo, hartuar në bazë të i...
Agjencia e Prokurimeve Publike bën me dije se numri total i ...
Rivlerësim i pasaktë i TVSH-së; detyrime të tatimpaguesve që...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...