Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Në ditën e kursimit (28.10) qytetarët pyesin veten, nëse vërtetë ia vlen të kursesh në kohën e uljes në zero të interesit për depozitat.
Në vitin 1924 pjesëmarrësit e Kongresit të parë Ndërkombëtar të Kursimeve në Milano e shpallën ditën e fundit të punës në tetor si ditën botërore të kursimeve. Qysh atëherë kjo ditë kremtohet më 31 tetor nga institutet financiare në mbarë botën. Në Gjermani është bërë një spostim me një ditë, meqënëse në disa lande federale data 31 tetor është ditë pushimi. Përderisa sivjet data 30 tetor është e dielë, kjo ditë kremtohet më 28 tetor në Gjermani.
Dita botërore e kursimeve u aplikua për të ruajtur dhe përçuar më tej mendimin për kursimet në mbarë botën. Kryesisht kjo ditë ka në plan të parë një aspekt pedagogjik. Fëmijëve duhet t’u bëhet e qartë rëndësia e kursimeve për të ardhmen e tyre. Pas kësaj qendron një logjikë e thjeshtë, për të pasur një bazë financiare në mënyrë që të kesh mundësi të ndërmarrësh diçka apo të sigurohesh për të ardhmen.
Megjithatë gjithnjë e më shumë prindër po shtrojnë pyetjen, nëse ia vlen vërtetë të kursesh në këto kohë, kur interesi bankar ka rënë në zero. Faktikisht politika e Bankës Qendrore Europiane (BQE) po i krijon shqetësime të mëdha popullsisë për të ardhmen financiare. Kuota e njerëzve, që e konsiderojnë politkën e interesave që ndjek BQE-ja si shqetësimin më të madh, është rritur nga 17 pikë në 41, në përqindje pra 58%. kështu rezulton nga një sondazh i kryer prej “baromemtrit të pasurisë” të bankave Sparskasse duke u bazuar në përgjigjet e rreth 1.800 qytetarëve.
“Besimi po humbet”
“Kjo tregon se faza e interesave të ulëta dhe negative ka prekur tani përfundimisht edhe shtresën e mesme të shoqërisë”, thotë presidenti i shoqatës së bankave Sparkasse dhe Giroverband (DSGV), Georg Fahrenschon. “Heqja e interesave dhe efektit të interesave po bëhet një barrë gjithnjë e më e madhe për njerëzit.” Ai arrin në përfundimin, se “po humbet besimi i njerëzve, që me përpjekjet e tyre për kursime do të mund të sigurojnë pleqërinë.”
BQE-ja e ka ulur në zero interesin e referencës. Gjithashtu ajo kërkon prej bankave të biznesit një interes negativ me 0,4 %, nëse ato i depozitojnë paratë brenda natës në bankën e rezervave. Me këtë BQE-ja synon t’i japë impuls kredidhënies për ekonominë në Eurozonë. Por deri më tani kjo politikë nuk ka pasur sukses.
Depozituesit i ndjejnë shumë pasojat e politikës monetare. Për paratë ditore dhe llogaritë rrjedhëse në shumë banka nuk ka më asnjë interes. Por meqënëse për shumë gjermane siguria e depozitave është më e rëndësishme se sa fitimi, megjithatë shuma të mëdha derdhen në llogaritë me interes zero. 57% e të anketurave e përmendin sigurinë më të rëndësishme si kriter për depozitat. Sa për krahasim, janë vetëm 22% ata që zgjedhin me prioritet fitimin.
Rritet nevoja për siguri
Vetëm një pjesë e depozituesve të kursimeve reagon ndaj interesave minimale, duke dashur të vazhdojë të kursejë. Sipas anketimit ky grup përbën 5%. 12% duan të depozitojnë më pak para. Në përgjithësi ashtu si edhe më parë në Gjermani njerëzit vazhdojnë të kursejnë shumë: kuota e kursimit – pra pjesa e të ardhurave të disponueshme, që kursehet – vitin e kaluar ishte 9,7% duke qenë pak më e lartë se në vitin 2014.
Edhe pse kanë shqetësime janë ende 52% e të pyeturve, që janë të kënaqur me gjendjen financiare. Megjithatë kjo kuotë bie nga viti në vit. Në vitin 2015 ishin 56% që jepnin këtë përgjigje dhe më 2014 ishin 58%.
Tendenca për pasuri të patundshme
Jo kushdo është në gjendje të kursejë para. 36 % e njerëzve në Gjermani nuk kursejnë për pleqërinë. 16% nuk kursejnë aspak. Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e dëshirës, por me të ardhurat e ulëta. 59% e buxheteve familjare me një të ardhur neto mujore nën 1000 Euro nuk është në gjendje të kursejë për pleqërinë, sepse në fund të muajit u mungojnë paratë.
Por ata që kursejnë, shpesh besojnë, që kursimi nuk ia vlen. Vetëm gjysma e gjermanëve, që kujdesen për pleqërinë, mendojnë, se mund ta garantojnë sigurinë e dëshiruar financiare përmes kursimeve. Rreth 30% nuk janë të sigurtë dhe 18%, pra një në pesë, mendojnë, se do t’ia dalin. Gati gjysma e të pyeturve janë skeptikë, që vërtetë do t’ia vlejë kursimi që kanë bërë për të garantuar të ardhmen.
Në këtë drejtim po konstatohet një tendencë kthese, në vend të depozitave bankare preferohet pasuria e patundshme. Gati 60% janë të bindur, se një aparatment apo shtëpi private për ta përdorur vet është më mirë e përshtatshme për konsolidimin e pasurisë. Kjo tendencë shënon një rritje me 6% kundrejt vitit 2015. Pra shpërthimi i krizës financiare globale ka bërë që të rritet më shumë se dyfishi numri i atyre, që preferojnë pasurinë e patundshme për konsolidim pasurie./DW
Kompanitë e mëdha me pronësi shqiptare, në vite kanë arritur...
Qeveria shqiptare dorëzon kërkesën pranë Komisionit Europian...
Vendet e rajonit, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi janë oazi i e...
Gati gjysma e tokave bujqësore në Komunën e Bushatit në Shko...
Të flasësh për aktivitetin e një biznesi që merret me ngjarj...
Nuk do ta besoni, por bakshishet realizojnë rreth 29 miliard...
Pavarësisht se kompania Standard and Poor’s ka lënë të pandr...
Inflacioni ka vazhduar trendin rritës dhe për muajin korrik....
Ministria e Bujqësisë po vijon më intensitet dhënien e tokav...
Në muajin qershor 2016 eksportet drejt Italisë u rritën me 2...
Transporti ndërkombëtar rrugor në Shqipëri prej kohësh është...
Ka dy arsyetime se përse UEFA pranoi një numër rekord të sku...
Për të kaluar në një stad rritjeje të ekonomisë më shumë se ...
Energjia elektrike rezulton të jetë konsumuar më pak gjatë v...
Qeveria “Rama” duket se e ka humbur kontrollin mbi borxhin p...
Raporti i fundit i BMI Research, pjesë e grupit vlerësues së...
Dhoma Gjermane e Biznesit, Dhoma Amerikane dhe sot edhe Shoq...
Shqipëria renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do t...
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) feston so...
Heqja e taksave për bizneset e vogla deri në 5 mln lekë po ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...