web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD/ Berisha: Humbëm një mik dhe personalitet me vlera të çmuara

30 Janar 2018, 16:07, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Idriz Xhomara.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha teksa vlerëson figurën e të ndjerit Xhomara, shkruan:

“Te dashur miq, sot u nda nga jeta Dr. Idriz Xhomara, ish deputet i perkushtuar i Partise Demokratike te Shqiperise, intelektual i njohur, personalitet i shquar i shkencave bujqesore, autor monografish, analizash seroize, bashkeshort, prind shembullor dhe nje mik i dashur per mua dhe te gjthe ata qe paten fatin te njohin miqesine, njerezine, fisnikerine e tij.”

Më tej Berisha shpreh ngushëllimi familjarëve ndërsa lutet që Xhomara të gjejë paqen e merituar.

“Ne keto momente zije dhe dhimbje per familjen, te afermit, miqte dhe mbare demokratet, duke shprehur ngushellimet me te thella dhe mirenjohjen me te thelle, une i lutem Zotit qe shpirti i mire i Dr. Idriz Xhomares te gjeje paqen e merituar! sb.” – shkruan Berisha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga