web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA-të 600 mijë dollarë ndihma Ministrisë së Mbrojtjes

30 Janar 2018, 15:00, Aktualitet CNA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dolën në një deklaratë të përbashkët për shtyp, pas ndihmës së mbërritur nga SHBA-të për Shqipërinë. Ndihmat e SHBA-ve vijnë pas kërkesës së ministres Xhaçka, për pajisje ushtarake.

Lu u shpreh se dërgesa e parë për vendin tonë kap shifrën 600 mijë dollarë dhe se SHBA-të ndihen krenare që ndihmojnë në shpëtimin e jetëve.

?Kjo është dërgesa e parë, ka vlerë mbi 600.000 dollarë. Ne jemi krenarë që ju ndihmojmë të shpëtoni jetë?, – tha Lu.

Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa falënderoi SHBA-të për ndihmën e ofruar, tha se miku i mirë njihet në ditë të vështira. /CNA.al





Lajmet e fundit nga