Fotolajm/ Protesta kundër qeverisë në Tiranë
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Avokat Ngjela i shkruan presidentit Meta dhe kryeprokurorit Llalla: Po kërcënohemi nga vrasësit
Avokati Spartak Ngjela, në një letër për Presidentin Ilir Meta dhe Kryeprokurorin, Adriatik Llalla kërkon ndërhyrje institucionale për një proces gjyqësor të deformuar në Gjykatën e Durrësit. Zyra e Avokatit të njohur përfaqëson në gjyq Vjollca Arapin, burri i së cilës u vra në prill të këtij viti nga tre persona për shkak të pagesës së një qiraje. Kujtim Ekonomi, Kostandin Ekonomi dhe Jurgen Kurti rrahën për vdekje 58-vjeçarin Agim Arapi. Ndërkohë që akuza për vrasje është ndryshuar nga prokurori i çështjes gjate procesit.
Avokat Ngjela shprehet se Prokurori i çështjes po ndihmon autorët e dyshuar të vrasjes. Për ?Koha Jonë? avokati i njohur denoncon publikisht dhe kërcënimet që ka marrë zyra e tij ligjore nga autorët e dyshuar. Ngjela thotë se detyrohet të publikojë dokumentin për kreun e shtetit dhe kryeprokurorin, për shkak se ?ndaj zyrës sonë ka kërcënime dhe abuzime të mëtejshme në funksion të hetimit të kësaj çështjeje?.
Duke paraqitur faktet për Presidentin, në cilësinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Kryeprokurorin Adriatik Lalla, Ngjela kërkon ndërhyrjen e menjëhershme, institucionale për këtë proces. Ngjela thotë se kjo çështje fakton korrupsionin në sistemin e drejtësisë.
?Kam mendimin se, duke sqaruar opinion publik edhe për aspektet e reja që kanë lidhje me denoncimin e prokurorit dhe me kërkesën drejtuar Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sqarohet më tej kjo çështje, e cila, për mendimin tonë, është një fragment real i korrupsionit në sferën e drejtësisë sidomos tani që ka filluar realisht procesi vetingut?,- thotë avokati Spartak Ngjela.
LETRA për Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla
Nga: Av. Spartak Ngjela
Objekti: Korrupsion pasiv, shpërdorim i detyrës zyrtare sepse ka manipuluar hetimin e vrasjes së shtetasit Agim Arapi konform nenit 319/ç dhe nenit 248 të Kodit Penal.
Zoti Prokuror!
1.Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Bledar Bejko, nga hetimi që i ka bërë zyra ime dhe nga praktika hetimore që kam parë në çështjen, Prokuroria vs. Kujtim Ekonomi, na rezulton se ky Prokuror dhe Policia Gjyqësore kuptohet qartë që janë bashkuar me vrasësin, Kujtim Ekonomi dhe Kostandin Ekonomi në vrasjen e shtetasit Agim Arapi.
Çështja në substancë është kjo: Në datën 11.04.2017, Kujtim Ekonomi dhe Kostandin Ekonomi kanë hyrë në dyqanin e viktimës, Agim Arapi dhe pa asnjë shkak konflikti, por vetëm të shtyrë nga një vrasës recidivist, i quajturi Jurgen Kurti, e kanë torturuar viktimën dhe ai ka vdekur, sepse ai ka pasur ndërhyrje kirurgjikale në zemër. E kqyra me kujdes hetimin që i ka bërë Prokuroria juaj dhe na rezulton që në këtë çështje diskrititohet mbrojtja e individit nga shteti.
2.Në këto momente çështja është në gjyq, por siç e theksova më lart kjo mund të quhet një turp për drejtësinë shqiptare sepse: një vrasje në bashkëpunim, e cila duhej të gjykohej sipas nenit 79/b të K.P, sepse vrasësi Kujtim Ekonomi e ka ditur që viktima ka qënë i sëmurë nga zemra pasi e ka njoftuar bashkëshortja e tij në momentet kur Kujtimi me të vëllain po torturonin viktimën Agim Arapi. Veç kësaj që theksuam konstatojmë se vetëm për faktin që Prokurori, Bledar Bejko, kërkon të çlirojë të dy vrasësit nga akuza në bashkëpunim ka pushuar çështjen për Konstandin Ekonomin [ si prokurori më i lartë i këtij vendi kërkoj që kjo të konstatohet edhe nga ju dhe nga ekspertët e kabinetit tuaj].
Nga të dhënat që ka zyra ime, dhe pas studimit që i bëra vetë çështjes, e cila rezulton dhe kuptohet që është e gjitha e manipuluar profesionalisht; si mbrojtës ligjor i bashkëshortes së viktimës që është dëshmitare okulare e ngjarjes Zonjës Vjollca Arapi, kërkoj në këto momente që të dorëzoj denoncimin e saktë që qytetarja Vjollca Arapi bën kundër Prokurorit të Prokurorisë Durrësit, Bledar Bejko. Bashkëngjitur me këtë letër po iu dërgoj dhe dëshminë që do japë në gjyq Vjollca Arapi, e cila deri tani nuk është lejuar të bëjë deklarimin e saj, si dhe promemorien drejtuar Drejtorit të Prokurorisë Durrës, prokurorit Bledar Bejko dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe: diskun ku del e regjistruar e gjithë ngjarja. Shkoj me mendimin se kjo çështje do të mbahet parasysh me një korrektesë strikt-ligjore dhe do zgjidhet drejt nga ana juaj.
Av. Spartak Ngjela
1.PS. Ju vë në dijeni, Zoti Prokuror, se vrasësit flasin në të gjithë Durrësin që ?nuk çajmë kokë se kemi paguar qimet e kokës?.
LETËR
Drejtuar: Presidentit të Republikës, Zotit Ilir Meta.
Nga: Av. Spartak Ngjela.
Zoti President!
Jam i detyruar t?iu drejtohem në këtë letër sepse, si avokat, nga hetimi që ka bërë zyra ime për një çështje penale në Durrës, rezulton se Prokuroria e Rrethit Durrës që e ka hetuar këtë çështje ka ndihmuar dy vrasës, dhe sipas të gjitha të dhënave, si pasojë e një korrupsioni material. Në lidhje me këtë çështje që do ta sqaroj më poshtë kërkoj ndërhyrjen tuaj si Kryetar i Këshillit Lartë të Drejtësisë që të ushtrohet një inspektim profesional edhe në Prokurorinë e Durrësit, por edhe në Gjykatën e Shkallës Parë Durrës.
Është e turpshme për historinë e Drejtësisë së një vendi ku, ata që paguhen dhe respektohen si mbrojtës të jetës së shtetasve, të bashkohen me krimin.
Çështja në substancë është kjo: Në datën 11.04.2017, Kujtim Ekonomi dhe Kostandin Ekonomi kanë hyrë në dyqanin e viktimës, Agim Arapi dhe pa asnjë shkak konflikti, por vetëm të shtyrë nga një vrasës recidivist i quajturi, Jurgen Kurti, e kanë torturuar viktimën dhe ai ka vdekur, sepse ka pasur ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
E këqyra me kujdes hetimin që i ka bërë Prokuroria Durrësit dhe na rezulton që në këtë çështje diskrititohet mbrojtja e individit nga shteti.
Në këto momente çështja është në gjyq, por siç e theksova më lart kjo mund të quhet një turp për drejtësinë shqiptare sepse: është një vrasje në bashkëpunim, e cila duhej të gjykohej sipas nenit 79/b të K.P, sepse vrasësi Kujtim Ekonomi e ka ditur që viktima ka qënë i sëmurë nga zemra pasi e ka njoftuar bashkëshortja e tij në momentet kur Kujtimi me të vëllain po torturonin viktimën Agim Arapi.
Veç kësaj që theksuam, konstatojmë se vetëm për faktin që Prokuroria e Durrësit, kërkon të çlirojë të dy vrasësit nga akuza në bashkëpunim, ka pushuar çështjen për Konstandin Ekonomin.
Nga të dhënat që ka zyra ime, dhe pas studimit që i bëra vetë çështjes, e cila rezulton dhe kuptohet që është e gjitha e manipuluar profesionalisht; si mbrojtës ligjor i bashkëshortes së viktimës që është dëshmitare okulare e ngjarjes, zonjës Vjollca Arapi, po e drejtoj këtë letër kundrejt Kryetarit të Këshillit Lartë të Drejtësisë me mendimin se menjëherë do të fillojë inspektimi profesional dhe real i kësaj çështjeje. Shkoj me bindjen se kjo çështje do të mbahet parasysh me një korrektesë strikt-ligjore dhe do zgjidhet drejt nga ana Juaj.
Av. Spartak Ngjela
PS: Ju vë në dijeni se në lidhje me këtë çështje, e dëmtuara Vjollca Arapi, që është bashkëshortja e të vrarit Agim Arapi, ka denoncuar prokurorin përgjegjës në hetimin e vrasjes përpara Prokurorit të Përgjithshem; kurse unë personalisht i kam dërguar promemorie edhe Gjykatës së Shkallës Parë Durrës që po gjykon këtë çështje edhe Drejtuesit të Prokurorisë Durrës, të cilën po ia bashkangjis kësaj letre.
Dy ditë pas raportimit të CityNews.al, të një denoncimi të g...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Moskë të R...
Shqipëria rrezikon të humbasë 2 miliardë euro nga gjyqet në ...
Monedha e përbashkët prej ditësh ka vijuar zhvlerësimin në t...
Gazetari i Meridionews, media e cila publikoi përgjimet e au...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ishte i ftuar ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë, ku...
Punimet në nënstacionin TEC Kombinat, do të lënë ditën e nes...
Një minator në Bulqizë ka mbetur i plagosur si pasojë e rëni...
Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë liroi disa javë m...
‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ arrin të zbardhë dëshminë e Nezar ...
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta dha sot një pr...
Prokuroria spanjolle ka lëshuar një urdhërarrest për ish-lid...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi m...
Nga Artur AJAZIQytetarët akuza dhe indinjatë për zbatuesit...
Ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,...
Gjykata e Rivlerësimit e Katanias vendosi këtë të enjte mosn...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka iron...
Policia e pogradecit ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit...
Gjykata themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet b...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...