Protestuesit largohen nga Kryeministria/ Nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me minatorët në Bulqizë.
Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se mosdhënia e statusit për minatorët është fyerje dhe harresë.
Gjithashtu, Kryemadhi është shprehur se minatorët meritojnë mirënjohje dhe jo lëmoshë.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndër u shpreh se ?Ne si politikë, ndihemi borxhlinj ndaj jush, pasi debatet politike na kanë larguar nga hallet e njerëzve. Ne jemi gati të miratohet statusi i minatorëve?.
Fjala e plotë, Monika Kryemadhi
Ju falënderojmë për angazhimin dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë takim. Në fakt kjo nuk ka të bëjë
fare me politikën edhe pse vetë prezenca jonë sjell politikë. Jo pa qëllim ne zgjodhëm këtë ditë të
enjte për ta bërë takimin me ju për të dhënë edhe një mesazh që duam të bëjmë politikë ndryshe.
Duhet të harrojmë politikën e sharjeve dhe të fyerjeve dhe t?i kthehemi politikës së zgjidhjes së
halleve dhe të diskutimit.
Është tjetër gjë sesa shpatullat tona si parti politike mbajnë për këtë gjë por ajo që ne duam të
bëjmë është të nisim një iniciativë. Jo pa qëllim ne duam ta bëjmë bashkërisht këtë iniciativë
duke filluar nga Bulqiza, por duke vijuar edhe me Martaneshin, me Pishkashin, me Mborje-
Drenovën, Selenicën, Kukësi e shumë vende të tjera, sepse nga të gjitha vendet që kanë pasuri
minerare kanë qenë zhvillimi i Shqipërisë. Pavarësisht se është e padukshme për ne që jetojmë në
Tiranë, është e padukshme për ne politikanët, është e padukshme për mjekët, por është themeli i
zhvillimit të Shqipërisë dhe i rritjes ekonomike të vendit tonë.
Minatorët kanë sakrifikuar jetën e tyre, kanë derdhur djersë dhe gjak, për të arritur atë çka ne sot
kemi por faktikisht nuk kërkojnë lëmoshë por kërkojnë mirënjohje dhe atë çfarë u takon.
Lëmosha i fyen dhe mosbërja e një statusi për minatorët në fakt është fyerje dhe harresë ndaj
brezave të tërë por edhe për atë çka presim në të ardhmen.
Ne këtu nga Bulqiza duam t?i themi qeverisë shqiptare që të vijë të ulet këtu dhe të bisedojë me
ju. Po u themi që ne nuk jemi në opozitë me qeverinë shqiptare për Statusin e Minatorit. Në
momentin që qeveria do ta sjellë këtë status në Kuvend votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim
janë të gjitha, 19 vota, pro Statusit të Minatorit.
Sigurisht që i kërkojmë qeverisë që të largohet nga kazani i oligarkëve sepse ata pasurohen çdo
ditë me mundin dhe me djersën e minatorëve. Vetëm për këtë vit janë fituar rreth 40 milionë euro
dhe fatura e Statusit të Minatorit që kemi paraqitur ne në Parlament nuk është më shumë se 10
milionë euro në vit. Pra nuk është as 25 për qind të atij fitimi të pastër që merr vetëm nga renta
minerare që paguan miniera. Nuk po llogarisim këtu dividendin, tatimin që vendoset, transportet
apo naftën që shpenzohet dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Nuk po llogaris as kontributin
pafund 70-vjeçar të kësaj miniere apo edhe i shumë minierave të tjera.
Prandaj duam që këtë bashkëbisedim me ju ta zhveshim nga politika dhe të diskutojmë dhe të
hyjmë në detaje më të rëndësishme dhe të domosdoshme. E ndiejmë shumë të domosdoshëm
bashkëbisedimin me ju. Vetë konfliktet politike na kanë larguar nga njerëzit dhe ne nuk duam që
të bëjmë politikë nga foltorja e Parlamentit por të bashkëbisedojmë me ju që këtë bashkëbisedim
ta kthejmë në një politikë produktive dhe në shërbim të njerëzve.
Ne në fakt ia kam dhënë disa herë shansin Kryeministrit tonë për të qeverisur dhe nuk ia kemi
dhënë shansin që meritojnë asnjëherë minatorëve. Ndaj është momenti që me këtë status t?ia
japim shansin minatorëve sepse e meritojnë dhe ne si klasë politike ndihemi mjaft borxhlinj ndaj
jush.
Unë ju falënderoj shumë. Me respekt dhe mirënjohje përulem ndaj punës suaj, ndaj djersës suaj,
dhe do të bëjmë të pamundurën për ta çuar këtë projekt deri në fund. E thashë edhe më parë që
votat e LSI-së janë të gjitha, pa asnjë mëdyshje, pro Statusit të Minatorit. Nuk do të ndalemi
duke punuar për këtë gjë.
Dua të falënderoj këtu edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, që është edhe
kryetar i komisionit, i cili pavarësisht burokracisë parlamentare ai e futi menjëherë në komision
për të hyrë në proces dhe për t?ia çuar sa më shpejt qeverisë shqiptare për të kthyer mendimin.
Ne, edhe për projektbuxhetin që na kanë sjellë do të shikojmë mundësitë sepse janë të pafundme
për të miratuar që në buxhetin e ardhshëm këtë faturë financiare që kërkohet për Statusin e
Minatorit. Unë ju falënderoj shumë dhe jam shumë e gatshme tani për të bashkëbiseduar me ju
për sa i përket këtij problemi dhe për të marrë sa më shumë argumente të tjera.
/ CityNews
Gjykata e Rivlerësimit e Katanias vendosi këtë të enjte mosn...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka iron...
Policia e pogradecit ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit...
Gjykata themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet b...
Gjykata e Durrësit ka liruar nënkomisarin Gjergj Azisllari, ...
Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Pogradec, b...
Policia e Devollit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi...
Nga Azem ParllakuProfesioni në të cilin përgjegjësia për jet...
Ditën e sotme një grua kërcënoi se do të hidhet nga një oxha...
Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje të moshuar ka nd...
Ditën e sotme rreth orës 10:30, tek stacioni i autobuzave n...
Akuza e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha bërë n...
Në kundërpërgjigje të kryeministrit Rama, i cili pohon se gj...
Ndërsa kryedemokrati Basha e akuzoi Ramën se përdor fjalor t...
“Kryeministri Edi Rama po sillet me Akademinë e Shkencave pa...
Ish-kryeministri Berisha ka akzuar kryeministrin aktual Edi ...
Pasi më parë u përplasën për ngjarjet e Himarës dhe një vide...
Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gazetarëve, presid...
Duke folur në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, ish...
Menjëherë pasi ish-kryeministri Berisha ka nxjerrë një video...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...