web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkia e Kuçovës përgënjeshtron gruan e cila kërcënon se do vetëvritet

2 Nëntor 2017, 13:21, Aktualitet CNA

Ditën e sotme një grua kërcënoi se do të hidhet nga një oxhak i lartë në Kuçovë. Ajo ka hipur në majë të oxhakut të lartë të TEC-it pranë qytetit, dhe kërcënon se do të hidhet nga atje.

Mësohet se Elona Bregu, 32 vjeç, ka ndërmarrë këtë veprim pasi pretendon se është hequr nga puna.

Bashkia e Kuçovës ka reaguar, duke përgënjeshtruar gruan e cila kërcënon se do të vetëflijohet.

Sipas, bashkisë së Kuçovës gruaja nuk është larguar nga vendi i punës.

Mësohet se 10 vite më parë, edhe bashkëshorti i saj ka hipur në këtë oxhak, duke kërcënuar se do hidhej./CityNews





Lajmet e fundit nga