Basha-Ramës: Je arsyeja që Europa na ka mbyllur dyert
Në kundërpërgjigje të kryeministri Rama i cili ka deklaruar ...
Amerika ka frikë nga konkurenca, i thash vetes kur lexova lajmin që kërkohet të hiqet llotaria amerikane. Përfytyroj Trumpin me një gotë skotch pranë vetes, duke ngrënë thonjtë me nervozizëm kur i ka rënë në vesh që ka një vend i cili vetëndjehet aq shumë Amerikë saqë shumica e popullit të tij beson se ndodhet gabimisht në Shqipëri për shkak të ndonjë lajthitjeje të natyrës, e për të ndrequr këtë gabim gjeografik ai kërkon të shkojë drejt tokës me qumësht e mjalt matanë kontinentit. Ndoshta ai i ka rënë në të se një kushërirë e largët e Amerikës kërkon të spostohet në vendin që meriton, në vendin e ëndrrës amerikane. Ndonjë këshilltar mund ti ketë thënë presidentit që nuk bëhet fjalë për një kushërirë të pamend që pretendon të jetë pjesë e familjes pa meritë, përkundrazi, ky vend meriton të ketë madje ëndrrën e vetë, e të quhet ëndrra shqiptare, me ndryshimin që duhet të jesh në gjumë për ta besuar. Edhe vetë Trumpi do ketë besuar që kërcënohet nga një forcë e beftë, reale e konkuruese për ta shtyrë vetën drejt vendimit të heqjes së llotarive, parë edhe nga disa cilësi të veçanta që ka vendi jonë ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara.
Media sillet vërdallë politikës si shqiponja majë malit me një vendosmëri që të bën të besosh se asgjë tjetër nuk vlen veç saj. Në këtë vend çdo gjë ka të bëjë me majën, gjithçka vjen prej saj e nëse ndonjë gjë nuk vjen prej saj ajo s?ka zgjidhje tjetër veçse të shkojë drejt saj. Bëhet fjalë për përsëritjen e kaq e kaq herëve të ngjarjeve e analizave që sillen rrotull të njëjtës klasë njerëzish që vetshpallen majë e nëse nuk vetshpallen kanë aftësinë të bindin të tjerët që janë të tillë. Por në qoftë e vërtetë që politika është maja atëherë duhet mbajtur një copë kohë heshtje për vdekjen e artit dhe krijimit, ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara.
Në këtë vend mund të realizosh ëndrrat e tua më të vështira përmes rrugëve më të lehta. Njëra prej tyre është mediokriteti, siç jo më kot është thënë qysh herët ji mediokër dhe do arrish gjithçka. Sigurisht në këtë vend edhe mediokriteti ka kufijt e vet, ai nuk funksionon gjithmonë e çdo kohë por vetëm në vjeshtë, në dimër, në pranverë e behar, ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara.
Në këtë vend gjëja më e mirë që mund të bëjnë politikanët është të mos bëjnë asgjë; gazetarët për t?i shpëtuar tymit hidhen në zjarr; vipat bëhen të tillë për shkak se martohen me politikanë ose vdesin, kur të bëhen padrejtësi ka një mënyrë interesante për të tërhequr vëmendjen e majës, të cilën do e kishin zili edhe regjizorët e Hollywoodit, të tentosh të vrasësh veten. Ndryshe nga parlamentet e tjera në këtë vend parlamenti i shton jetën shumicës së shqiptarëve duke i bërë për të qeshur. Këto ?virtyte? e të tjera janë disa floriçka të vogla që të bëjnë t?i thuash mendjes se të lindësh në Shqipëri është si të lindësh me këmishë ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara.
Prandaj Trumpi i thotë jo Shqipërisë me dashamirësinë e dikujt që e mbron forcën e mirë të vendit të tij nga një forcë akoma më e mirë e një vendi tjetër të huaj.
Në këtë vend nuk është e pamundur të kesh sukses por është e kote. /CityNews
Në kundërpërgjigje të kryeministri Rama i cili ka deklaruar ...
Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Rama i ...
Në vazhdim të fjalës së tij në seancën plenare, kryetari i P...
Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, kryetari i PD, Lulzi...
Menjëherë pas deklaratave të Edmond Spahos i cili akuzoi qev...
Kjo mazhorancë i serviri gënjeshtra publikut, ndërkohë që ës...
Deklasifikimi i dokumentacionit të arkivave të periudhës së ...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka reaguar...
Pak më parë është raportuar se një grua nga qyteti Kuçovës k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ditën ...
Në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit është edhe mirat...
Gjatë kontrollit të një lokali, policia e Elbasanit ka gjetu...
Policia e Korçës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas fjalës së mini...
AKU së fundmi ka ndërmarrë aksionin për kontrollin e vendev...
Adriatik Llalla. i cili që prej shtatë vitesh mban detyrën e...
Në seancën e sotme të Kuvendit, ministri Peleshi ka folur ed...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është thirrur paraditen e...
Në qytetin e Kuçovës Elona Bregu, vjeç 40, është duke kërcën...
Fillon punimet seanca plenare në Kuvenin e Shqipërisë. Deput...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...