Balla për protestën: Sot aty kanë mbetur “sorrat”, qytetarët meritojnë dialogun
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deklasifikimi i dokumentacionit të arkivave të periudhës së Luftës së Ftohtë herë pas here i ofron publikut surpriza të shumëllojshme. Në këtë dokumentacion ndesh plane, fakte, situata me raste ngjethëse e me raste palacollëqe, që bëhen burim humori e barcaletash.
Goditje atomike kundra Shqipërisë
Amerikanët gjatë kohës së ?muajit të mjaltit? sovjeto-shqiptar kishin planifikuar, që në rastin e fillimit të Luftës III Botërore të bënin goditje me armë bërthamore në territorin shqiptar. Goditjet do përqëndroheshin kundra Bazës ushtarako detare të Vlorës, kundra Tiranës, Kucovës (bazës ajrore pranë qytezës së naftës të sapo pajisur edhe me MIG 19, ultra modern për kohën), kundra portit të Durrësit etj. Fatmirësisht për goditjet bërthamore në Shqipëri planifikoheshin bomba taktike me fuqi nga 6-12 kiloton, jo bomba të fuqishme tip Mark 6 (B dhe C), që ishin planifikuar për të goditur objektivat ruse e më pak ato kineze, përfshirë edhe pak objektiva në vendet satelite si Rumani, Hungari dhe Bullgari.
Marka okupacioni pas pushtimit të RFGJ-së
Në rast të një Lufte III Botërore, sovjetikët shpresonin, që për maksimumi 20 ditë të pushtonin Gjermaninë Perëndimore të paktën deri në Lumin Ren. Hyzmeqarët e tyre të Gjermanisë Lindore me urdhër të Ulbrihtit, kishin prodhuar, që në vitin 1959 një sasi jo të vogël kartmonedhe të quajtur marka okupacioni, si edhe bono (tollona, triska) për mallra të nevojës së parë. Në 1979 u prodhua sasia e dytë e këtyre markave të okupacionit me më shumë elementë sigurie. Shtypja e markës së okupacionit u bë në të njejtën shtypshkronjë të letrave me vlerë dhe hartave të RDGJ-së. Pas bashkimit të dy Gjermanive. Një sasi e këtyre markave okupacioni u vodh nga disa hajdutë të shkathët në ish minierën e kripës së gurit në Halberstadt në Landin e Saksoni-Hanhalt-it, ku pas bashkimit të dy Gjermanive i kishte magazinuar market e okupacionit Banka shtetërore KFV.
Shqiptarët do pushtonin Anglinë
Plani kontigjencë i Komandës së Lartë të Traktatit të Varshavës në rastin e një Lufte III botërore parashikonte në rast suksesi të papritur të Ushtrisë së Kuqe dhe ushtrive të vendeve të Demokracive Popullore dhe në rast të thyerjes së vullnetit për të rezistuar të trupave angleze, të zbarkonte dhe pushtonte Ishujt Britanikë. Zbarkimi dhe pushtimi do kryhej kryesisht nga Ushtria e Kuqe, por si trupa garnizoni do përdoreshin edhe nga ushtritë e tjera të Traktatit të Varshavës. Në këtë plan luftarak kontigjence (rezervë) të firmosur nga Mareshali Grecko, si shef i grupit të planifikimt të STAVKA-s sovjetike dhe të kundërfirmosur nga Mareshali Malinovski ndër të tjera parashikohej: Garnizoni në Portin e Bristolit do përbëhej nag trupa sovjetike, kryesisht këmbësori e marinës dhe trupa bullgare. Mbrojtja kundërajrore, artileria bregdetare, raketa Frog tokë-tokë dhe policia ushtarake do ishte komplet sovjetike. Skocia do kishte trupa garnizoni sovjetike, por edhe polake kryesisht në Glasgoë dhe fushat e Skocisë (Loëlands). Në malësitë e Skocisë (Highlands) krahas nënreparteve elitë ?Spetznatz? sovjetike do patrullonin edhe nënreparte shqiptarëe të këmbësorisë së lehtë. Nënrepartet shqiptare, kompani këmbësorije do të mbështeteshin nga autoblinda tip BTR 40 dhe BA 64 të modernizuara me ekujpazhe polake, sepse sovjetikët kishin dyshime për aftësitë e trupave shqiptare në përdorimin e autoblindave.
Interesant është fakti se për trupat e pushtimit ishin përgatitur edhe hartat përkatëse për rajonet, ku ato do dislokoheshin. Në fotot ilustruese janë hartat për trupat polake. Në këto harta emrat e vendeve nuk janë në anglisht, por në polonisht. Emrat janë shkruar në gjuhën polake ashtu sic shqiptohen në anglisht jo si shkruhen. Interesant është fakti se me këtë plan për trupa polake garnizoni me bazë regjimenti, jo brigade të përzjera me nënreparte shqiptare ishin informuar vetëm 3 personanga pala polake: minsitri I mbrojtjes i Polonisë, shefi i shtabit dtë përgjithshëm dhe shefi i sekretarisë sekrete të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore Polake. Sovjetikët nuk u zinin besë polakëve, vecanërisht pas incidentit, kur një anëtar i politbyrosë të partisë së Gomulkës u arratis në perëndim dhe mori me vete edhe Raportin sekret të Hrushovit në Kongresin e XX të PKBS-së.
Besoj se është me interes nga pikëpamja historike të hulumtohet, nëse sovjetikët i kishin informuar aleatët (hyzmeqarët) e tyre shqiptarë për këtë planifikim kontigjence për të dërguar në Anglinë e pushtuar si trupa garnizoni edhe nënrepartet shqiptare. Sovjetikët e kishin rrespektuar Dullën maksimalisht, kur Ministër i Mbrojtjes ishte Mareshali Bulganin. Ata e kishin lejuar, që Dulla ynë të merrte pjesë si mik i nderuar edhe gjatë një prove të shpërthimit të një super bombe bërthamore të bërë në poligonin e provave bërthamore sovjetike. Mbetet për tu parë, nëse sovjetikët i kishin informuar shqiptarët për rolin e tyre në Angli apo jo. Nëse po, duhet hulumtuar, kush ishte informuar në vitin 1959 nga pala shqiptare: Ministri Beqir Balluku, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjen. Dume, vetë Hoxha apo kryeministri Shehu apo ndoshta vetëm gjen. Ramohitoja përfaqësues i Shqipërisë në Komandën e Lartë të Traktatit të Varshavës. Ja vlen të kontrollohet edhe arkivi i Minsitrisë së Mbrojtjes për të parë, nëse janë lëmnë gjurmë shkresore për këtë plan sovjetik për përdorimin e trupave shqiptare si trupa garnizoni në Mbretërinë e Bashkuarë gjatë një okupacioni hipotetik sovjetik.
GJERGJ THANASI
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka reaguar...
Pak më parë është raportuar se një grua nga qyteti Kuçovës k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ditën ...
Në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit është edhe mirat...
Gjatë kontrollit të një lokali, policia e Elbasanit ka gjetu...
Policia e Korçës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas fjalës së mini...
AKU së fundmi ka ndërmarrë aksionin për kontrollin e vendev...
Adriatik Llalla. i cili që prej shtatë vitesh mban detyrën e...
Në seancën e sotme të Kuvendit, ministri Peleshi ka folur ed...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është thirrur paraditen e...
Në qytetin e Kuçovës Elona Bregu, vjeç 40, është duke kërcën...
Fillon punimet seanca plenare në Kuvenin e Shqipërisë. Deput...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëng...
Gjykata angleze dënoi katër shqiptarë klandestinë me 25 vjet...
Ditën e sotme policia e Lushnjes ka bërë të munduar arrestim...
Media ekonomike italiane ‘IlSole 24Ore’ ka përpunuar të dhën...
Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Për...
Pronarja e një rrobaqepësie në Durrës është arrestuar nga Po...
Paraditen e sotme, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në se...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...