web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video e Berishës/ Kundërpërgjigjet Rama: Ja cila është e vërteta

2 Nëntor 2017, 11:44, Aktualitet CNA

Menjëherë pasi ish-kryeministri Berisha ka nxjerrë një video, me anë të së cilës e akuzon kryeministrin Rama se ka mbajtur një fjalim për Papandreun, duke e akuzuar si antishqiptar, ka reaguar ky i fundit.

Kryeminsitri Rama është shprehur se kjo video është vetëm një fjalë përshëndetëse në konferencën e PASOK-ut.

?Unë nuk di greqisht dhe kjo video që nxore është vetëm një fjalë përshëndetëse në konferencën e PASOK-ut.?- deklaroi kryeminsitri.

Kujtojmë këtu se ish-kryeministri Berisha tregoi një video për të cilën u shpreh se ?Dua t?i tregoj Noriegës se përsa i përket patetizmit tënd dhe problemit me Greqinë ftoj shqiptarët të dëgjojnë këtë zotëri, ky është Rama duke mbajtur fjalim për Papandreun. Antishqiptarit më të madh të rajonit. ??/ CityNews





Lajmet e fundit nga