Bashkia e Kuçovës përgënjeshtron gruan e cila kërcënon se do vetëvritet
Ditën e sotme një grua kërcënoi se do të hidhet nga një oxha...
Nga Azem Parllaku
Profesioni në të cilin përgjegjësia për jetën e vdekjen bie në supe të njoma, është ai i ushtarakut. Kolin Pauell, si ish-ushtarak dhe politikan i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e konsideron Ushtrinë si pjesën që, e përjeton idealin demokratik më përpara se çdo pjesë tjetër e shoqërisë. Sigurisht që, gjenerali Pauell i referohet shoqërisë amerikane, kur shpreh vlerësimin e tij.
Krejt ndryshe mund të thuhet për realitetin tonë shqiptar, në të cilin Ushtria është produkt i një modeli të shoqërive të mbyllura, ku ushtarakët si profesionistë nuk kanë mundur të zhvillojnë normat, vlerat dhe unitetin organizativ, si një tip social, si një karakteristikë unike e shoqërisë moderne. Praktikisht ushtarakët shqiptarë janë konsideruar dhe ende vlerësohen si “mall i lirë”.
Ndërsa kryeministri, Edi Rama, shkarkoi në bllok 12 prefektët në 12 qarqet e vendit, ajo që më shumë po komentohet, është fakti se si asnjëherë tjetër të 12 prefektët e rinj janë ish-ushtarakë, të cilët kanë mbajtur grada të larta gjatë shërbimit nën uniformë. Një pjesë e komentuesve besojnë se, Rama bëri prefektë njerëzit më besnikë ndaj ligjit, dhe që kanë frikë t’a shkelin ligjin, ndërsa pjesa tjetër pretendojnë se, prefektët e emëruar janë shërbetorët e rinj të Ramës, i cili pushtetin e vërtetë e ndan me kupolën mafioze dhe oligarkët e tenderave.
Misioni i prefektit të qarkut dhe misioni i ushtarakut janë përgjithësisht të njejtë, që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues, kontrollin mbi territorin, mbrojtjen e mjedisit etj. Nisur nga ngjashmëria e misioneve, reflektimi i komentatorëve të ndarë është i drejtë, teksa duhet që, të theksohet se: Profesioni i ushtarakut është monopol i shtetit, dhe aftësia e njerëzive nën uniformë është drejtimi i forcës ushtarake dhe sigurimi ushtarak i klientit të tij, i shoqërisë, ndërsa funksioni i prefektit është, zbatimi i programit politik të qeverisë në nivel qarku dhe si i tillë është monopol i qeverisë.
Prefektët e rinj si ish-ushtarakë të frustuar nuk ka dyshim se janë shquar për devotshmëri për të zbatuar urdhërat e eprorëve të tyre. Me ndonjë përjashtim të gjithë të tjerët, kanë qenë pjesë e rëndësishme e vendimarrjes në fushën e Mbrojtjes, asaj vendimarrje që në fakt, ka çuar në joshjen për të vepruar sikur Forcat e Armatosura nuk kanë nevojë aspak për një politikë afatëgjatë menaxhimi. Prefektët e sotshëm, ish-ushtarakë të djeshëm, i ka mahnitur dhe joshur euforia e të qenit në NATO, ç’ka i ka bërë ata më pak të ndjeshëm ndaj transformimeve dhe zhvillimeve reale. Kurrësesi nuk mund të pretendohet që, prefektët e rinj të demonstrojë një qasje ndryshe nga e shkuara e tyre si ish-ushtarakë, të anatemuar.
Si funksionarë të lartë ushtarakë, kanë avancuar në gradë duke i shërbyer politikës dhe jo vetëzhvillimit të etikës profesionale, për të krijuar bindjen e arsyeshme në shoqëri për tipin e ri të ushtarakut të sukseshëm. Pak më herët ish-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, disa nga prefektët e rinj i nxori jashtë radhëve të Ushtrisë, mbasi sipas saj, vranë në Gërdec, vodhën në tendera dhe gënjyen, u fshehën pas proçedurës. Shefi i Kodhelit, Rama i gjeti të lirë dhe i emëroi shërbetorë lokal të qeverisjes. Të edukuar si ushtarakë, 12 prefektët e Ramës, do të jenë modeli i burokratit, që do t’a shqetësojë kabinetin rilindas, që komunikon me ERTV dhe Facebook.
Si burokratë të kalibrit, këta prefektët e rinj do të lexojnë me lupë mbi çdo vendimarrje të organeve të njësive të vetqeverisjes vendore të rilindjes. Nuk do të mundin dot të verifikojnë ligjshmërinë e vendimeve, urdhërave dhe urdhëresave me karakter normativ të vetqeverisjes vendore, e për rrjedhojë ose do të enden nëpër gjykata, ose do të firmosin ashtu si në mjegull. Raportet periodike të tyre ne? Ke?shillin e Ministrave pe?r veprimtarine? e dege?ve territoriale qe? veprojne? ne? qark, sipas urdhrit te? Kryeministrit, dhe pe?r probleme te? vec?anta, sipas urdhrit te? ministrave, nuk do të ketë rilindas aq të duruar t’i lexojë, mbasi ato do të shkruhen me ton dhe “mjerisht” shumë të gjata dhe me një përmbajtje të padëshifrueshme.
Rilindasit vendorë do të mërziten shpejtë me prefektët e rinj, mbasi takimet mes tyre pe?r parandalimin, menaxhimin, rehabilitimin e pasojave ne? rastet e emergjencave civile, do të jenë të shpeshta. Drejtimin e ceremonite? zyrtare shtete?rore qe? zhvillohen ne? nivel qarku, prefektët e kanë hobin e tyre, ndërsa do të vihen në pozitë, kur do të diskutohen programe te? buxhetit. Kontrolli dhe monitorimi i zbatimit, ne? nivel qarku, te? politikave sektoriale te? Ke?shillit te? Ministrave ne? bujqe?si, arsim, she?ndete?si, mjedis, rend publik, she?rbim zjarrfike?s, ndihme? dhe pe?rkrahje sociale, turize?m dhe kulture?, do të jetë një fushë e mbushur me mina për ish-ushtarakët, si prefektë.
Disa nga ministrat e Ramës do t’ua transferojnë thirrjet telefonike për mosmarre?veshjet qe? do te? lindin me drejtuesit e degëve lokale. Ke?shilli i Ministrave, ministrat dhe drejtuesit e institucioneve te? tjera qendrore i de?rgojne? prefektit aktet e nxjerra, ne? te? cilat caktohen detyra apo pe?rcaktohen marre?dhe?nie ne? fushe?n e veprimtarise? se? dege?s territoriale qe? vepron ne? qark. Prefekti i qarkut, pe?r veprimtarine? qe? mbulon, mund te? propozoje? prane? ministrive projektakte pe?r zgjidhjen e problemeve te? veprimtarise? se? tyre. Me siguri që, në këtë veprimtari do të lindin mosmarrëveshje nde?rmjet ministrave dhe prefektit.
Cilën anë do të mbajë Kryeministri, mbetet për tu parë! I vështirë do të jetë bashke?punimi me organet e Policise? se? Shtetit pe?r marrjen e masave në luftën ndaj trafikantëve të drogës. Drejtorët e policisë vendore janë profesionistë që nuk pyesin për prefektin. Të vetmin bashkëpunim të frytshëm do t’a kenë me strukturat e Forcave te? Armatosura dhe shoqatat e ushtarakëve dhe veteranëve ne? nivel qarku.
Ditën e sotme një grua kërcënoi se do të hidhet nga një oxha...
Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje të moshuar ka nd...
Ditën e sotme rreth orës 10:30, tek stacioni i autobuzave n...
Akuza e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha bërë n...
Në kundërpërgjigje të kryeministrit Rama, i cili pohon se gj...
Ndërsa kryedemokrati Basha e akuzoi Ramën se përdor fjalor t...
“Kryeministri Edi Rama po sillet me Akademinë e Shkencave pa...
Ish-kryeministri Berisha ka akzuar kryeministrin aktual Edi ...
Pasi më parë u përplasën për ngjarjet e Himarës dhe një vide...
Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gazetarëve, presid...
Duke folur në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, ish...
Menjëherë pasi ish-kryeministri Berisha ka nxjerrë një video...
Në përgjigje të ftesës që kryeministri Edi Rama i bëri opozi...
Duke folur nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Basha ka h...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me d...
Amerika ka frikë nga konkurenca, i thash vetes kur lexova la...
Në kundërpërgjigje të kryeministri Rama i cili ka deklaruar ...
Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Rama i ...
Në vazhdim të fjalës së tij në seancën plenare, kryetari i P...
Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, kryetari i PD, Lulzi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...