Me thirrje e simbole kuqezi/ Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta dha sot një pritje në kuadër të ?Ditës Ndërkombëtare për t?i dhënë fund pandëshkueshmërisë së dhunës ndaj gazetarëve?, ku ishin të pranishëm gazetarë të ndryshëm, raportues terreni, redaktorë dhe kryeredaktorë të mediave të ndryshme dhe portaleve shqiptare.
Presidenti Meta fillimisht shprehu solidaritetin me gazetarët e pranishëm dhe me kolegët e tyre kudo ku janë, duke vënë në dukje rëndësinë e misionit të tyre jetik dhe vendimtar në pasqyrimin e saktë e të paanshëm të lajmeve dhe ngjarjeve më aktuale të realiteti të përditshëm shqiptar.
?Dëshiroj të shpreh respektin dhe mirënjohjen për misionin tuaj si misionarë të fjalës së lirë dhe të vetë lirisë mbi të cilën është ndërtuar e gjithë shoqëria jonë demokratike, dhe pa garantimin e të cilës ajo nuk mund të funksionojë më mirë dhe sipas standardeve evropiane. Me këtë rast dua të shpreh solidaritetin më të fortë dhe më të sinqertë me të gjithë gazetarët në vendin tonë në shërbim të misionit të tyre, që ka një rëndësi vendimtare dhe kyçe dhe për të ardhmen e mëtejshme të vendit. Ashtu sikurse ka qenë vendimtar dhe jetik i gjithë ai progres që vendi ka realizuar në këto 27 vite?, – vuri në dukje Presidenti i Republikës.
Duke shprehur ndjeshmërinë më të madhe për integritetin dhe profesionalizmin e gazetarëve, Presidenti Meta theksoi se duhet: ?Të respektojmë integritetin profesional të gazetarëve! Askush të mos intimidojë dhe për asnjë arsye këtë integritet profesional dhe akoma më rëndë personal, për shkak të profesionit tuaj dhe shërbimit tuaj ndaj të vërtetës dhe ndaj ngjarjeve, fakteve, pasi kur deformohet dhe cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve, pa dyshim që është cenuar vetë themeli i sistemit tonë demokratik dhe kjo është një ndjeshmëri, që jam i bindur se e ka e gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj.?
Presidenti i Republikës apeloi gjithashtu ndaj të gjitha institucioneve shtetërore që ?të veprojnë në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore sa herë që ka akte dhune apo përpjekje për akte të tilla ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias, për shkak të përmbushjes së detyrës suaj dhe të realizimit të misionit tuaj.?
Presidenti Meta ripërsëriti duke nënvizuar dhe njëherë solidaritetin e Tij personal dhe institucional ndaj gazetarëve të terrenit në shërbim të lirisë së shtypit.
?Gjithmonë do të jem këtu gjatë këtyre pesë viteve në mbështetjen e misionit tuaj, të të gjithë gazetarëve. Një solidaritet të veçantë do të doja të shprehja sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet, faktet, në mënyrë të menjëhershme shpesh dhe duke sakrifikuar në çdo kohë, shpesh dhe duke rrezikuar për shkak të ngjarjeve dhe karakterit të ndryshëm të tyre gjithmonë në shërbim të lirisë, në shërbim të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik!? – nënvizoi në përmbyllje të fjalës së Tij Presidenti Meta.









Prokuroria spanjolle ka lëshuar një urdhërarrest për ish-lid...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi m...
Nga Artur AJAZIQytetarët akuza dhe indinjatë për zbatuesit...
Ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,...
Gjykata e Rivlerësimit e Katanias vendosi këtë të enjte mosn...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka iron...
Policia e pogradecit ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit...
Gjykata themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet b...
Gjykata e Durrësit ka liruar nënkomisarin Gjergj Azisllari, ...
Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Pogradec, b...
Policia e Devollit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi...
Nga Azem ParllakuProfesioni në të cilin përgjegjësia për jet...
Ditën e sotme një grua kërcënoi se do të hidhet nga një oxha...
Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje të moshuar ka nd...
Ditën e sotme rreth orës 10:30, tek stacioni i autobuzave n...
Akuza e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha bërë n...
Në kundërpërgjigje të kryeministrit Rama, i cili pohon se gj...
Ndërsa kryedemokrati Basha e akuzoi Ramën se përdor fjalor t...
“Kryeministri Edi Rama po sillet me Akademinë e Shkencave pa...
Ish-kryeministri Berisha ka akzuar kryeministrin aktual Edi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...