Atentati ndaj ish-prokurorit/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Nuk e di përse më është ngulitur fort në memorjen time, një përgjigje e Ilir Metës gjatë një interviste në një prej televizioneve kombëtare një vit më parë, kur ai u pyet për Bashën, duke deklaruar se ?Lulin edhe kur e pyet për orën, ta thotë gabim?. Fillimisht nuk e mora seriozisht, dhe mendova se ishte vetëm diçka e thënë rastësisht, nga ai që sot është bërë i pari vendit, për ?mikun? e tij të llogores qeverisëse.
Por koha kaloi dhe thënia e Ilirit për Lulin çuditërisht po bëhej aktuale, po bëhet realitet, pasi Luli në çdo nismë politike, në çdo takim me miqtë, të ftuarit, politikanët dhe gazetarët si brënda ashtu edhe jashtë vendit, nuk thoshte gjithmonë të drejtën, nuk shprehte gjithmonë të vërtetën, por thjesht gënjente dhe mashtronte në çdo gërmë, fjalë, e fjali. Duke mos kujtuar të kaluarat, kjo ndodhi së fundi edhe me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kur deklaronte me të madhe qysh në janar 2017 se ?kandidatët do të zgjidhen nga baza, kandidatët do të dalin nga propozimet e anëtarësisë?, dhe bëri të kundërtën. Të njëjtën gjë bëri me ?protestën? dhe ngritjen e çadrës së ?lirisë? kur deklaronte duke u çjerrë se ?nuk dalim nga kjo çadër pa ikur Edi Rama, pa u larguar kjo qeveri e krimit dhe trafiqeve, nuk futemi në zgjedhje pa votimin elektronik?, dhe veproi krejt ndryshe.
Doli nga çadra e ?lirisë? urtë e butë, gënjeu dhe mashtroi të gjithë ata hallexhinjtë që i ngopi me pica dhe sufllaqe, pranoi kushtet dhe ofertat e Ramës, madje me përulësi dhe jo krenari. Të njëjtën gjë Luli bëri edhe me ?ministrat teknikë? pasi kur pranoi ofertën e Ramës, pasi u kishte dhënë fjalën për ti bërë ministra nja 40 vetëve, dhe zgjodhi njerëz të marrë nga skutat jashtë PD, gjithmonë sipas porosive. Të njëjtën gjë Luli bëri edhe me listat, duke gënjyer dhe mashtruar të gjithë ata, që me bindjen se ?kryetari thotë gjithnjë të vërtetën, se e ka seriozisht kësaj here? kishin besuar dhe kishin mbushur faqen on-line të PD me emra, mbiemra dhe numura telefoni nga propozimet e bazës.
Gjithçka u rezultoi mashtrim, sepse Luli listat i mbushi me porosirat e kunatit dhe servilëve të tij, madje duke gënjyer edhe Berishën në disa raste. Zgjedhjet afruan dhe fushata e Lulit, ishte sërish një gënjeshtër e madhe, tek ftonte ata pak ?demokratë? të votonin për atë, për ?kryeministrin e ekonomisë dhe mirëqenies?, por humbja ishte edhe më e madhe se premtimet e tij. Luli do të vazhdonte ta thellonte bindjen time, kur pas humbjes së mbi 230 mijë votave nga PD-ja, nuk pranoi në asnjë moment të dorëhiqej nga posti ashtu siç bëhet në raste të tilla nga kasta e politikanëve seriozë, por vetëm u ?vetëngri? dhe u mbyll në zyrën e tij duke hartuar të tjera lista nga baza, listat e votuesve besnikë të tij.
Kjo pasi fitoren atij ja dhanë vetëm ata që duke votuar mbi 4-5 herë në qendrat e votimit, së fundi u bënë gazi botës, duke ngritur barsaleta me ?vota të lira?. Zgjedhja e Lulit kryetar PD me vota të dyshimta, dhe pranimi i kësaj farse si një ?proces i drejtë dhe i ndershëm? ishte një tjetër damkë e zezë dhe një tjetër rast për të forcuar bindjen time dhe të shumicës në PD se ai nuk është as bindës, dhe as serioz në deklaracionet e tij. Opozita e Lulit sot, po bën të pamundurën ti revoltojë shqiptarët me qeverinë e Ramës, por duket se është më shumë se një mision i pamundur.
Kjo pasi opozita e Lulit, po e shndërron në qesharake përpjekjen e PD, për të na ndarë nga gjoja ?regjimi totalitar i Ramës?, apo ?lufta për votën e lirë?, duke e bërë bajate dhe keqpërdorur çdo nismë të opozitës. Për të gjitha këto arsye, Luli realisht sot nuk është i besueshëm, nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën, madje edhe kur gënjen , dhe ky është një hall i madh për PD. Kjo pasi kjo parti, e drejtuar nga Luli po e humbet shansin e madh për të qenë pas 4 vitesh garuese serioze në zgjedhjet e përgjithshme, kur dihet se brënda dhe jashtë saj tashmë ka nisur zyrtarisht lufta klanore dhe farefisnore, e fragmentuar në ?fraksione? nga e cila Luli ka shumë gjasa të mbetet në PD vetëm me 200 ?petritat? e tij.
Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha, i bën thirrje Proku...
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një drek...
Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra kryetari i Këshilli...
Në 24 orët e fundit lajmi kryesor në vend është arrestimi i ...
Presidenti Ilir Meta vizitoi sot mjediset e Shoqatës Humanit...
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi në një dalj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me publik...
Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokrati...
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Flamur N...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, ...
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë...
Analisti Agron Gjekmarkaj, në një opinion të tijin shprehet...
Pas akuzave të bëra në drejtim të tij për lidhje me trafikan...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në takim një dele...
Ndërkohë që në vend kanë plasur kritikat dhe akuzat ndaj ish...
Mbledhja e Komisionit parlamentar të Integrimit paraditen e ...
Pas lajmeve për arrestimin e kushëririt të ish-ministrit të ...
Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kës...
Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kryer afera gjatë këtyre 27...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...