Trafik droge dhe organizatë kriminale/ Arrestohen në Durrës dy të kërkuarit ndërkombëtarisht
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Në Tiranë, studiuesit e jetës politike pohuan se shkurtimet e ndjeshme në administratën publike janë risia e kabinetit të ri qeveritar të publikuar nga kryeministri Edi Rama.
Por ata theksojnë se zoti Rama ende nuk ka shpalosur programin qeverisës dhe ambicjet në ekonomi, për të cilat qytetarët janë më shumë të interesuar.
Analistë dhe studiues të jetës politike të Shqipërisë japin komente të ndryshme lidhur me strukturën dhe ndërtimin e qeverisë socialiste në mandatin e dytë.
Profesor Roland Lami i UET vlerëson sidomos shkurtimet në administratën publike.
?Kemi një reduktim të ndjeshëm të numrit të ministrive; e këtu lajmi është që një parti e majtë shkon drejt një qasje të djathtë për një shtet të vogël. Lajmi i dytë është që kemi një reduktim të ndjeshëm të agjencive nga rreth 500 në rreth 100; një hap i duhur. Lajmi i tretë është rritja e pjesëmarrjes së gruas në qeverisje; natyrisht një zhvillim pozitiv? – tha zoti Lami.
Ndërsa sipas drejtuesit të Institutit të Studimeve politike, dr. Afrim Krasniqi, qeveria e re është në përputhje me projektin që kryeministri Edi Rama shpalosi gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Megjithatë emrat duhet të ishin miratuar në kryesi, sipas statutit të partisë, që kërkon një konsultim, tha ai, edhe pse sjell shkurtime drastike në administratë.
?Kritikat e zotit Rama ndaj burokracisë së administratës janë një qasje e nevojshme, Por mekanizmi që zoti Rama mendon t’i zgjidhë këto probleme, mendoj se është i gabuar. Ai dëshiron të krijojë një sistem piramidal, ku ai mendon që titullari i lartë, ministri, kryemnistri duhet të komunikojnë me çdo biznes në Shqipëri, me çdo qytetar në vend dhe të injorojnë kështu rrugën institucionale të zgjidhjes së problemeve. Kështu krijohet një sistem ku partia vendoset mbi gjithçka dhe ku partia merr përsipër zgjidhjen e problemeve. Premtimi kryesor i Partisë Socialiste ka qenë se duan të bëjnë shtet, dhe të bësh shtet do të thotë që partitë të humbasin rolin e tyre kaq themelor në institucione dhe institucionet duhet të ishin pas kësaj shumë më të forta dhe funksionale? – tha zoti Krasniqi.
Pjesa dërrmuese e ministrave emërohen për herë të dytë, pohojnë studiuesit, dhe nuk ka asnjë surprizë se çfarë dinë të bëjnë ata.
?Duke veçuar zotin Majko, qeveria nuk ka emra të njohur nga historia e Partisë Socialiste, por vetëm emra të futur rishtas në periudhën e fundit të njohur si rilindja, apo ish zyrtarë të bashkisë së zotit Rama. Kapacitetet e tyre janë të njohura dhe sa mund të punojnë e çfarë rezultatesh mund të arrijnë ata është një fushë e ditur? – tha zoti Lami.
Por mbi të gjitha, në mbledhjen e socialistëve nuk u fol për ekonominë, pohuan studiuesit.
Analisët vërejnë se në mbledhjen e fundit kryeministri Rama jo vetëm nuk foli për ekonominë dhe qeverisjen, por nuk renditi asnjë premtim apo program qeverisës për 4 vitet e ardhshëm.
?Pamë dje një kabinet, por nuk pamë një platformë për qeverisje, nuk pati teza konkrete, nuk pati një program të bazuar në faza konkrete dhe nuk pati reforma konkrete të nominuara. U tha që do të jetë një kabinet reformator, por në përbërjen e kabinetit nuk ka asnjë reformator të njohur. Nga ana tjetër nuk u pa asnjë lloj premti i se kush do të jetë përparësia kryesore në qeverisjen e 2-3 viteve të ardhshme? – tha zoti Krasniqi.
Studiuesit pohojnë se marrëdhëniet e shumicës me opozitën mbeten ende një kapitull i pandriçuar, nëse do të bashkëpunojnë për reformat, si u tha nga 17 maji apo do të jenë të acarruara.
Ata janë të ndarë në vlerësimet nëse opozita do të jetë apo jo e aftë dhe e organizuar për t’u përballur shpejt me abuzimet e një pushteti me shumicë të plotë në mandatin e dytë të një qeverie nga një parti e vetme./VOA
Kjo foto po bën xhiron e botës, pasi tregon momentin e dhimb...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka vënë alarmi...
E keni menduar ndonjëherë se çfarë do të blinit nëse do të f...
Kryeministri Edi Rama zbuloi sot një nga pikat e para ku ka ...
Një djalë i ri është prangosur nga Policia e Tiranës, pasi k...
Çdo vit qindra të rinj shpërngulen në vende të ndryshme të b...
Një person ka humbur jetën në Lushnje, pasi është përplasur ...
Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka reaguar për radh...
Shtatori pritet të sjellë shkrutime drastike në administratë...
Gazeta gjermane “Tageszeitung” ka publikuar një shkrim mbi n...
Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili, ka vijuar sulmet ndaj kryemin...
Konsorciumi “Catalyst” i kompanive shqiptare që ka marrë me ...
Policia e Lezhës ka kryer kontrolle blic gjatë 24 orëve të f...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen zyrtare n...
Struktura më e lartë e gjyqësorit shqiptar, Gjykata e Larta,...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar tashmë ekipin e tij të r...
Nëse nuk do të ishte shpikur më parë, shprehja “Qeshim se nu...
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i selisë rozë, ka folu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në lidhje...
Pseudonimsat me dosje, sigurisht, pa kurajo qytetare se inte...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet pasi kishte përshtatu...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...