Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Gazeta gjermane “Tageszeitung” ka publikuar një shkrim mbi një prokuror shqiptar, të cilit i është rrezikuar jeta, pas hetimeve brenda rrjetit të mafias së ndërtimit në Vlorë. Arben Jorgaqi humbi punën si pasojë e hetimeve.
Nën titullin “Viktimë e korrupsionit”, gazeta gjermane “Tageszeitung” i kushton vëmendje të martën (29.08) problemeve me të cilat përballen prokurorët shqiptarë, kur hetojnë rrjetet e rrezikshme. Arben Jorgaqi është një prokuror nga Vlora, i cili ka hetuar në rrjetet e mafias së ndërtimit. Ai humbi edhe vendin e punës dhe tani ka frikë për jetën.
“Taz” e përshkruan prokurorin nga fundi i të 30-ve si një tip modern, i interesuar për artin, që në vështrim të parë nuk duket sikur përshtatet me profesionin e tij. “Por ai është prokuror që e merr seriozisht profesionin dhe luftën e propaganduar nga qeveria kundër korrupsionit….Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pakorruptuar…por në majin e këtij viti erdhi kthesa. Jorgaqi u pushua nga puna. Me sa duket ai i ishte afruar shumë disa njerëzve të fuqishëm.”
Në vazhdim “Tageszeitung” nënvizon, se prokurori shqiptar ia doli, madje edhe si hetues në fshehtësi të zbulojë, se kriminelët e veshur me petkun honorifik të biznesmenit kishin manipuluar dosje dhe përkatësinë e truallit, në luftën për të siguruar copat më të majme të bregdetit shqiptar.
“Prokuroria megjithatë mblodhi prova dhe bëri goditjen e parë. Në maj të këtij viti ai kërkoi arrestimin e disa personave të rrjetit në fjalë. Por për habinë e tij policia nuk reagoi. Në vend të kësaj ajo mori një qortim. Më vonë ai u zhvendos në Përmet.”
Gazeta gjermane raporton mbi përplasjen e prokurorit shqiptar, Arben Jorgaqi me prokurorinë e Vlorës. Lufta me autoritetet përfundoi me “lirimin” e tij nga detyra dhe më vonë me heqjen e mandatit. “As protestat në Tiranë nuk sollën gjë…. Prokurori i padëshiruar u largua para reformës në drejtësi nga detyra.”
300.000 euro kompensim
Por historia e Arben Jorgaqit nuk përfundon me kaq. Ai ka marrë kërcënime pas refuzimit të 300.000 eurove si “kompensim”. “Arbeni u fsheh në Tiranë dhe ndërron rregullisht vendbanimin. Ai ka frikë për jetën…Shpresa e vetme është që Gjykata e Apelit në Tiranë të vendosë në favor të tij. Por për shkak të lidhjeve të politikanëve të nivelit të lartë me rrjetin e mafias së ndërtimit, ai është skeptik.”
Sërish debati në Serbi për Kosovën tërheq vëmendjen e mediave gjermane. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” nën titullin “Prerje e nyjes” (28.08) shkruan se Vuçiçi, dikur i preferuari i nacionalistëve, habit me propozimin e tij për të pranuar humbjen e Kosovës. Debati i kërkuar nga presidenti po zhvillohet me zjarr në Serbi, megjithëse nuk vihet re ndonjë drejtim i qartë i tij.
“Krahas disa teorive të konspiracionit, Vuçiç duhet të dëgjojë akuzat për tradhti nga nacionalistët si edhe nga kisha ortodokse serbe…forcat liberale e shohin këtë tentativë si retorikë boshe.”
Vuçiç – “Willy Brandt serb”?
Vuçiç i ngritur lart madje edhe si “Willy Brandt serb”, megjithëse nuk tha konkretisht, se si duhet të duket zgjidhja, ia lë të tjerëve propozimet konkrete, shkruan gazeta gjermane. Ministri i Jashtëm serb, Daçiç propozoi jo më vonë se gushti ndarjen e Kosovës. Por Süddeutsche Zeitung kujton se propozimi jo i ri i Daçiç “bie ndesh plotësisht me vizionin e bashkësisë ndërkombëtare që ka si parim mosndryshimin e kufijve në Ballkan, që pas përfundimit të luftës në rajon. Një ndarje e Kosovës do të zgjonte orekse të tjera. Për Serbinë, kjo mund të ishte paraloja për të kërkuar më pas bashkimin e serbëve boshnjakë dhe shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës. Përveç kësaj, kjo mund të rriste ambiciet e shqiptarëve me pasoja deri në Maqedoni, ku një e treta e popullsisë janë shqiptarë etikë.”
Po gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në numrin e së hënës (28.08) i kushton vëmendje zhvillimeve në Ballkan. Nën titullin “Të ndaluar në kufirin serb” ajo vëren se shoferi i makinës transportit të parave, i kërkuar nga policia e Mynihut është arritur të ndalet në kufirin serbo-hungarez. “Serbi 26 -vjeçar që ishte larguar nga Serbia, akuzohet për vjedhjen e më shumë se 1 milionë eurove nga makina e transportit- të cilën ai e uzurpoi pas largimit të dy kolegëve nga makina”. Punonjësi i firmës të sigurisë, Prosegur, sipas të dhënave të policisë ishte përpjekur të kalonte kufirin me këmbë në Bacsalmas, por u ndal nga autoritetet hungareze.”/DW
Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili, ka vijuar sulmet ndaj kryemin...
Konsorciumi “Catalyst” i kompanive shqiptare që ka marrë me ...
Policia e Lezhës ka kryer kontrolle blic gjatë 24 orëve të f...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen zyrtare n...
Struktura më e lartë e gjyqësorit shqiptar, Gjykata e Larta,...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar tashmë ekipin e tij të r...
Nëse nuk do të ishte shpikur më parë, shprehja “Qeshim se nu...
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i selisë rozë, ka folu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në lidhje...
Pseudonimsat me dosje, sigurisht, pa kurajo qytetare se inte...
Massimiliano Capuano, Ilir Binjaku, Benard Veliu, Klajdi Sei...
Kryeministri Edi Rama foli nga Llogaraja për dekretimin e qe...
Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri në...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 29 gus...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazet...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazet...
Një ngjarje horror po ndodh në Maminas, teksa një i ri ka hi...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja me armë zjar...
Kryeministri Rama ka mbledhur në Llogara ministrat e tij për...
Nga Bislim AHMETAJKa ditë e si duket përgjatë gjithë kësaj v...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...