Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i autorit, në pranga dhe i plagosuri
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Policia e Lezhës ka kryer kontrolle blic gjatë 24 orëve të fundit në akset kryesore të qytetit, por edhe në ambiente të ndryshme, për të goditur veprimtarinë kriminale të narkotikëve, paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.
Kontrollet janë zhvilluar në bashkëpunim me FNSH Shkodër, prej ku janë proceduar penalisht 11 persona, 3 prej tyre të arrestuar, 1 i ndaluar në kërim dhe 7 në gjendje të lirë.
Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, si “Shkatërrim prone me zjarr”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Vjedhja” etj
Sqarimi i plotë i policisë:
U arrestua në flagrancë nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin Lezhë, shtetasi P. Sh., 52 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke i vënë zjarr në tokën e tij me sipërfaqe rreth 2,5 dynym, duke rrezikuar dhe sipërfaqe të tjera toke të fshatarëve të tjerë dhe tokë pyjore.
Vepra penale në ngarkim të tij “Shkatërrim i tokes me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
U arrestua në flagrancë shtetasi G. LL., 19 vjeç, banues në Mirditë.
Gjithashtu u shpall në kërkim edhe shtetasi M.B. 30 vjeç, banues ne Lezhë.
Gjate kontrollit të ushtruar në një lokal në Shëngjin – Lezhë, shtetasit G.Ll. iu gjetën 1 përforcues grushti, 1 shkop gome dhe 1 brisk metalik.
Vepra penale në ngarkim të tij “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
Gjithashtu, tek ky lokal u konstatuan disa punonjës të pa regjistruar në organet përkatëse.
Vepra penale në ngarkim të M.B. “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 170/a dhe 180 të Kodit Penal.
U arrestua në flagrancë nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në D.V.P.Lezhë, shtetasi M. L. , 18 vjeç, banues në Lezhe pasi gjate kontrollit të ushtruar në mjetin ku ishte pasagjer, iu gjetën 2, 45 gram lëndë narkotike Mariuanë.
Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Gjithashtu u proçeduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit B.M. 19 vjeç, A.N. 19 vjeç dhe Xh.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, pasi ishin drejtues dhe pasagjer në mjet.
Vepra penale në ngarkim të tyre “Moskallzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
U proçedua në gjendje të lirë nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi N.S., banues ne Lezhë, pasi është konstatuar se po ndërtonte pa leje të organeve përkatëse.
Vepra penale në ngarkim të tij “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
U proçedua në gjendje të lirë nga specialistët e Seksionit per hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, shtetasi N.M. 55 vjeç, banues në Mirditë, pasi në banesë iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Vepra penale në ngarkim të tij “Lidhje e paligjshme e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal.
U proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L.S. 24 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas në Kurbin, duke drejtuar mjetin e tij tip Audi është përplasur me mjetin tip Benz. Për pasojë është lënduar pasagjeri në mjetin Benz, ku ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Vepra penale në ngarkim të tij “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
U ndalua shtetasi ne kërkim M.P. 16 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, janë identifikuar në vijim të operacionit “Çadra”, si autor të disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.
Vepra penale në ngarkim të tij “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 134 – 22 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale të rasteve të lartpërmendura, iu kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme./CityNews
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen zyrtare n...
Struktura më e lartë e gjyqësorit shqiptar, Gjykata e Larta,...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar tashmë ekipin e tij të r...
Nëse nuk do të ishte shpikur më parë, shprehja “Qeshim se nu...
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i selisë rozë, ka folu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në lidhje...
Pseudonimsat me dosje, sigurisht, pa kurajo qytetare se inte...
Massimiliano Capuano, Ilir Binjaku, Benard Veliu, Klajdi Sei...
Kryeministri Edi Rama foli nga Llogaraja për dekretimin e qe...
Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri në...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 29 gus...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazet...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazet...
Një ngjarje horror po ndodh në Maminas, teksa një i ri ka hi...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja me armë zjar...
Kryeministri Rama ka mbledhur në Llogara ministrat e tij për...
Nga Bislim AHMETAJKa ditë e si duket përgjatë gjithë kësaj v...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në...
Kryeministri Edi Rama ka uruar një ditë të mbarë për të gjit...
Në listën e tipareve negative, të gënjyerit zë padyshim një ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...