Afera "Siemens"/Ish-ministri dënohet për pastrim parash (Emri)
Gjykata e Athinës ka shpallur fajtor një ish-ministër social...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha sot se ka informuar Uashingtonin se ka afat deri më 1 shtator që të largojë nga vendi një numër diplomatësh dhe se do të sekuestrojë prona diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Rusi.
?I propozojmë palës amerikane,? thuhet në reagimin e ministrisë ruse, ?ta ulin numrin e personelit diplomatik e teknik të ambasadës amerikane në Moskë dhe të konsullatave amerikane në Rusi në nivelin e saktë të personelit diplomatik e teknik rus në Shtetet e Bashkuara?.
Rusia i ka kërkuar Uashingtonit që të reduktojë në 455 vetë personelin diplomatik dhe teknik amerikan që punon në ambasadën e Moskës dhe në konsullatat në qytete të tjera ruse.
Nuk është e qartë se sa konkretisht do të jetë numri i zyrtarëve e punonjësive amerikanë që kërkohet të reduktohen. Një zyrtar në ambasadën amerikane në Moskë shpjegoi pa pranuar të identifikohet me emër, se Shtetet e Bashkuara kanë rreth 1100 vetë në personelin diplomatik në Rusi, por kjo shifër përfshin specialistë amerikane edhe rusë.
Po ashtu Moska ka informuar Uashingtonin se që nga data 1 gusht, personeli i tij nuk do të jetë në gjendje të përdorë një magazinë të ambasadës në Moskë dhe një kompleks pushimi në rrethinat e kryeqytetit rus.
Masat ruse u morën në përgjigje të sanksioneve të aprovuara nga Kongresi amerikan të enjten. Ministria tha se sanksionet amerikane dëshmojnë ?agresionin ekstrem të Shteteve të Bashkuara në marrëdhëniet ndërkombëtare?.
Ligjvënësit amerikanë miratuan të enjten një projek-ligj që vendos sanksione të reja jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut.
Senatorët e miratuan projekt-ligjin me shumicë dërrmuese, 92 vota pro, dy kundër, një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati ranë dakord mbi termat e masës ligjore.
Sanksionet u vendosën në përgjigje të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016. Presidenti rus Vladimir Putin i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Sanksionet synojnë të ndikojnë tek një numër industrish ruse për të dëmtuar ekonomikisht Rusinë.
Presidenti Trump i kundërshton sanksionet, por projekt-ligji ka mbështetje të mjaftueshme në të dyja Dhomat e Kongresit që të mbijetojë edhe nëse presidenti i vë veton. Zoti Trump kundërshton në veçanti pasazhin në ligj që ndalon ndërhyrje nga presidenca me qëllimin për të lehtësuar sanksionet. Shtëpia e Bardhë është munduar prej javësh të ndikonte në zbutjen e sanksioneve të reja.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim duke thënë se sanksionet do të kenë ndikim tek sektori evropian i energjetikës.
Gjatë negociatave disa javëshe, administrata Trump u bëri rezistencë përpjekjeve që i shikonte si tentativë për të kufizuar kompetencat e degës ekzekutive për të lehtësuar sanksionet. Shtëpia e Bardhë ka argumentuar se këto përpjekje kufizojnë kapacitetin e Shteteve të Bashkuara për të ndikuar tek sjellja e Rusisë dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë me Putinin. Tani Shtëpia e Bardhë ka shprehur mbështetje:
?Presidenti i mbështet fuqimisht sanksionet ndaj këtyre vendeve dhe ato do që të mbeten në fuqi. Por njëkohësisht ai do të sigurohet se do të arrijmë marrëveshje të mira. Të dyja këto janë shumë të rëndësishme për presidentin,? tha zëvendës zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders të hënën në konferencën për shtyp.
Sipas medias shtetërore ruse, Zëvendës Ministri i Jashtëm Sergei Riabkov paralajmëroi të mërkurën se sansionet e reja eliminojnë çdo shans për përmirësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit. Ai shtoi se Rusia e kishte paralajmëruar më parë administratën Trump se do të kundërpërgjigjej nëse ligjvënësit amerikanë e miratonin ligjin./VOA
Gjykata e Athinës ka shpallur fajtor një ish-ministër social...
Kryeministri Edi Rama është politikani më i përfolur për sa ...
Koreja e Veriut kreu të premten një provë tjetër me raketë b...
Gjykata e Lartë britanike e ka cilësuar si të paligjshëm ven...
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e ...
Presidenti i vendit, tashmë ka caktuar datën 3 gusht për mba...
Flokët janë një detaj shumë i rëndësishëm gjatë stinës së ve...
Pas 150 vitesh mbretërim, makinave me naftë dhe me benzinë d...
Gjërat e papritura ndodhin; një pushim surprizë, një dasmë e...
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pothuajse në mën...
Jo çdo mashkull mund që t’i shprehë ndjenjat e tij në mënyrë...
Google ka lëshuar vitin e kaluar një aplikacion interesant q...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një dëgjesë ...
Dy drejtorë në Shkodër kanë refuzuar kërkesën e kryeministri...
Partia Demokratike njoftoi sot një tjetër protestë para Bash...
Në gjashtë karvane me nga njëzetë automjete luftarake sot në...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një dëgjesë me qytetarët e...
Kryeministri Edi Rama u përplas pasditen e sotme me drejtori...
Lajmi i bujshëm i marrjes së vendimit surprise vjen nga Paki...
Gjykata e Kroacisë vendosi sot ekstradimin e Ballist Morinës...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...