web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i gjykatës/Reagon Tahiri: Shyqyr! Dënohet artist i shpifjeve

24 Maj 2017, 12:14, Aktualitet CNA

Ish-ministri Saimir Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila dënoi me 500 mijë lekë gjobë deputetin e PD, Edi Paloka për shpifje.

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-ministri Tahiri shkruan se më në fund u dënua një tjetër artist shpifjesh. Më tej, ai shton se drejtësia e qytetarëve nuk vonon sa drejtësia e gjqytarëve.

?Nje gjyq i sterzgjatur, me ne fund i fituar. Nje tjeter artist shpifjesh, me ne fund i denuar. Ne #shqiperineqeduam nuk ka vend edhe per ata qe punojne edhe per ata qe genjejne. Shyqyr qe drejtesia e qytetareve nuk vonon sa drejtesia e gjyqtareve. Ndaj, #shihemine25?, deklaron Tahiri./CityNews





Lajmet e fundit nga