Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
ORGANI MË I LARTË, ASNJË FJALË PËR SKANDALET
Qytetarët duhet të zgjedhin përfaqësues të përgjegjshëm
” ‘Z-Mobile’, ‘AXOS’ dhe shumë kontrata të tjera janë produkt i ekzekutivit, që duhet të hetohet dhe fajtorët të përgjigjen për veprat e tyre. Kjo nuk mund të bëhet me përbërjen aktuale të Kuvendit e aq më pak me këtë Qeveri, por asgjë nuk do të kalojë pa përgjigjen e duhur. Ata që e vjedhin djersën e qytetarëve do të përgjigjen për veprimet e tyre të paligjshme”, shprehet deputeti Ismajl Kurteshi
Duke parë mosveprimin e Kuvendit të Kosovës, madje as reagimin minimal në përpjekje të mbrojtjes së aseteve kryesore të shtetit të Kosovës nga grabitja e pamëshirshme e grupeve kriminale të interesit, analistët politikë, njohësit e fushës së sundimit të ligjit, por edhe deputetë nga pozita dhe opozita, konsiderojnë se me këtë neglizhencë, institucioni më i lartë përfaqësues në vend po bie tërësisht. Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë u duhen qytetarëve këta përfaqësues të popullit, të cilët nuk dalin asnjëherë në mbrojtje të parasë dhe aseteve publike të shtetit, siç është rasti me zhvatjen nga kompania ‘Z-Mobile’, që përmes skemave puro-korruptive e kriminale i zhvat kompanisë publike rreth 35 milionë euro, ndërsa tani janë edhe pretendimet e ‘AXOS’-it për zhvatje po ashtu kundër Qeverisë dhe PTK-së rreth 400 milionë euro, që shumë shpejt flitet se do të bëhen realitet, pa lënë anash edhe shpërdorimet ashiqare të tenderëve e kontratave të kurdisura për zhvatje e puro-kriminale ndaj aseteve publike dhe buxhetit të shtetit. Kjo gjendje dëshmon se shumica absolute e deputetëve të Parlamentit të Kosovës dhe ministrat e Qeverisë janë vetëm një mashë e shefave të tyre partiakë, të cilët kanë interesa të mëdha korruptive, të inkriminuar në kompanitë mafio-oligarkike, të cilat po e shkatërrojnë definitivisht ekonominë dhe buxhetin e Kosovës.
Vetë i bëjnë, vetë i shkelin kontratat
Analisti politik, Hidajet Ahmeti, thotë se ka shumë raste, kur Kosova po i humb në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit dhe ndaj përgjegjësve nuk reagon askush, as të zgjedhurit e popullit, sepse ata janë vartës besnikë të politikës së lidhur me bizneset e inkriminuara. “Kemi rastin kur Ministria e Brendshme e humbi arbitrazhin me një kompani austriake në lidhje me kontratën për pasaportat biometrike. Vendimet e kësaj Gjykate ndërkombëtare janë forma të sofistikuara të legalizimit të korrupsionit. Shteti, nëpërmjet ndërmarrjeve e institucioneve publike, bën kontrata me biznese që i zgjedhë vetë, me të cilët biznese ka marrëveshje të pashkruara. Këto kontrata, më pas, shteti i shkel vetë. Bizneset e zgjedhura, ndërsa, dërgojnë shtetin në gjyq. Marrin dëmshpërblim milionësh si përfundim krejt në mënyrë të orkestruar e jo të rastësishme”, është shprehur ai. “Kështu, paratë e shtetit, me miliona, nëpërmjet rrugëve krejtësisht ligjore kalojnë tek privatët si në hiçgjë. Kompaninë private, përdoren pastaj për financim të partive politike, që falë tyre mbijetojnë këto biznese të nëntokës, dhe kështu funksionon ky sistem i sofistikuar. Është një heshtje pak sa e çuditshme si nga pozita, por më shumë nga opozita parlamentare. Humbja e milionave euro nga vendimi i Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit është një barrë e madhe për shtetin e dobët të Kosovës. Është një punë që kërkon hetim të pavarur, si për kurdisjen e shumë kontratave dhe prapavijën e mospërmbushjes së dispozitave të kontraktuese, por edhe për heshtjen e opozitës karshi në dëmi shumë të madh, që po u servohet Republikës së Kosovës”, tha Hidajet Ahmeti. Ai ka pohuar gjithë kjo humbje milionëshe është një kurdisje në mënyrë të sofistikuar, duke e dëmtuar buxhetin e varfër të Republikës së Kosovës.
Kuvendi iu nënshtrua Qeverisë
Prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi konsideron se nga ky aspekt, çështja e funksionimit dhe e kryerjes së detyrës për çka deputeti e ka marrë votën e popullit, është një ndër detyrat më të mëdha dhe shume domethënëse për funksionimin e shtetit ligjor. Kjo aq më tepër, kur sistemi ynë politiko-shoqëror dhe juridik është sistem parlamentar, ndonëse mjerisht kjo nuk po funksionon në shtetin e ri dhe demokracinë e brishtë kosovare. Ai thotë se veç ligjeve, që dalin nga Parlamenti, mbi bazën e Kushtetutës si akt më i larte juridik, ky organ mund të marrë vendime të rëndësishme në interes të mbrojtjes së interesave madhore të shtetit. “Me atë kontrollohet tërë ekzekutivi, sepse Qeveria duhet dhe është e obliguar që të raportojë për të gjitha veprimet para Kuvendit. Që kjo të funksionojë si duhet në Kuvend, themelohen edhe komisionet adekuate të Kuvendit, sikundër është e organizuar vetë Qeveria nëpër ministri dhe kontrollohet çdo ministri nga komisionet e tilla dhe nga Kuvendi në seancat parlamentare, duke dhënë llogari për punën e vet”, tha Kelmendi. Mirëpo, ai thotë se deri tash Kuvendi si shumicë nuk i është kundërvënë asnjëherë Qeverisë për gabimet që ka bërë, e aq më pak ka vepruar edhe ndaj veprimeve të kundërligjshme të agjencive të caktuara, që i ka nën mbikëqyrje. ‘Deputetët nuk e kanë vetëm një punë, atë të një plaçkitjeje, por të tëra plaçkitjeve që aktualisht janë duke u kryer nga organet e shtetit, kryesisht nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila tërë vendin e shiti me çmime qesharake dhe asgjë nuk bëri në drejtim të zhvillimit ekonomik. Tani edhe kjo çështje është nën kompetenca të kuvendarëve, sikurse edhe Bordi i tillë i AKP-së, i RTK-së, i Obiliqit, i Energjisë Elektrike, i Hekurudhave, i Kontrollit të gazrave, i Trustit, i QKUK-së etj., janë nën kontrollin e Kuvendit, dhe, nëse kuvendarët dështojnë, ashiqare i dëgjojnë udhëheqësit e tyre politikë, si dhe veprojnë në kundërshtim me interesin e votuesit të vet, derisa shteti e humb karakterin e vet dhe shndërrohet në shtet joligjor dhe shumë të rrezikshëm për vendin”, tha Kelmendi.
Qytetarin nuk ka kush ta përfaqësojë
Politologu Arsim Haziri thotë se ky Kuvend, me sjelljet tilla, e ka humbur kredibilitetin për të qenë përfaqësues i zërit të vërtetë të popullit, sepse pjesa dërrmuese e deputetëve nuk arrijnë të plasojnë zërin qytetar në Kuvend. “Parlamenti përfaqëson institucionin më të lartë, vendi ku hartohet orientimi progresiv i shtetit tonë, vendi kur vendoset zhvillimi dhe mbrojtja e interesin publik. Mirëpo, ky funksion nuk vlen edhe në rastin tonë, ai shihet vetëm si zbatim i egove subjekteve politike, ai shihet si mjeti më relevant për avancimin politik dhe ekonomik, dhe duke qenë i tillë, s’mund të përmbushë misionin për të cilin merr detyrim kushtetues”, u shpreh ai. Resursi social, ekonomik, juridik dhe kulturor në vendin tonë kanë mbetur pa pronarë të drejtë, ato duke u gjendur nën këtë situatë vazhdojnë të përvetësohet e shkelen në masë të madhe. E tillë është edhe përpjekja e kompanisë “Z-mobile” për të korruptuar resurset e kompanisë publike-PTK-së, pra përmes skemave korruptive dhe përmes shpërdorimeve të kontratave, arrihet të dhunohet padrejtësisht kjo pasuri publike”, tha Arsim Haziri./Kosova sot
Ky është momenti rrëqethës kur qytetarët që kishin dalë për ...
Njerëzit toksikë e mposhtin logjikën. Disa janë verbërisht t...
Qeveria ka miartuar një projketligj i cili synon negocimin e...
Besarta Gashi bashkë me të bijën Leonidën 9-vjeçe, kanë qenë...
Sa më shumë të reja zbulon shkenca për të jetuarit shëndetsh...
Vendimi i Presidentit Trump për të autorizuar goditjen e një...
Partneri do jene gjate gjithë kohës ne anën tuaj sot dhe do ...
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Pol...
Petrit Disha banues në Çermë të Lushnjës, tregon se në vitin...
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka komentuar takimin e k...
Një sherr banal dhe i turpshëm ka ndodhur në rrugët e kryeqy...
Zgjedhjet e 18 qershorit kanë “zbritur” në studion e moderat...
Një sulm me kamion trondit sot Stokholmin e Suedisë, duke ma...
Një aksion ndërkombëtar antidrogë u zhvillua në afërsi të Ko...
Analisti Ilir Kulla ka zbuluar në “Zonë e Lirë” se kryeminis...
Dy analistët, Henri Çili dhe Ilir Kulla, janë përplasur në s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ...
Analisti Ilir Kulla ka folur për krizën politike në vend dhe...
Botuesi Henri Çili ka folur për krizën politike në vend.Çili...
Policia vijon të godasë të tjera raste të trafikimit të lënd...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...