“Shpërthen” aktori i njohur/Idiotësi, të shohim ata që bëjnë seks treshe e katërshe?!
Aktori i njohur, Reshat Arbana, është përfshirë në debatin m...
Nga Azem Parllaku Shpërthimi i ndodhur dje tek reparti ushtarak në Porto-Romano, me pasojë dy të plagosur klasifikohet si ngjarje e jashtëzakonshme, madje dhe shumë e rëndë. E tillë është ajo, kur ka ndodhur në një bazë ushtarake, aty ku praktikisht masat e sigurisë duhet të jenë të shkallës sipërore. Siç ndodh rëndom në të tilla raste, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, nuk qasin për publikun informacionin e saktë, përkundrazi i fshehin incidente të tilla me rrezikshmëri për jetët njerëzore. Zyra e shtypit e Kodhelit nuk e ka njoftuar këtë ngjarje, ndonëse Policia e Durrësit dha versionin e saj, menjëherë pas shpërthimit në repartin ushtarak në Porto-Romano.
“Më datë 22.03.2017, ora 14:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar për të marrë mjekim shtetasit E.K. 37 vjeç, banues në Tiranë dhe V.Sh. 46 vjeç, banues në Durrës, roje (civilë dhe jo ushtarakë) tek reparti ushtarak, në Porto-Romano, Durrës. Shtetasit e mësipërm kanë korrur barin brenda territorit të repartit ushtarak dhe më pas i kanë vënë zjarrin për të djegur sasinë e barit të korrur. Në djegie e sipër të barit të korrur ka ndodhur një shpërthim (nuk dihet çfarë ka shpërthyer) dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit e lartpërmendur. Meqenëse ngjarja ka ndodhur brenda territorit të Repartit Ushtarak njoftojmë se veprimet e mëtejshme do të kryhen nga grupi hetimor i Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë. Është dukshëm e qartë, tendenca për t’a mbajtur të fshehur ngjarjen, nga ana Qendrës Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm.
Vetëm pasi Policia e Durrësit dhe mediat e raportuan ngjarjen, burimet nga Shtabi i Përgjithshëm thanë se, ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, ndërkohë që, sipas Policisë së Durrësit, të plagosurit kanë shkuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit në orën 14:15. Policia thotë në njoftimin e saj zyrtar se, dy të plagosurit janë civilë, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm thotë se njëri nga të plagosurit është ushtarak. Policia thotë se, civilët po korrnin barin në territorin e repartit ushtarak, Shtabi i Përgjithshëm thotë se, ngjarja ka ndodhur gjatë pastrimit rutinë të territorit. Gjithësesi dhe fatkeqësisht, ngjarja tashmë ka ndodhur dhe ka ardhur si rezultat i ndezjes së zjarrit, por kurrësesi nuk mund të besohet se ajo erdhi nga shpërthimi i një kapsolle, siç pretendohet nga Shtabi i Përgjithshëm.
Është absurde t’a besosh se, nga shpërthimi i një kapsolle mund të plagosen rëndë dy persona. Një tjetër version në lidhje me ngjarjen është dhe dyshimi, se lënda plasëse që ka shpërthyer ka qenë barut. Sidoqoftë, ajo çfarë është shqetësuese në raste të tilla, ka të bëjë me menaxhimin e masave të sigurisë në repartet ushtarake, më keq ende kur, baruti, kapsollat dhe lëndët e tjera plasëse, janë të shpërndara apo ruhen jashtë çdo kriteri. Ndërsa sa i përket menaxhimit të informacionit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, porosia e Kodhelit është që ngjarjet që me të vërtetë përbëjnë lajm, të mbahen të fshehura. Kështu ndodhi vetëm dy muaj më parë, kur një incident i rëndë ndodhi në Laboratorin Kimik të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke sjellë edhe plagosjen e rëndë të ushtarakes B.S. Ngjarja vijon të mbahet e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nuk është raportuar në media, edhe pse gjendja e ushtarakes është cilësuar si “djegie e rëndë”. Kodheli refuzon dërgimin e ushtarakes B.S. për kurim të specializuar jashtë vendit, pikërisht për faktin se mos dekonspirohet ngjarja e ndodhur./CityNews
Aktori i njohur, Reshat Arbana, është përfshirë në debatin m...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrë...
Deputeti Ben Blushi ka folur për partinë e tij LIBRA, e cila...
Ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe njeriu që drejtoi r...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk do të marrë pjesë n...
Mbetjet e një skafi janë gjetur në Vlorës, mes Karaburunit d...
Qyteti i Durrësit do të mbetet sot pa ujë të pijshëm.Ujësjel...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Ukrainën. Ngjarja ka n...
Policia britanike ka arrestuar shtatë persona pas sulmit që ...
ILDK dhe DSIK vijojnë punën me vrull për të verifikuar figur...
Në një intervistë për të përditshmen “Sot”, deputeti Ben Blu...
Kryeprokurori Adriatik Llalla duket se do ta mbyllë karrierë...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur për protestën e opozitë...
Kupola e Gjyqësorit mbulon paaftësinë e zyrtarëve,shkruan ga...
Policia e Elbasanit ka identifikuar autorët e atentatit të m...
Një moment dramatik është publikuar nga sulmi tronditës në L...
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Zhvillimi i bllokuar nga mafio-politikanët dhe mafio-biznese...
DASHI 21. mars – 20. prill Mundohuni te mos e ndërlikoni me ...
Në historinë 105 vjeçare të shtetit shqiptar ai padyshim mbe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...