web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blushi zbulon arsyet/Pse qytetarët duhet të votojnë LIBRA-n

23 Mars 2017, 09:34, Aktualitet CNA

Deputeti Ben Blushi ka folur për partinë e tij LIBRA, e cila ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në një intervistë për ?Sot?, Blushi deklaroi se LIBRA ka nisur fushatën në rrugët e Tiranës, në shumë qytete dhe fshatra të Shqipërisë. Më tej, ai ka sqaruar arsyet pse qytetarët duhet të votojnë LIBRA-n më 18 qershor.

?Ne duam të përfaqësojmë shtresën e mesme dhe të varfër. Duam që në Shqipëri pasuria të ndahet në mënyrë të drejtë, të ketë më pak barrë sociale për shtresat e mesme dhe të varfra?, tha .

Gjithashtu, Blushi ka folur dhe për kriteret që duhet të plotësojnë ata që kandidojnë për deputetë në LIBRA.

Pjesë nga intervista:

-Si po ecën procesi i përgatitjes së LIBRA për zgjedhjet e 18 qershorit?
Ne po bëhemi gati për zgjedhje dhe kemi nisur fushatën siç po e shikon edhe sot, po dalim në rrugët e Tiranës ashtu siç edhe në shumë qytete dhe fshatra të Shqipërisë. Jemi non stop në fushatë. Fushata jonë ka dy ndryshime; e para, duke qenë një parti e re jemi duke vetorganizuar partinë siç e shikon, dhe së dyti kërkojmë mbështetjen e njerëzve për një projekt i cili synon për të rrëzuar me votë të lirë të gjitha partitë e vjetra, sidomos këta 3 të vjetrit të cilët po na qeverisin prej 25 vjetësh dhe kanë një bilanc katastrofal. Jemi përditë në fushatë.

-Pse duhet të votojnë qytetarët LIBRA më 18 qershor?
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë arsye të votojnë LIBRA, për të hequr përfundimisht monopolin e 3-4 partive të vjetra nga administrimi dhe qeverisja. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë arsye të votojnë LIBRA, për shkak se është e vetmja parti ndryshe nga partitë e vjetra që janë partitë e të pasurve, të evazorëve, të atyre që kanë bërë krime dhe janë futur në Parlament prej tyre. Këto parti përfaqësojmë këto kategori njerëzish. Ne duam të përfaqësojmë shtresën e mesme dhe të varfër. Duam që në Shqipëri pasuria të ndahet në mënyrë të drejtë, të ketë më pak barrë sociale për shtresat e mesme dhe të varfra. Të mbështetet punësimi i të rinjve. Dhe të ketë më shumë barazi e drejtësi, dhe të ndëshkohen politikanët siç ndodh me njeriun e thjeshtë që shkon 6 muaj në burg për një gjobë energjie dhe përfundon në burg për një cigare pa leje. Ndërkohë, ata që e mbjellin nuk ndëshkohen. Ky është një vend i padrejtë dhe nëse votojnë LIBRA do të ketë më shumë barazi, drejtësi edhe mbështetje e shtresës së mesme dhe të varfër.

-Partia juaj ka hapur garën për deputet, çfarë kriteresh duhet të përmbushen dhe si do të jetë procesi i përzgjedhjes?
Ne nuk kemi kushte për kandidatët tanë, kemi vetëm thirrje. Nëse mund t?i quajmë kushte janë mos të jesh i dënuar, mos të jesh bandit, mos të jesh marrë me drogë, të mos jesh evazor, të kesh paguar taksat, të jesh i ndershëm, me punë ose pa punë nuk ka rëndësi, të përfaqësosh shtresën e mesme dhe të varfër. Të ketë përballuar jetën me djersën e vetë. Këto janë njerëzit që duhet të përfaqësojnë LIBRA dhe të shkojnë në Parlament. Nuk kemi kushte specifike, kemi vetëm raportin me ligjin, nderin dhe komunitetin. Kush nuk ka cenuar këto gjëra, mund të jetë kandidat i LIBRA në zgjedhjet e 18 qershorit./CityNews





Lajmet e fundit nga