Atentati përballë gjykatës/Policia: Ja kush qëlloi mbi 38-vjeçarin
Policia e Elbasanit ka identifikuar autorët e atentatit të m...
Kupola e Gjyqësorit mbulon paaftësinë e zyrtarëve,shkruan gazeta Kosova Sot.
Konstatimi i përfaqësuesve të shoqërisë civile dhënë në medie para dy ditësh se KGJKja që nga viti 2011 nuk ka zbatuar rregulloren për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve, pra nuk ka bërë asnjë matje të mirëfilltë e të besueshme të perfomancës së asnjë gjyqtari për shkeljet eventuale të tij, sipas analistëve të kësaj fushe është mjaft brengosës dhe flet për neglizhencë nga KGJK-ja në këtë drejtim. Ndaj është shtruar edhe çështja se a duhet që kupola e Gjyqësorit KGJK, të jetë një trupë vërtet e pavarur, e paanshme dhe me etikë e integritet profesional, ngase vetëm në këtë mënyrë drejtësia mund të vihet në shërbim të qytetarëve dhe t’i mirë-shërbejë vendit në rritjen e imazhit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm?! Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se nëse qëndron konstatimi se KGJK-ja, që nga viti 2011 e këndej nuk ka bërë kontroll të mjaftueshëm për institucionin që vet e ka në kompetencë, duke mos e vlerësuar punën e tyre profesionale, integritetin profesional e moral, pra të gjyqtarëve, kjo do të thotë se vetë KGJK-ja është pjesë e dështimit, prandaj mban përgjegjësinë për degradimin e sistemit deri në këtë nivel. Ndërkaq, sa i përket asaj se a është e gatshme Kosova të bëjë ndryshime thelbësore në Kushtetutë që mundësojnë reformën nga e para në drejtësi ashtu siç do të ndodhë në Shqipëri, Dibrani thotë se asnjë institucion dhe asnjë vend nuk pyetet nëse është apo jo i gatshëm të japë llogari ose të reformohet
Me të inkriminuar, nuk ka sundim ligji
Sipas Dibranit, ndryshimet në sistem i bëjnë lëvizjet reformatore, të cilat duhet që të ndodhin edhe në Kosovë, sepse vetëm ato nisma i lëvizin reformat për të sjellë ndryshime, por fatkeqësisht siç tha lëvizje reformatore s’kemi, prandaj sistemi i drejtësisë, duke përfshirë edhe KGJK-në, ka rënë në gjumë dhe nuk brengoset fare, sepse kërkesat sporadike nuk do të sjellin kurrë ‘Vettingun’ në Kosovë. ” Përndryshe, asnjë gjyqtar i korruptuar dhe asnjë prokuror i shantazhuar nuk ndajnë drejtësi, nëse ata janë vetë pjesë e krimit dhe korrupsionit. Ata vazhdimisht përpiqen për t’i mbuluar veprimet e tyre, madje me një çmim të lartë për vendin, ndërsa KGJK, duket se është pjesë e përgjegjësisë, pasi neglizhenca e tyre, i ka kushtuar shumë drejtësisë në Kosovë”, ka vijuar më tej ai. Dibrani nënvizon se me njerëzit aktualë të inkriminuar në kupolën e Gjyqësorit, në mesin e të cilëve ka edhe të inkriminuar, asnjëherë nuk do të ketë sundim të së drejtës në Kosovë, ngase, sipas tij, në asnjë mënyrë, krimineli nuk bëhet humanist, madje për më keq, ai vazhdon krimin dhe në përpjekje për ta mbuluar krimin e vjetër, thellohet në krime dhe abuzime të reja. “Por, si duket drejtuesit e institucioneve kosovare vuajnë nga virusi i së kaluarës, prandaj e tashmja i ka tmerruar, ndërsa për ta e ardhmja është e zymtë. Ndërsa në anën tjetër me dhjetëra herë deri më tani është theksuar në medie nevoja e një ‘Vettingu’ për drejtësinë në Kosovë, madje është besuar vetëm tek një gjeneratë tjetër, e cila do të specializohej profesionalisht në Amerikë apo gjetiu, për ta drejtuar si duhet sistemin e drejtësisë, në të kundërtën reformat nuk do të kenë sukses. Vetëm gjenerata e re, e cila nuk është mëkatare për pasojat që i ka shkaktuar gjenerata e vjetër, sistemit të drejtësisë mund ta shpëtojë Kosovën”, theksoi Dibrani
Presidenti të kërkojë shpjegime nga KGJK-ja
Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, mendon se matja e performancës së gjyqtarëve nga ana e KGJK-së duhet të jetë ABC-ja e punës së këtij këshilli, derisa siç tha doemos duhet të vlerësohet puna e tyre, si nga aspekti profesional, etik etj. “Natyrisht nuk është njësoj si një gjykatës, i cili gjatë një viti i ka zgjedhur x lëndë, ndërsa një tjetër y lëndë, edhe pse këtu mund të hyjnë në punë edhe raste të vështira, edhe më të lehta etj., por nëse një gjykatës dështon totalisht në numrin e zgjidhjes së rasteve dhe nëse një gjykatësi të shkallës së parë vazhdimisht i kthehen vendimet ose i ndryshohen ato atëherë duhet shikuar se çfarë është puna me atë gjykatës”, u shpreh ai. “Fakti që KGJK-ja nuk e ka bërë një punë të tillë tregon se ajo është sjell në mënyrë oportune duke thënë ‘hajde se koleg’ tanë janë dhe t’i grahim kështu’, gjë që kjo flet keq për aspektin etik të anëtarëve të KGJK-së, sepse ata me gjasë janë zgjedhur aty si më të mirët pra ata të cilët duhet të vlerësojnë punën e të tjerëve”, vijoi më tutje Spahiu. “Mendoj se në këtë drejtim do duhej të ndërhynte edhe presidenti ta zëmë për t’i bërë pyetje KGJK-së se përse ka ndodhur një neglizhencë e tillë, por edhe duhet që edhe organizatat joqeveritare që merren me fushën e gjyqësisë të raportojnë publikisht, por edhe para presidentit që të thonë ja kjo është gjetja jonë dhe për të kërkuar sqarime publike nga KGJK-ja për performancat e gjykatësve të caktuar”, vlerësoi Spahiu./Kosova Sot
Policia e Elbasanit ka identifikuar autorët e atentatit të m...
Një moment dramatik është publikuar nga sulmi tronditës në L...
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Zhvillimi i bllokuar nga mafio-politikanët dhe mafio-biznese...
DASHI 21. mars – 20. prill Mundohuni te mos e ndërlikoni me ...
Në historinë 105 vjeçare të shtetit shqiptar ai padyshim mbe...
Nëse ndonjëherë keni bërë seks me një mashkulli, e keni parë...
Kamera e emisionit “STOP” ka filmuar, sesi shiten produktet ...
Nga Oerd Bylykbashi22 mars – 25 vjet me pas. 25 vite me pas ...
Bashkimi Europian ka mbushur gjashtëdhjetë vjeç. Më saktë do...
Në ditën e 33-të të protestës për zgjedhje të lira e të nder...
Partia Demokratike dhe aleatët i kanë kaluar tridhjetë ditët...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë tel...
Ish-kryeministri Sali Berisha është rrëfyer për jetën e tij ...
Nëse tashmë ka kaluar një kohë që kur në krevat nuk keni pas...
Pas sulmeve të mundshme terroriste në zonën e parlamentit br...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer më në fund heshtjen, ...
Por duket se ajo është mënyra më e mirë për të thënë “mirëmë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, foli mbrëmj...
Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme për situatë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...