Sulmi në Londër/Trump telefonon kryeministren May, ja çfarë i thotë
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë tel...
Partia Demokratike dhe aleatët i kanë kaluar tridhjetë ditët në çadër por ende nuk ka qoftë edhe një sinjal serioz për gjetjen e një zgjidhjeje. Kryetari i opozitës Lulzim Basha këmbëngul për qereri të përkohëshme ndërsa kryeministri Edi Rama vazhdon të qëndrojnë në pozicionin e tij me argumentin se nuk ka situatë për një lëshim kaq ekstrem.
Aludohej për gjoja një marrëveshje të fshehtë pozitë-opozitë por faktet tregojnë se ishin vetëm fjalë. Optimistët e presin një zgjidhje ndërsa të tjerë shtërngojnë dhëmbët me urrejtje sa herë në vesh u vjen një fjalë e tillë. Pse kjo arrogancë nga sunduesit?! Ata e dinë mirë se në demokraci duhet të dëgjohet fjala e opozitës aq më tepër kur flitet për besueshmëri të procesit zgjedhor. Zoti Basha e thërret paqësisht kompromisin por nuk duhet të harrojë se janë të pakta shpresat për një ?deus ex machina?.
Kjo situatë me shumë gjasë ia vështirëson ndërmjetësimin e dëshiruar edhe Ilir Metës. Ky i fundit shfrytëzon pamundësinë e Presidentit të Republikës për të qëndruar mbi palët pasi asnjëherë nuk është marrë në konsideratë nga selia rozë.
Opozita ndalet në nevojën për qeveri teknike duke e konsideruar atë të vetmen garanci për zgjedhjet. Për këtë e djathta ka hedhur mjaftueshëm fakte në publik. Paratë e trafikut të marijuanës mund ta ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve. PD-ja e lëshoi ?bombën? që me në përballjen e jashtëzakonshme për kreun e Bashkisë Dibër, ku edhe skandali nuk e rrudhi ?rilindjen? dhe koalicionin e majtë. Ata e rritën disa fish diferencën, krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2015. E njëjta gjë ndodhi edhe në Ersekë.
Parimisht jam dakord me opozitën edhe pse kam rezerva për kohën kur ajo ishte në pushtet. Kultivimi dhe trafiku i narkotikëve nuk mund të masivizohen pa lëshimet e strukturave ligjzbatuese. Pa mbështetjen e tyre këto do të ishin në minimum. Ndaj trafikantët për të realizuar aktivivetin e tyre kriminal synojnë lidhjen me pushtetin. Ata financojnë fushata, promovojnë njerëz dhe ndikojnë në orientimin e votës. Duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike kërkojnë kundrejt shpërblimit apo punësimit mbështetje në këtë sipërmarrje. E pra kjo është një arsye që e justifikon qartazi kërkesën e opozitës. Qeveria teknike do ta ketë ?jetën? e shkurtë, kohë kjo e pamjaftueshme për të bërë ?kompromise?.
Kërkesa e opozitës për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë gati në fund të mandatit katërvjeçar e ka edhe një arsye tjetër. Kjo ka të bëhë me përdorimin në zgjedhje dhe orientimin e votës së të punësuarve në institucionet publike.
Kur erdhi në pushtet në vitin 2013, Edi Rama nuk mundi të realizonte spastrime masive në administratë. Largimet edhe pse mund të dëshiroheshin për të sistemuar përkrahësit e papunë në tetë vite të qeverisjes së djathtë nuk u realizuan ashtu siç përkrahësit e tij prisnin. Kjo jo se iu përmbajtën parimeve, por se nuk mundën. Një pjesë e administratës gëzonte të drejta nga Statusi i Nëpunësit Civil apo Kodi i Punës. Disa u treguan ?të zgjuar? duke përdorur një teser anëtarësie të koalicionit, si ombrellë për të qëndruar. Të tjerë thuhet se iu dorëzuan drejtuesve të rinj në forma jo ligjore. Kjo është tablloja e administratës sot edhe pse besoj se aty ka vend për ndërhyrje urgjente. Administrata nuk mund të qëndrojë jashtë realitetit.
Të punësurit e vet e majta i thërret në takime dhe mitingje, ndërsa eprorët partiakë nuk ngurojnë t?i detyrojnë vartësit të ndjekin kauzën e tyre. Opozita informohet për gjithçka ndodh në institucione. Ajo i ka aty njerëzit e saj. Nisur nga kjo situatë e djathta synon largimin e kryemnistrit për t?i dhënë frymëmarrje administratës që squllet nga drejtuesit që e kanë inspirimin tek ai. Po ashtu me këtë veprim do t?u japë garanci votuesve të saj të punësuar për të shkuar pa as më të vogën drojë tek kutia e votimit. Madje e djathta kërkon të rimarrë elektoratin e humbur në zgjedhjet vendore, të cilët për pragmatizëm votuan me ?zemër të thyer? në favor të koalicionit të majtë.
Nuk besoj se PD-ja ende dëshiron një dalje të mundshme të Metës nga koalicioni që ka edhe pak jetë formalisht. Ky është tanimë një shans i humbur për të. LSI-ja po fiton kohë dhe terren ndërsa opozita dhe kryeinistri po përplasin fort brirët. Ajo fërkon duart për çdo gabim të dy të mëdhajave. Nuk do t?ia dijë për asgjë që është jashtë interesit të saj. Kur shkelet ?në kallo? reagon më fort edhe se ?aftësia? që ka për tu përballur. Për të fituar më shumë pikë ky subjekt politik i mëshon fort konsensusit. Me parrullën qetësi dhe dashuri kjo forcë shton radhët duke pretenduar madje edhe një rrezultat surprizë. A do të mundet?!
Mendoj se edhe Edi Rama nuk e ka seriozisht kur thotë se mund ti bëjë zgjedhjet pa opozitën. Askush nuk beson se ai mund ta bëjë një gjë të tillë. Me gjithë arrogancën e liderit të koalicionit qeverisës nuk do të zhvillohen zgjedhje përjashtuese. Kjo shihet edhe nga veprimet e tij teksa më në fund u kthye te populli, të cilit i puth dorën, por hrron që e përbuzi gjatë gjithë qeverisjes. I ka lëshuar deputetetët, ministrat, drejtorët dhe skuadriljet e servilëve të tyre të flasin me njerëzit. Por ç?do t?u thonë njerëzve këta hajdutë, injorantë dhe shpirtkazmë.
Nga kush ka frikë kryeministri dhe ?lideri i rajonit? kur nga mëngjesi në darkë na mbiu në televizione për të na treguar se sa shumë ka bërë për popullin, vendin dhe madje edhe për shqiptarët kudo ndodhen. Kreu i qeverisë do të ishte më i qetë nëse do ta kishte mbledhur mendjen të hynte në zgjedhje pa opozitën. Madje nëse beson se 18 qershorin do ta kishte të tërin për vete pse e do në krah aleatin taktiko-strategjik.
Kryemnistri duhet ta dijë se një vend anëtar i NATO-s që pret madje edhe hapjen e negociatave për anëtarsim në BE, nuk mund të sillet kështu me opozitën. Por edhe kjo e fundit nuk duhet të presë qetësisht që zgjidhja të vijë nga dora e zotit. Duhet të jetë më aktive në kontaktete me ndërkombëtarët për t?u bërë atyre të qartë një realitet ndryshme nga sa propogandon kryeministri apo ministrat e tij.
Qëndresa e opozitës do vëmendje, ndërsa këkesat e saj dhuhet të dëgjohen mirë për të mos gabuar rëndë./Nga Luan Kondi
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë tel...
Ish-kryeministri Sali Berisha është rrëfyer për jetën e tij ...
Nëse tashmë ka kaluar një kohë që kur në krevat nuk keni pas...
Pas sulmeve të mundshme terroriste në zonën e parlamentit br...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer më në fund heshtjen, ...
Por duket se ajo është mënyra më e mirë për të thënë “mirëmë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, foli mbrëmj...
Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme për situatë...
Dy shqiptarë po përballen me drejtësinë greke, pasi akuzohen...
Guardia di Finanza ka publikuar të dhënat e frikshme të drog...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë...
Analisti Artur Zheji ka vijuar sulmet e tij ndaj kryeministr...
Tre kandidatët për të zëvendësuar gjykatësin Ledi Bianku në ...
Ka qenë një ish-ushtar “Royal Green Jackets”, njësia special...
Neni 88 i Kushtetutës parashikon procedurën dhe afatet për z...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përplasjen e krye...
Është publikuar fotoja dhe emri i personit që dyshohet të je...
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në çadr...
Flamur VEZAJ Hetimi pasuror ndaj të ashtuquajturit “Eskoba...
Parku Kombëtar i Thethit, në Veri të Shqipërisë, është një n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...