web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja me gazetaren Eni Vasili/Ja deri ku shkon paranoja e Ramës

22 Mars 2017, 19:46, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përplasjen e kryeministrit Edi Rama me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e kaluar në emisionin ?Studio e Hapur?.

Duke folur nga çadra e protestës, ish- kryeministri Sali Berisha tha se Rama është paranojak dhe nuk mund të bëjë krahasim me Gjermaninë, pasi sipas tij, atje nuk është mbushur vendi me drogë.

Ndër të tjera, Berisha tha se Rama përfaqëson të shkuarën më të zezë dhe xhelatët e shqiptarëve.

?Çfarë i thoshte gazetares ky paranojak. Po pse tha edhe Merkel ka zgjedhjet në shtator, çfarë do bëjë ajo qeveri teknike? Ja ku shkon paranoja e tij. Por Merkel nuk ka mbushur Gjermaninë me drogë, pasi ajo mban standardet më të larta të demokracisë. Merkel nuk ka mbushur vendin me banda e vrasës për të shtypur opozitën. Je i sëmurë dhe i pashpresë t?i lejosh vetes një krahasim të tillë. Ke djegur çdo shans. Rama është paranojak. Duhet të dëgjosh zërin e çadrës, pasi çadra përfaqëson të ardhmen, kurse ti përfaqëson të zezën e shkuar të shqiptarëve. PD sot e udhëheq një udhëheqës i ri, i cili do të ndërtojë një vend me vlera evropiane. Ndërsa ti përfaqëson xhelatët e shqiptarëve dhe skulptorin kriminal që firmoste për varjen e Avni Zelës. Në çdo qëllim tëndin ndaj vlerave të vendit, ti përfaqëson ish- xhelatin Spiro Koleka. Sepse je rritur në krahët e dajë Kolekës. Je rritur në urrejtje ndaj njerëzve të thjeshtë. Je rritur me kultin ndaj kriminelëve të cilët sot nuk janë më xhelatët, por serialë killer që shëtisin me makina të blinduara dhe bëjnë ligjin. Thirri arsyes, pasi votën e shqiptarëve nuk do mund ta përvetësosh kurrë?, tha Berisha./CityNews





Lajmet e fundit nga