Deputeti i PD ngre zërin për Mirditën: Një trevë me histori nuk mund të fshihet, mos guxoni ta prekni
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...
Në një shkrim për ?BalkanWeb?, gazetari investigativ Artan Hoxha sqaron në detaje se si futet fara e kanabisit në Shqipëri. Ai tregon se ku prodhohet dhe ku blihet ky produkt deri tek shpërndarja dhe mbjellja në Shqipëri.
Hoxha thotë se fara e importuar nga jashtë garanton cilësinë e produktit. Gazetari Hoxha thotë se duke patur parasysh përmasat fare të vogla të farës së kanabisit, është lehtësisht e transportueshme dhe shumë e vështirë për t?u kapur apo dedektuar nga pajisje speciale.
?Pjesa dërrmuese e farës së kanabisit hyn në vend në rrugë ajrore, duke përdorur aeroportin e Rinasit, me persona që shkojnë dhe e blejnë në Holandë apo Spanjë?, rrëfen ai.
Shkrimi i Artan Hoxhës
Afro 70% e farës së kanabisit që kultivohet nga narkotrafikantët apo fermerët e thjeshtë, futet në Shqipëri nga Holanda. Pjesa tjetër futet në territorin e vendit nga Spanja. Një pjesë e kultivuesve, kryesisht ata që nuk kanë mundësi financiare të blejnë farën e ardhur nga jashtë apo që nuk kanë lidhjet e duhura për të siguruar këtë produkt, përdorin farën e vendit, e siguruar nga prodhimi i vitit paraardhës. Fara e kanabisit e ardhur nga jashtë, preferohet më tepër pasi është më cilësore, më e sigurt dhe me rendiment më të garantuar se fara e siguruar në vend.
Për shkak të standardeve të larta se si përzgjidhet fara e importuar nga jashtë, ajo garanton cilësinë e produktit. Në të kundërt, fara vendase paraqet disa probleme, pasi përzgjedhja nuk bëhet nga profesionistë të specializuar të agronomisë, por nga kultivues të zakonshëm, të cilët nuk kanë as mjetet e duhura dhe as aftësinë për të garantuar cilësinë e saj.
Një pjese e mirë e kultivuesve që kanë përdorur farën vendase, janë ndodhur para situatave të paparashikuara prej tyre. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e fidanëve të prodhuar nga fara vendase kanë rezultuar të jenë bimë ?mashkull?, e cila nuk jep prodhim dhe çon dëm investimin.
Shitja e farave të kanabisit në vende si Holanda është e lejuar dhe bëhet nga shitës të licencuar nga autoritetet për këtë aktivitet. Shitësit e farave të kanabisit e bëjnë një gje te tillë pothuaj në qendër të qyteteve kryesore, sidomos në Amsterdam, ku pjesa dërrmuese e këtyre bizneseve është në një nga rrugët më të populluara nga turistët. Çmimi për varietetet e ndryshme të farës se kanabisit varjon në bazë të rendimentit që ajo jep dhe përqendrimit të THC (tetrahidrokanabinoli) përbërësi narkotik.
Nisur nga tabela e çmimeve që disponon emisioni ?Xhungël?, të marrë në një nga lokalet kryesore në qendër të Amsterdamit, për çdo varietet kanabisi vlera monetare luhatet nga disa euro (1.5 euro) deri në disa dhjetëra euro (75 euro) për një farë.
Narkotrafikantët shqiptarë duke qenë se blejnë sasi të konsiderueshme farash, nga disa mijëra deri në disa qindra mijëra, ia dalin të ulin çmimin në mënyrë të ndjeshme. Më konkretisht gjatë vitit të kaluar shqiptarët kanë mundur të sigurojnë farë kanabisi në Amsterdam nga 90 cent euro, deri në 2 euro për farë. Gjatë këtij viti çmimi me konkurrues me të cilin narkotrafikantët kanë siguruar farën në Holandë është nga 1.1 euro për fare deri në 1.5 euro për farë (kokërr). Për një sasi prej 10 mijë farash kanabisi, nevojiten nga 11 mijë deri në 15 mije euro në varësi të shitësit ku blihet.
Fara e kanabisit e blerë në Holandë është e sigurt, cilësore dhe mund të rezultojë jo efektive (bimë mashkull) vetëm 1 deri 10 fara në çdo 1000 fara të blera. Kjo e bën këtë lloj produkti mjaft të kërkuar nga narkotrafikantët shqiptare dhe ata tashmë kanë më shumë se një dekadë që janë klient të rregullt të shitësve në Amsterdam.
Ndërkohë një pjesë tjetër, afro 30% e sasisë së farës që futet në Shqipëri, vjen nga Spanja, ku çmimi është më i lirë dhe varion nga 60 cent euro deri në 70 cent euro. Cilësia e farës është e njëjtë me atë që vjen nga Holanda, por është më e lirë, pasi dhe në Holandë fara e kanabisit importohet nga Spanja. Duke patur parasysh përmasat fare të vogla të farës së Kanabisit, është lehtësisht e transportueshme dhe shumë e vështirë për t?u kapur apo dedektuar nga pajisje speciale. Pjesa dërrmuese e farës së kanabisit hyn në vend në rrugë ajrore, duke përdorur aeroportin e Rinasit, me persona që shkojnë dhe e blejnë në Holandë apo Spanjë. Por një pjesë hyn edhe me postë apo në rrugë tokësore. Janë tepër të rralla rastet kur është kapur sasi fare kanabisi duke hyrë në vend, madje më shumë është kapur duke dalë nga Shqipëria nga turistë të huaj.
Gjatë vitit të kaluar, 2016 policia ka deklaruar se ka asgjësuar 2.5 milionë rrënjë kanabisi, shifër kjo që dëshmon se për ta blerë është dashur minimalisht nga 2.5 milionë euro deri në 3 milionë euro.
Nga Ilirian BlloshmiDeputeti Fatbardh Kadilli ka thënë se Ed...
Pas lajmit të publikuar nga media italiane “Pianeta Italia”,...
Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën në Vlorë se pallat...
Pasditen e së martës në sheshin e lirisë të ftuar për një ba...
Mediat italiane kanë publikuar sot një skandal me importin e...
Sekuestrimi i naftës Pas ankesës së banorëve të fshatrave Go...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet se Bashkia ...
Sipas investigimit të mediave italiane, Shqipëria është përf...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka reaguar menjëherë pas lajmit të ...
Blendi Fevziu ka publikuar sot në website të tij Opinion.al ...
10 PYETJE NJE PERGJIGJE: O ARLIND QORRI A JUA SOLLI DHE PAGO...
Ende pa u miratuar ligji për riciklimin e mbetjeve nga jasht...
I akuzuari për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe k...
Bashkëpunëtori i drejtësisë në grabitjen e bujshme të pak ja...
Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të...
Thelbi i sundimit 3-4 vjecar të “Rilindjes” është trajtimi i...
Nga Alban DaciKy eshte togfjaleshi i Bashes qe kam degjuar d...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot nga çadra ...
Komisioni për Hetimin e ÇEZ ka nisur sërish me debate mes kr...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...