web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Një replikë me Blendi Fevziun për shkrimin e tij apologjetik mbi veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri

28 Shkurt 2017, 18:54, Aktualitet CNA

Blendi Fevziu ka publikuar sot në website të tij Opinion.al një shkrim me titull ?Dështimi i filozofisë Sorosit në Shqipëri?. Shkrimi, pavarësisht nga titulli, në thelb është apologjetik (shfajësues) për Sorosin. Fevziu, duke dashur të bëjë një kronologji të veprimtarisë së Sorosit në Shqipëri, i kalon lehtë ato momente dhe ngjarje që meritojnë një analizë të thellë, çka bëhet shkak që në shkrimin e Fevziut të ketë gënjeshtra të mëdha për veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri. Duke nisur që nga fjalia e parë e shkrimit që thotë:

?Në Dhjetor 1991, kur Xhorxh Soros vendosi të ngrejë fondacionin e tij në Tiranë, Shqipëria ishte vendi i fundit i Lindjes ku komunistët nuk kishin rënë ende nga qeverisja dhe ku opozita demokratike pritej të vinte shpejt në pushtet.?
Nëse Sorosi kishte si synim të ndihmonte Shqipërinë që të krijonte shoqërinë e hapur, siç është parimi i tij filozofik, përse ai vendosi me kaq vonesë që ta ngrejë fondacionin e vet në Shqipëri. Në dhjetor 1991, kur në Shqipëri erdhi i dërguari i Sorosit, shqiptaro-amerikani Fron Nazi (sot ?Nahzi?) në Shqipëri sapo kishte rënë qeveria e Ylli Bufit (Nazi e thotë këtë gjë në librin e tij) dhe ishte e sigurt fitorja e opozitës në zgjedhje. Pse Sorosi nuk provoi që ta krijonte fondacionin e tij në Shqipëri që në vitin 1900 kur regjimi komunist, duke dashur të krijonte një pluralizëm të rremë pa parti politike, lejoi krijimin e organizatave joqeveritare? Sepse nuk do ta lejonte Ramiz Alia. Por le të kishte provuar Sorosi ta bënte këtë gjë dhe pastaj kritikët e tij nuk do të kishin çfarë të thoshin.
Nëse Sorosi do të kishte pasur një përkushtim serioz ndaj filozofisë së shoqërisë së hapur, domethënë të hapjes së shoqërive të mbyllura, ai do të kishte provuar që të niste veprimtarinë e tij në Shqipëri që në 1990. Sorosi nuk e bëri këtë gjë sepse ai kishte interesa të tjera që nuk kishin lidhje me shoqërinë e hapur. Fevziu më tutje falsifikon historinë e veprimtarisë së Fondacionit ?Soros? në Shqipëri, kur thotë:
?Historia e Fondacionit Soros në Shqipëri është më e komplikuar dhe specifike. Që kur Fron Nazi, një shqiptaro ? Amerikan i rritur në Bronks dhe me origjinë nga Puka mbërriti në Tiranë në Dhjetor 1991 dhe deri më sot, Fondacioni ka pasur dy drejtime. I pari ka qenë ai i filozofisë politike të Fondacionit dhe i dyti ai administrativ dhe lidhej me projektet dhe përfituesit e tyre. Aktiviteti administrativ ka pak rëndësi, ndërsa ai politik ka qenë më evident.?
Nëse Fondacioni ka nisur të veprojë që në dhjetor 1991, atëherë kjo do të thotë se për tre vite deri në nëntor 1994, kur ka marrë lejen ligjërisht nga gjykata e Tiranës (kërkesa për këtë është bërë në korrik 1994), Fondacioni ka vepruar pa leje, në mënyrë të kundërligjshme!
Më lart Fevziu kërkon të na bindë se dy drejtimet e punës së Fondacionit, filozofia politike e Fondacionit dhe veprimtaria administrative e tij (eufemizëm për dhënien e parave), paskan qenë të pakordinuara, si dy shina që nuk funksiononin bashkërisht për të njëjtin ?tren?.
Fevziu, duke qenë një nga bythëlëpirësit më të mëdhenj të Sorosit në Shqipëri dhe përfitues prej tij, e ka bërë këtë emision për të pastruar imazhin e Sorosit në Shqipëri. Por si idiot që është, Fevziu, siç thotë një proverb ?në vend që t? i vejë vetulla Sorosit, i nxjerr sytë.? Fevziu e bën këtë kur thotë për Fondacionin ?Aktiviteti administrativ ka pak rëndësi, ndërsa ai politik ka qenë më evident.?
Fevziu nuk e ka lexuar statutin e Fondacionit ku thuhet shprehimisht se ai nuk do të merret me politikë në favor të njërës apo tjetrës palë. Fevziu nuk e di se ligjet shqiptare, si atëherë si sot, e shikonin shkeljen e statutit nga OJF-t si shkak për ndalimin e veprimtarisë së tyre. Tani Fevzoja do të bëjë ndryshime në emisionin që ka përgatitur, nëse dikush ia thotë këtë gjë.
Më tutje Fevziu thotë:
?Prej 1992?1996 Fondacioni u orientua tek opozita liberale e Sali Berishës, kryesisht bashkëthemelues të PD, që tentonin të mbanin një distancë edhe me ish komunistët.?
Fevzo injoranti nuk njeh as gramatikën dhe nga mënyra se si shkruan më lart del sikur fondacioni në vitet 1992-1996 ka mbështetur Sali Berishën, që ishte në opozitë. Por në këtë periudhë Berisha ka qenë në pushtet. Në të vërtetë Fevziu e ka artikuluar gabim mendim sepse ai ka dashur të thotë ?opozita liberale ndaj Sali Berishës?. Me këtë Fevziu ka parasysh atë grup njerëzish në PD ku bënte pjesë edhe Fevziu, që në 1993 krijuan Partinë Aleanca Demokratike.
Fevziu gënjen trashë kur thotë se grupi që krijoi PAD ruajti baraslargësinë si nga PD ashtu edhe nga PS. Sepse PAD bëri aleancë me Partinë Socialiste në opozitë. Në PAD në atë kohë bënte pjesë edhe Edi Rama. Pra mund të thuhet se Sorosi në atë kohë punoi për të përçarë PD-në, për ta izoluar dhe eliminuar politikisht Berishën, duke e shndërruar PD-në një një parti të dorës së tretë, siç është duke e reduktuar sot me anë të Bashës.
Më tutje Fevziu shkruan për veprimtarinë e Fondacionit në Shqipëri:
?Pas vitit 1996 ai u lidh më fort me të majtën dhe në 20 e ca vjet personalitetet e së djathtës të mbështetur nga Fondacioni janë aq të rrallë sa mund ti numërosh me gisht në raport me mbështetjen që ka pasur e majta. Përfshi këtu mbështetjen personale të Ramës, i cili ishte njohur me Sorosin në vitin 1993 në Budapest në rrethana shumë interesante.?
Në të vërtetë Fondacioni ka qenë i indeksuar ekskluzivisht me një individ, Edi Ramën. Kur Sorosi vendosi ta katapultonte Edi Ramën në politikë nëpërmjet një partie që shtirej si e liberale e djathtë, PAD, edhe fondacioni shtirej sikur mbështeste këtë grupim. Kur Edi Rama u afrua me PS-në, e cila e kishte refuzuar në 1991 (si shumë i gjatë ky djalë për mesataren e partisë sonë, kishte thënë Fatos Nano), edhe Sorosi nisi të mbështeste PS-në.
Fevziu në shkrimin e tij thotë se Sorosi dështoi në Shqipëri, por si sorosian që është e shfajëson për shkak të ?shqiptarizimit tipik të tezave të Sorosit?.
Domethënë, sipas Fevziut, shqiptarët i tjetërsuan tezat e Sorosit. Një shfajësim i vjetër ky, që Fevziu e ka kopjuar nga të tjerët. I pari ka qenë Musolini ai që ka thënë në 1943, se shqiptarët nuk u treguan të denjë për Fashizmin. Më pas i përdorur nga Nexhmija Hoxha e cila aludon se shqiptarët nuk ishin të denjë për idetë komuniste që u përpoq të zbatonte Enver Hoxha. Se si e qysh ndodhi tjetërsimi i tezave të Sorosit nga shqiptarët, Fevziu nuk e gjen të nevojshme ta shpjegojë. Në fakt do të ishte një misionin i pamundur, sepse Sorosi në Shqipëri nuk ka pasur interesa të mirëfilltë filozofikë, por i ka interesuar vetëm karriera e personave të caktuar. Pasi kujdeset që të fajësojë shqiptarët për dështimin e Sorosit në Shqipëri, Fevziu thotë se bilanci i Sorosit në Shqipëri është një dështim:
?Por pavarësisht të majtës apo të djathtës; pavarësisht shqiptarizimit tipik të tezave të Sorosit; pavarësisht katandisjes së ideve të tij në mbështetje tribale dhe ideologjike, besohej se fondacioni kishte përkrahur jo pak personazhe që kishin përqafuar filozofinë e shoqërisë së hapur dhe të liberalizmit. Pra thënë ndryshe, besohej se pas 26 vitesh kishte krijuar një elitë të formuar sipas ideve të Poperit dhe filozofisë së tij që Fondacioni e mbështeti rregullisht. Fatkeqësisht zhvillimet e fundit treguan që jo vetëm kjo s?ka ndodhur, por tezat dhe filozofia e Sorosit paska qenë një dështim total në Shqipëri.?
Por në Shqipëri nuk kanë dështuar tezat dhe filozofia e Sorosit, sepse ai kurrë nuk i ka pasur seriozisht ato. Tezat dhe filozofia e Sorosit nuk kanë qenë qëllime për t? u arritur, por mjete për arritjen e qëllimeve krejt të tjerë. Më saktë e një qëllimi kryesor që ishte të vinte në pushtet një klikë sorosiane me njerëz si Edi Rama dhe Erion Veliaj. Pra, Fondacioni Shoqëria e Hapur kishte si qëllim të krijonte Shoqërinë e Mbyllur Sorosiane.
Një nga personat te të cilët ka investuar Sorosi në Shqipëri, që herët, që nga koha e mbështetjes së këtij për grupimin brenda PD-së që krijoi PAD në 1993, është edhe Fevziu. Nëse Soros dështoi që të bëjë elitë në Shqipëri, i dështuar është edhe Fevziu vetë.
Fevzoja, si sorosian dinak që është, do të shtiret se do të bëjë një emision ku do të debatojnë dy palë, sorosianë dhe antisorosianë, por në fakt do të marrë disa sharlatanë për të përfaqësuar antisorosianët, të tillë që i shërbejnë Sorosit padashje më shumë se mbështetësit e tij.
Nëse Fevziu do të dojë të krijojë përshtypjen se po bën një emision të balancuar, atëherë le t? i pyesë përfaqësuesit e Fondacionit në emision se përse në faqen zyrtare online të Fondacionit janë paraqitur vetëm raportet vjetore të pesë viteve, 2005-2009 dhe jo të viteve të tjerë, para dhe pas kësaj periudhe.
Fevziu thotë në shkrimin e tij: ?Ne jemi duke ndërtuar një prej dosieve më të plota të veprimtarisë së tij që do publikohet këtë fundjavë.?
Fevziu as që ka bërë përpjekje për të krijuar një dosje të tillë, as ka pasur qëllim ta bëjë. Ajo që zotëron Fevziu është dosja që i kanë dhënë në zyrat e Fondacionit, në Tiranë. Në Shqipëri ka vetëm një dosje të plotë të veprimtarisë së Sorosit këtu dhe atë e kam unë e do t? ia dorëzoj Peokurorisë së Shtetit për të kërkuar shpërndarjen (term ligjor për atë që në fjalor informal quhet ?ndalim?) e Fondacionit ?Soros? në Shqipëri.





Lajmet e fundit nga