web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i Armando Prengës/ Reagon Ambasada Amerikane  

28 Shkurt 2017, 15:07, Aktualitet CNA

Ambasada Amerikane ka reaguar për ish-deputetin Armando Prenga, ku  ben me dije se mirëpret largimin e tij. Ambasada bën me dije se shqiptarët meritojnë një sistem politik të pastër dhe se personat me dosje penale nuk kanë vend në parlament, gjykatë, qeveri apo bashki.

Ashtu sikurse në zgjedhjet e shkuara, ambasada thekson se qytetarët shqiptarë duhet të jenë vigjilentë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti. Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t?i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.” . /CityNews 

 

 

 





Lajmet e fundit nga