Prokuroria rëndon pozitën e Mark Frrokut/ Ndryshon një nga veprat që akuzohet
Prokuroria rëndon pozitën e ish-deputetit Mark Frroku. Rapor...
Në Dhjetor 1991, kur Xhorxh Soros vendosi të ngrejë fondacionin e tij në Tiranë, Shqipëria ishte vendi i fundit i Lindjes ku komunistët nuk kishin rënë ende nga qeverisja dhe ku opozita demokratike pritej të vinte shpejt në pushtet. Fondacionet e miliarderit amerikan qenë ngritur më herët në Budapest dhe në gjithë vendet e Lindjes. Në disa prej tyre, kur komunistët ishin ende në fuqi dhe sundonte sistemi një partiak. Shqipëria ishte në 1991 vendi i vetëm ku ai nuk kishte ende një strukturë të tillë.
I frymëzuar nga idetë e Karl Poperit, një ndër filozofët më të mëdhenj të shekullit të XX, Në konflikt me autoritarizmin e filozofisë marksiste, Soros besonte tek demokracia liberale dhe shoqëria e hapur. Ai i vuri fondacioneve të tij, këtë emërtim dhe i instruktoi ato që të punonin pikërisht në këtë drejtim. Pra në vendet e mbyllura dhe të ndrydhura ish komuniste, ku mendimi i lirë nuk ekzistonte dhe ndëshkohej, ai tentoi të frymëzonte një shoqëri të hapur, të mbështetur mbi mendimin e lirë dhe liberal. Ithtar i kësaj teorie, ai hyri thëllë në zhvillimet politike në ish Jugosllavi dhe në vendet e tjera. Ideja e fondacionit ishte të identifikonte personazhe dhe personalitete, kryesisht të rinj, të cilët të përbënin bazën e një të ardhmeje politike dhe shoqërore liberale në vendet ku ata militonin. Pra, që të evidentohej, zgjidhej, mbështetej dhe të konsolidohej ajo që konsiderohej si elita e ardhshme e këtyre vendeve. Por gjithnjë një elitë e mbështetur mbi teoritë dhe tezat e demokracisë liberale. Fondacioni do ta lehtësonte karrierën e këtyre njerëzve përmes financimit dhe lobimit politik për ta.
Historia e Fondacionit Soros në Shqipëri është më e komplikuar dhe specifike. Që kur Fron Nazi, një shqiptaro ? Amerikan i rritur në Bronks dhe me origjinë nga Puka mbërriti në Tiranë në Dhjetor 1991 dhe deri më sot, Fondacioni ka pasur dy drejtime. I pari ka qenë ai i filozofisë politike të Fondacionit dhe i dyti ai administrativ dhe lidhej me projektet dhe përfituesit e tyre. Ne jemi duke ndërtuar një prej dosieve më të plota të veprimtarisë së tij që do publikohet këtë fundjavë. Aktiviteti administrativ ka pak rëndësi, ndërsa ai politik ka qenë më evident. Prej 1992 ? 1996 Fondacioni u orientua tek opozita liberale e Sali Berishës, kryesisht bashkëthemelues të PD, që tentonin të mbanin një distancë edhe me ish komunistët. Pas vitit 1996 ai u lidh më fort me të majtën dhe në 20 e ca vjet personalitetet e së djathtës të mbështetur nga Fondacioni janë aq të rrallë sa mund ti numërosh me gisht në raport me mbështetjen që ka pasur e majta. Përfshi këtu mbështetjen personale të Ramës, i cili ishte njohur me Sorosin në vitin 1993 në Budapest në rrethana shumë interesante.
Por pavarësisht të majtës apo të djathtës; pavarësisht shqiptarizimit tipik të tezave të Sorosit; pavarësisht katandisjes së ideve të tij në mbështetje tribale dhe ideologjike, besohej se fondacioni kishte përkrahur jo pak personazhe që kishin përqafuar filozofinë e shoqërisë së hapur dhe të liberalizmit. Pra thënë ndryshe, besohej se pas 26 vitesh kishte krijuar një elitë të formuar sipas ideve të Poperit dhe filozofisë së tij që Fondacioni e mbështeti rregullisht. Fatkeqësisht zhvillimet e fundit treguan që jo vetëm kjo s?ka ndodhur, por tezat dhe filozofia e Sorosit paska qenë një dështim total në Shqipëri. Për rreth 2 javë Opinion po tenton të organizojë një emision për rolin dhe aktivitetin e Sorosit në Shqipëri. Bëhet fjalë jo për atë administativ, por për filozofinë e tij të shoqërisë së hapur. Për fatin e keq, nëse paneli i kontestueve është krijuar shumë lehtë, ai i mbështetësve të Fondacionit duket i pamundur.
Lista e gjatë e intelektualëve dhe personaliteteve të mbështetura prej tij, edhe financiarisht edhe politikisht, është reduktuar në pak, shumë pak emra, aq sa nuk bëjnë dot një panel të plotë për t?u përballur me kontestuesit. Përtej justifikimeve të gjithësecilit për të mos qenë në studio, duket qartë që kjo filozofi ka qenë dështim në Shqipëri. Nëse kudo në Europë ka pasur mbështetës të Sorosit që mbi bazën e parimeve të shoqërisë së hapur janë përballur me kritikat ndaj tij; që kanë debatuar ose shprehur opinione për këtë, në Shqipëri kanë heshur të gjithë. Me përjashtim të një shkrimi të Andi Bushatit që kurrë s?ka pasur ndonjë lidhje me Fondacionin, të gjithë kanë heshtur. Ose i janë shmangur debatit. Mungesa e njerëzve që mbrojnë filozofinë për të cilën Soros ka investuar thuajse 150 milion dollarë në Shqipëri është edhe dështimi i gjithë investimit që Soros ka bërë në këtë shoqëri. Ose që me gjasë e ka bërë gabim?/Opinion
Prokuroria rëndon pozitën e ish-deputetit Mark Frroku. Rapor...
Adoleshentët që pinë duhan kanabis dëmtojnë trurin e tyre pë...
Nuk ka asnjë dyshim se shqiptarët në Maqedoni janë popullsia...
Trump ka hedhur akuza mbi Obamën si orkestrues i protestave....
Protesta e opozitës po ecën drejt një rruge pa kthim. Plot 1...
Gjatë takimit që Tahiri ka mbajtur me homologun francez, ësh...
Kreu i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i është përgj...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një t...
Në ditën e 11 të protestës së opozitës, protestuesit kanë g...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka zbuluar qarkun ku do të kandi...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, po zhvillon një takim me gazetar...
Një javë më parë isha në dasëm. Vesha kostumin e zi dhe vura...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrësi...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e përmbus...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me sipërmarrësit...
I pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, kreu i D...
Vëllai i shkrimtarit të madh, Dritëroi Agolli, ka rrëfyer pë...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar se Ve...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pritur në një takim ...
Në ditën e njëmbëdhjetë të protestës së opozitës kanë mbërri...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...