web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjeshka e Ngjelës dhe Bleona pjeshka …!

28 Shkurt 2017, 12:58, Aktualitet CNA

Nje i moshuar, ne kufijte e siperm te 80­-ave, nuk pranon te perdore fjalen ?pederast?. ?Nuk ma lejon edukata?, thotë dhe një e kuqe prej adoleshenti i mbulon fytyrën. Ky episod, i parë në një intervistë televizive vite të shkuara, m?u kujtua ditë më parë, kur në një të përditshme lexova titullin ?Ja të gjithë yjet që kanë treguar buzët e vaginës?. Në portale puna shkon shumë më thellë. Javën e kaluar njeri prej tyre, bajagi i lexuar, përcillte një video dhe shënonte si titull ?K*rvë e m*tit, do të të q* ropt?, dy gra në Tiranë përleshen dhe japin skena të shëmtuara poshtë pallatit. Kushdo që njeh qoftë edhe ab-­në e gazetarisë e kupton se kur dy shtëpiake zihen dhe ndyjnë gojën, nuk ka kurrfarë lajmi me interes publik. Lajme të kësaj kategorie nuk mund t?i botosh po qe se respekton interesin publik, apo skrupujt e gazetarisë profesionale. Por në ditët tona dëshira për të marrë sa më shumë klikime po bëhet kriter i kritereve. Jemi apo s?jemi në ekonomi tregu?

2. Po t?i klasifikosh për nga tematika, raportimet ku përdoren më shumë fjalë të pista janë ato të showbiz­it. Denbabaden njerëzit e skenës, duke nisur nga artistët e dikurshëm endacakë e duke ardhur yjet e kamur të skenave dhe ekraneve të sotme, kanë bërë jetë të lirë, pa shumë ndalesa e skrupuj, ndaj në jetën dhe në ligjërimet e tyre kanë hyrë dhe hyjnë lirshëm gjëra që për të tjerët përbëjnë tabu, përfshirë këtu seksin, ekspozimin e pjesëve intime, përdorimin e fjalëve të pista etj.

Është krejt e natyrshme që edhe raportimet mediatike për ta të kenë më pak ndalesa, të jenë më të lira. Megjithatë, edhe pas një vështrimi kalimthi, bindesh se fjalët e pista në lajmet e showbiz­it nuk burojnë vetëm nga tematika, nga natyra e lirë e artistit. Rol jo të vogël dhe shpesh parësor duket se luan edhe dëshira e gazetarit dhe e redaksisë për të tërhequr vëmendje, për t?u lexuar e klikuar. Në prezantime të tipit ?Del sërish në skenë pjeshka e fishkur e Bleonës?, ?I bie Ora Rita cicës?, ?Prapanicat e së bijës së Eli Farës, më me vlerë se një shinik me farë të zgjedhura? etj., në plan të parë nuk janë artistet me ekstravagancat apo aksidentet që u ndodhin në skenë. Në plan të parë del gazetari, që stis lojëra fjalësh e metafora dhe ngjan sikur thotë ?Shih sa bukur e kam thënë!?.

3. Veç showbiz­it, fjalët e pista gjenden me shumicë edhe në raportimet për politikën e politikanët. Lajme të tipit ??Pjeshka? e Ngjelës i përgjigjet ?Pjeshkës? së PD­së?, ?Jozefina tund bishtin e Flamurit?, ?Muli, muli, Saje Qorri ta nguli!? etj., të krijojnë përshtypjen se kemi të bëjmë me raportime për veprimtari halabakësh në rrethina qytetesh dhe jo me gjuhën e përdorur në foltoret më të larta të politikës sonë. Lajmet politike që përdorin fjalë të pista ndryshojnë nga lajmet e kësaj kategorie në showbiz. Shumica e vulgariteteve në lajmet politike është ?burimore?, d.m.th. e vjelur nga goja e politikanëve. Në rastin e këngëtarëve, modeleve, velinave etj., fjalët e pista vijnë përgjithësisht jo aq nga goja e kë­ tyre, sa nga përshkrimi i veprimtarisë së tyre në skenë dhe në jetë. Kjo prirje tingëllon edhe më e çuditshme kur kujtojmë se historikisht ligjërimi publik i politikanëve është prirur nga korrektesa. Pastërtia dhe formaliteti, qëndrimi larg fjalëve dhe shprehjeve vulgare, madje shumicën e rasteve larg edhe nga regjistri bisedor, ka përbërë një nga tiparet dalluese të ligjërimit politik në shekuj. Me masivizimin e të drejtës së votës, me shtimin e pjesës së show­t në fushatat elektorale, ligjërimi i politikanëve afrohet me ligjërimin e përditshëm në strukturë dhe në leksik, por gjithsesi ruan etikën. Fjalët e pista mbeten, si rregull, vijë demarkacioni mes halabakëve dhe politikanëve, mes njerëzve me boshllëqe në shkollim dhe pjesëtarëve të elitave.

4. Aq i rreptë mbetet ky dallim, saqë kthehen në lajm viral rastet kur politikanët kapen duke përdorur fjalë të pista, qoftë edhe aksidentalisht. Ndër më të njohurit mbetet rasti i Joe Biden, që në një ceremoni për kompletimin e legjislacionit të ?Obama Care? shqiptoi frazën ?This is a big fucking deal?. Fraza u tha në privat dhe ishte një lloj shfryrjeje lehtësuese me që më në fund po mbaronin telashet, por gabimisht mikrofonat ishin lënë hapur dhe e kaluan në publik. Politikanët tanë duket se bëjnë përjashtim. Si rregull, i përdorin fjalët e pista me dashje, qoftë për të shfryrë vetë e për të kënaqur nevoja që vijnë nga skuta të fshehta të psikologjisë vetjake, qoftë për të arritur synime të caktuara në komunikimin me votuesit. Njerëzit me formim qytetar të cekët, kur arrijnë pozicione të larta në politikë, i mbushin mendjen vetes se janë të veçantë e të fuqishëm.

Ndjesia e pushtetit dhe e fuqisë ka prirje të ngjallë brenda njeriut qëndrime brutale e maçoiste. Sa më i cekët të jetë formimi etik, aq më në sipërfaqe dalin prirjet primitive të këtij lloji. Jo rrallë përdorimi i gjuhës agresive dhe fyese shërben edhe si strategji komunikimi politik? bëhet për të ndikuar dëgjuesit, për të mobilizuar militantët e për të shtuar radhët e votuesve. Vijmë nga një kulturë patriarkale dhe tiranike që shpesh agresivitetin, fyerjet, sharjet i merr si shenjë fuqie e pushteti, si tipare heronjsh ngadhënjimtarë, modelesh që duhen mbështetur e ndjekur. Klima që favorizon fjalët e pista në ligjërimin politik bëhet më vepruese, falë amplifikimit që bëjnë mediat. Pa bërë kurrfarë përpjekjesh intelektuale a politike, deputeti a qeveritari e sheh veten në lajme vetëm e vetëm se i ke thënë kolegut gore a buçe plakë, apo se e ke sharë me nënë e me motër. Shumicën e herëve, mediat nxitojnë të përcjellin sharje të tilla dhe ?harrojnë? të thonë ndonjë fjalë për ligjin që po diskutohej, për atë që fiton a humbet publiku etj., etj.

5. Nëse do përpiqeshim t?i impononim ligjërimit të sotëm publik skrupujt e atij të moshuarit që përmendëm në fillim, do të ishte një lloj donkishotizmi. Ashtu si sjellja, veshja, ceremonialet etj., edhe ligjërimi ka prirje të ndryshojë, të bëhet sa më i natyrshëm, të vijë sa më pranë nevojave të individit. Fakti që ?Fjalori i Shqipes së Sotme? i Akademisë nuk përmbante as fjalët që shënojnë organet gjenitale, tingëllon sot si i dalë nga rekordet ?Guinness?. Fjala e pistë nuk ka gjë të keqe në vetvete, përkundrazi shpesh shërben për të rritur ngarkesën emocionale të ligjërimit dhe për të shtuar ekspresivitetin. Neologjizma ?shkërdhatokraci? p.sh., e krijuar nga Dritëro Agolli, është strukturuar mbi një nga fjalët më fyese që shqipja përdor për gratë dhe vajzat, megjithatë tingëllon jo vetëm e pranueshme dhe korrekte nga pikëpamja etike, por edhe mjaft shprehëse dhe ndikuese.

Është tjetër gjë fjala e pistë dhe tjetër vulgariteti apo pisllëku ligjërimor. Kujtojmë p.sh. se fjalët e pista po zënë vend gjithnjë e më të madh në leksikun që përdorin të rinjtë e sotëm. Kemi të bëjmë me një dukuri që ushqehet nga një larmi faktorësh, psikologjikë dhe social­kulturorë. Për të riun fjala e pistë është edhe çlirim nga stresi, edhe zbutje frustrimesh seksuale, edhe kundërvënie ndaj autoritetit, edhe akt antikonformist, edhe ndikim nga bashkëmoshatarët e huaj, edhe mjet për të krijuar atmosferë të çiltër etj. Megjithatë, fjalët e pista, pavarësisht se pse dhe si i gjenerojnë të rinjtë, mbeten përgjithësisht në ligjërimet private.

Natyrisht, kufijtë mes privates dhe publikes janë bërë porozë. Fjalët e pista kalojnë lehtë në publik, kur përdoren p.sh. si mjet për karakterizimin e personazheve në filma e në prozë. Anonimati që mundëson interneti po sjell shpesh e më shpesh dobësim të etikës së ligjërimit dhe brenda kësaj, edhe mbipërdorim të fjalëve të pista. Që të bindesh për këtë mjafton të hedhësh një sy në shënimet që bëjnë lexuesit anonimë përfund shkrimeve të mediave online. Shpesh të ngjan se je në gjiriz dhe jo në domene të ligjërimit publik. Si të mos mjaftonte ky zgjyrllëk, vijnë dhe politikanët e gazetarët, renditen krahas halabakëve dhe japin një dorë. Jo për të shkarkuar strese vetjake apo për të krijuar atmosferë të shpenguar me auditorin, por për të marrë vota, klikime e reklama. Si dhe për të na kujtuar se peshku qelbet nga koka./Nga Çapajev Gjokutaj (panorama)





Lajmet e fundit nga