web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mrika dërgon “cunat” në Irak, ndërsa terrorizmi është ulur këmbëkryq në Shqipëri

28 Shkurt 2017, 18:25, Aktualitet CNA

Thelbi i sundimit 3-4 vjecar të ?Rilindjes? është trajtimi i shtetit dhe i veprimtarisë shtetërore si një spektakël marëdhëniesh me publikun në kufijtë e një palacjate. Vetë lufta kundra terrorizmit vecanërisht kundra  organizatave të tilla si Daesh-i apo filiale me emra të ndryshëm të Al Khaedas, po trajtohet si një spektakël marëdhëniesh me publikun me theks të fortë servilizmi ndaj Amerikës, me qëllim të ruajtjes së pushtetit dhe pasurimit të rilindaxhinjve nëpërmjet plackitjes së vendit dhe promovimit të cdo lloj trafiku duke filluar nga ai i drogës.

Parodia e fundit me luftën kundra terrorizmit u ekzekutua me mjeshtëri të lartë aktoriale nga Mimi (Mrika) ministrja. Sipas Mrika ministres Shqipëria me kërkesën e aleatit strategjik, Amerikës do të dërgojë trupat e saj në Irak, me qëllim që të luftojë terroristët nga Sadr City i Bagdatit në frontin e Malit Sinjar. Si veprim propagandistik nuk ka të sharë. Realisht është një palacollëk i ndyrë, që besoj se do ketë pasoja të rënda për Shqipërinë, por edhe për aleatët e NATO-s, përfshirë SHBA-në.

Kur Jiangshi të ka hyrë në shtëpi, mos e kërko tre male larg

Ky proverb kinez na mëson, që kur e keqja në formën e një zombi apo vampiri të ka hyrë në shtëpi, nuk ia vlen të shkosh diku larg për ta sfiduar dhe shfarosur këtë të keqe. Mrika ministre do të dërgojë ushtarët tanë heroikë (problematike do të thonim ne)nga Europa në Azi për të luftuar terrorizmin! Bukuri, por kur terroristët kanë gjetur strehë e jatak në Shqipëri duke u shndërruar në një rrezik të qartë e prezent për Europën duke filluar nga Italia, pse dreqin duhet shkuar deri në Bagdat për t?i luftuar ata?! Ndërsa Mimi ministrja përgatit me ngut ligj të posacëm për t?i dërguar ushtarët e Shqipërisë të luftojnë terroristët e Daesh-it në Bagdat, Italia është maksimalisht e alarmuar nga operativët e ISIS-it, që nga brigjet shqiptare kërcënojnë Italinë edhe me përdorimin e armëve CBRN (nga Shqipëria mendohet se mund të inicohen vetëm sulme me munizione kimike).

Ekujvalenti italian i Ed Ramës, Paolo Gentilioni më 27 shkurt 2017 mbajti një konferencë të ngutshme për shtyp. Kryeministri italian gjatë kësaj konference mbante në krah të djathtë prefektin Alessandro Pansa, shefin aktual të shërbimit sekret civil italian (DIS). Në konferencën për shtyp homologu italian i Ramës u shpjegoi me durim gazetarëve italianë për rreziqet terroriste, që e kërcënojnë Italinë, sidomos ato me burim ISIS-in. Në këtë kërcënim terrorist, që ISIS-i projekton kundra Italisë, një rol të vecantë zë Republika e Shqipërisë dhe shqiptarët etnikë në përgjithësi. Sipas kryeminsitrit italian dhe kryespiunit të tij Pansa për 2017-tën shtohet rreziku për atentate terroriste. Ky rrezik vjen si nga operativët e Daesh-it, që nëprmjet Ballkanit, kryesisht bregdetit shqiptar dhe përjashtimisht (Igumenicës dhe Patrasit në Greqi) do të tentojnë të hynë në Itali për të kryer akte terroriste, ashtu dhe nëpërmjet elementëve të radikalizuar dhe vetë radikalizuar në territorin italian (përfshirë dhe mjaft shqiptarë etnikë). Në raportin e shërbimeve sektrete italiane të cituar nga kryeministri Gentilioni përmendet si një rast me rëndësi të vecantë edhe Operacioni ?Terre Vaste.? Shqipëria, tokat e banuara nga shqiptarët etnikë  në skakierën ballkanike sipas shërbimeve sekrete italiane shërbejnë si qendër për rekrutim të të ashtuquajturve ?foreign fighters?-luftëtarë të huaj si edhe vendstrehim për luftëtarët, që kthehen në Europë nga frontet e luftes në Siri-Irak dhe Libi (Linja Surt-Durrës). Sipas këtij raporti shërbimesh sekrete të tillë ?kasapë? me përvojë të pasur luftarake janë gati për tu infiltruar në kufijtë puliezë vecanërisht të nisur nga brigjet shqiptare. Prefekti Pansa bazuar në infoprmazionet e vartësve të vet pretendon se në Shqipëri ekzistojnë rrjete të përhapura bashkësish (grupacionesh) islamike të radikalizuara me lidhje të forta me diasporën shqiptare në Europë e Itali. Gjithnjë sipas këtij raporti sekret bazuar në informacionet e mbledhura nga 007-tat italiane në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Titograd e Tutin ka mbi një mijë luftëtarë të huaj (foreign fighters) të gatshëm për të goditur deri në vetësakrifikim Europën në përgjithësi dhe Italinë në vecanti.

Pavarësisht nga pretendimet e Mimi ministres dhe plot rilindaxhinjve të tjerë se Shqipëria eksporton stabilitet e siguri, faktikisht të paktën sipas kryespiunit Italian Pansa dhe kryeministrit italian Gentilione, Shqipëria rezulton si eksportuese neto e terrorizmit dhe terroristëve.

Vërtet ushtria shqiptare e ka kaluar vettingun antiterror dhe antikriminalizim?!

Ministre Mrika pak ditë më parë deklaroi me krenari se forcat e armatosura shqiptare tashmë e kanë kryer me sukses vettingun. Sa mirë do të ishte, sikur kjo deklaratë të mos ishte propagandë e pastër! Ministrja dhe zbulimi ushtarak shqiptar a garantojnë dot, që pjesëtarë të forcave ushtarake shqiptare, pasi kthehen nga shërbimi në Afganistan, nuk mbërrijnë në Shqipëri të infektuar nga ekstremizmi islamik? Theksojmë se ky shqetësim nuk është ngritur publikisht vetëm nga një ish kolonel i forcave speciale shqiptare (tashmë në Amerikë pas një eksperience bashkëpunmi me kontrabandistë armësh polakë), por është prezent edhe në përfaqësues të aleatëve tanë të NATO-s. Ish pjesëtarë të këtyre forcave speciale shqiptare jo në pak raste përvojën e tyre në Irak e Afganistan, kualifikimin e tyre ushtarak e kanë vënë në shërbim të terrorizmit apo në shërbim të grupeve të strukturuara kriminale të specilizuara në vjedhjen e bankave dhe furgonëve të blinduar bankarë apo edhe në trafikimin e narkotikëve me rrugë ajrore e detare.

Shqiponjat e qiellit trasportues droge dhe terroristësh!

Shqiptarët e besuan ekzistencën e Linjës Ajrore ?Narcotics Airlines? vetëm pasi narko-avionëve filloi t?u ngecte rrota në rërën e Divjakës apo në baltën e Ishmit. Shqiptarët filluan të dyshojnë se pilotët në vartësi të Mrika ministres ishin shndërruar në pilotë të mafies për trasportim kanabisi nga Maroku në Spanjë vetëm pasi njëri prej tyre u rrëzua në kodrat e Spanjës bashkë me helikopterin plot me kanabis. Tashmë gjendja është e rënduar edhe më tej. Ka plot indicie, që nga zona rrëzë maleve Atlas në Marok drejt Spanjës po fluturojnë jo vetëm helikopterë plot me ?bar?, por edhe avionë ultra të lehtë mbushur me drogë e me raste edhe me terroristë. Në këtë trasformim kualitativ të kombinimit të lumtur krim i organizuar dhe terrorizëm kanë hisen e tyre edhe pilotët shqiptarë edhe ata italianë, ndonjeri prej të cilëve me përvojë libike ka qenë  bujtës për javë të tëra në një pushimore pronë e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë!

Meqenëse Mimi ministrja e ka perfeksionuar italishten edhe duke punuar si telefoniste për kompaninë Sereco SRL në Noci të Barit, po vëmë në artikullin tonë linkun e shkrimit italian, që trajton konferencën për shtyp të Kryeministrit Gentilione.  Në teksin integral të kësaj interviste ka edhe ?xhevahire? të tjera përsa i përket Shqipërisë dhe terrorizmit.

Ne mund t?i mirëkuptojmë lexuesit shqiptarë, që e shohin me dyshim aftësitë profesionale të prefektit Pansa pas debacle së tij, kur bëri pa pikë finese dhe profesionalizmi rolin e avokatit mbrojtës të Dr. Grillo-s së Misionit Interforze me rastin e skandalit të pajisjes përgjuese IMSI Catcher. Fatkeqësisht shërbimet sekrete italiane nuk kanë më shefa si legjendari gjen. Cesare Ame, si adm. Fulvio Martini apo si Dr. Riccardo Malpica. Tashmë në krye të këtyure shërbimeve të Italisë fqinje, aleate dhe mike e Shqipërisë ka shefa të nivelit të prefektit Pansa, gjithsesi këmbanat e alarmit të rrezikut terrorist duhet t?i zgjojnë shqiptarët edhe, kur atyre u bie prefekti Pansa i rradhës, qoftë edhe kur ky prefekti Pansa nga viti 2013 hetohet nga prokuroria e Napolit për trafik plehërash helmuse (rifiuti tosici)! Për më shumë: http://www.huffingtonpost.it/2013/12/17/alessandro-pansa-rifiuti-rinvio-a-giudizio_n_4459432.html

GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga