web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Replikat/ Blushi-Ramës: Ti përfaqëson armët dhe paratë, unë përfaqësoj librat

24 Nëntor 2016, 12:59, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot tek performanca e ekonomisë së vendit në vitin 2016. Teksa i referohet të dhënave të Bankës Botërore, kreu i Qeverisë thotë se rritja e ekonomike në 2 tremujorët e parë të vitit ka qenë e përshpejtuar.

Ai shigjetoi deputetin Ben Blushi, i cili më herët foli për koston e tyre në buxhet shumë më të madhe se kostoja e universiteteve. Rama shtoi se ndryshe nga sa lexohen shifrat ?sipas karriges ku jemi ulur?, në varësi të pozicionit mazhorancë apo opozitë, Banka Botërore bën vlerësime konkrete.

?Njerëzit ju duhen të pandriçuar në mënyrë që t?i bëjnë mish për topat e ambicieve të tyre. Dua të flas për një ligj të rëndësishme që kemi sot këtu, për kujdesin shoqëror, dhe nuk dua të humbas kohën e askujt, e aq më pak të shpenzoj timen, për çka u debatua pak më parë, se është mes atyre që tregojnë përralla dhe atyre që flasin me ekspertizë. Përrallën e koncesioneve në shëndetësi tregojeni sa të doni, nuk ju beson asnjeri, se e vërteta është ajo që qytetarët provojnë dhe që është shumë e thjeshtë. Qytetarët marrin shërbime shumë më cilësore, dhe nuk paguajnë asnjë qindarkë nga xhepi. Ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë partneritete publik-privat për të gjitha shërbimet. Dhe nuk do të humbasim më kohë për t?u mbushur mendjen atyre që shqiptarët i duan të pandriçuar lidhur me këtë çështje. Tani po vij tek tema qendrore sipas meje, dhe nuk po flas me çfarë themi ne, por me çfarë thotë BB për ekonominë shqiptare.

Ekonomia jonë ka filluar të zgjerohet në 2016 mbështetur nga investimet e fuqishme private, dhe rimëkëmbja e konsumit familjar. E thotë BB. Rritja e përshpejtuar me 3 % në tremujorin e parë 2016 vazhdoi me një rritje 3.2 % në tremujorin e dytë. Borxhi publik pritet të bjerë në përputhje me programin e qeverisë për rënie të vazhdueshme të tij. ekonomia rritet duke bërë reformat që po bëjmë ne. Tregu i punës ka shënuar një rritje pozitive. Por ne shifrat i lexojmë sipas karriges ku jemi ulur?, tha kreu i qeverisë gjatë fjalës në parlament.

Pasi kryeministri la sallën e parlamentit, deputeti Ben Blushi mori fjalën duke e quajtur kryeministrin ?të paaftë?.

?Iku ky që flet gjatë në parlament, por megjithëse të gjitha palët në parlament kërkojnë që ai të flasë sa më shkurt, unë mendoj që ai duhet të flasë sa më gjatë se kur e dëgjoja po mendoja si ka mundësi është kaq i paaftë, si e durojnë të jetë kaq i paaftë një njeri që i kemi lënë ekonominë kombëtare në dorë, që tha se të jetosh me 50 mijë lekë është luks, se ata që janë të varfër janë dembelë. E përmendi disa herë fjalën libër, ne me disa miq kemi bërë një organizatë, të quajtur Libra, ajo që dua të them për këtë të paaftin është se sa herë në këtë parlament do përmendet fjala libër, unë do ngrihem edhe do flas, sa herë të përmendet arma le të ngrihet ai të flasë. Ai përfaqëson armët dhe paratë, unë përfaqësoj librat. Sa herë përmendet arma, paratë dhe kanabisi le ta marri fjalën sepse këtë përfaqësojnë këta?, tha Blushi. /Citynews

 

 

 





Lajmet e fundit nga