web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

24 Nëntor 2016, 12:13, Aktualitet CNA

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim Ervisjon Lleshaj , 32 vjeç, banues në Kurbin.

Me datë 07.12.2015 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje ” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 88-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Më datë 03.12.2015,  ky shtetas në bashkëpunim me vëllain e tij ,  pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri shtetasin M.S. 27 vjeç, banues në Kurbin. /Citynews





Lajmet e fundit nga