web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lubonja publikon dokumente personale/ Ismail Kadare, oborrtar i dy regjimeve

23 Nëntor 2016, 13:38, Aktualitet CNA

Publicisti Fatos Lubonja replicon në distance me shkrimtarin Ismail Kadare sa I përket periudhës së komunizmit.

Gjithçka lidhet me librin e gazetarit Dashnor kaloçi ?Kadareja në Pallatin e Ëndrrave? ku ndër të tjera thuhet se ??Sigurimi ka dashur ta arrestonte Kadarenë, por ajo gjë nuk ndodhi, pasi nuk është miratuar nga lart, d.m.th nga Enveri. Gjë e cila është shpjeguar nga vetë Kadare, ku midis të tjerash është shprehur: ?Enveri më ka shpëtuar nga vetvetja, pra nga Enveri??

Në një shkrim për Panorama, Lubonja permes dokumenteve personale, shprehet se Kadare ka qenë oborrtar i regjimit komunist.

Dokumentet e sigurimit

Manipulimi më I madh me librin ?Kadareja në Pallatin e Ëndrrave? është se ai shitet sikur kemi të bëjmë kryesisht me ?Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit?. Në të vërtetë, përveç një dokumenti për të cilin do të flasë më poshtë, libri, në fakt, ka dokumente mbledhjesh organizatash partie, mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve, raporte nga këto mbledhje, artikuj gazetash, letra, ankes e raporte drejtuar ndonjë udhëheqësi, faqe nga dosje hetimore dhe gjyqësore të burgosurish, por jo dokumente të Sigurimit të Shtetit që të provojnë ndjekjen e Kadaresë.

Materiali I parë është kartela e dosjes sime të Sigurimit. Ajo tregon se kur fillonte një ndekje, hapej një dosje që në krye ishte e kategorisë PP (process I përpunimit) dhe caktohej një operativ, I cili lëvizte agjentët ose rekrutonte të rinj. Kur mblidheshin të dhëna të mjaftueshme, dosja kalonte në kateogrinë 2A, siç ka kaluar në jnar 1974 dosja ime e hapur në korrik 1973, që do të thotë se personi ka aktivitet armiqësor.

Dokumenti I dytë tregon se personat me kësi dosjesh ndiqeshin edhe nëpërmjet përgjimit të telefonave, kur kishin të tillë në shtëpi.

Ai tregon për prëgjimin e shumë familjeve në vitet 73, 74 dhe 75 dhe ku duken numrat e familjeve Lubonja dhe Paçrama, që më pas përfunduan në burg.

Po ashtu po botoj edhe dy dokumente të tjera ku flitet për përndjekjen e nënës sime Liri Lubonja, me dosje 2A, dhe I dyti për mënyrën se si iu hoq përgjimi familjes sime në vitin 1991. Aty bien në sy pseudonimet e agjentëve që ka vënë në aktivitet për këtë qëllim dhe për instalimin e përgjuesve në shtëpi apo te komshiu me të cilin ndaje murin.

E pra, asnjë document të tillë nuk na ka ofruar autori për të provuar ndekjen e Kadaresë nga Sigurimi. I vetmi dokument që vjen nga sirtarët e Sigurimit është ai që flet për kalimin nga një funksionar I Sigurimit në një tjetër në disa dosjeve dhe listave ku figurojnë 315 emra (disa edhe të njohur publikisht) , ku është edhe emri I të shoqes.

Së pari, vetë fakti që emri I tij nuk figuron mes 315 emrave flet për atë se intelektuali që kërkon të shitet si I vetmi thënës I së vërtetës në atë kohë, paska qenë më pak I rrezikshëm edhe se një numër kaq I madh intelektualësh.

Së dyti sikurse thotë edhe një ish-funksionar I Sigurimit që autori I librit e ka intervistuar.

Në fakt është e kotë të zgjatesh me argumente për të provuar një gjë që e dinë të gjithë. Fakti që autori, në vend se të ngrejë pyetjen: pse hyri ky shkrimtar në Parti, shet si ?riedukim? edhe stazhin e partisë të Kadaresë në vitin 1970, që e bënte çdo njeri që bënte lutje për t?u anëtarësuar, e bën qesharake këtë histori. Problemi këtu nuk është e vërteta, por se si mund të ngrihet një mekanizëm i tillë manipulimi e mashtrimi dhe pakkush guxon ta denoncojë atë. Çfarë po ndodh në këtë vendin tonë? Apo, më saktë, çfarë ka ndodhur në ato vite që s?po del e keqja?

 

Kur vdiq Enver Hoxha në vitin 1985, Kadareja i dërgoi gazetës franceze Le Monde një letër proteste për çfarë kishte botuar ajo me rastin e vdekjes së diktatorit ku, mes të tjerash, i shkruante: ?Emri i Enver Hoxhës është i lidhur pazgjidhshmërisht me themelet, me historinë dhe me ndërtimin e Shqipërisë së re. Ja çfarë e përcakton madhështinë e figurës së tij, dhe, për pasojë, se sa i madh është hidhërimi.?

 

Sigurisht, këto fjalë nuk ia ka nxjerrë Sigurimi pas torturash në ndonjë qeli. E pra, mjafton të lexosh këtë letër për të përgënjeshtruar atë që shkruan botuesi Çili në parathënien e këtij libri se ?Ismail Kadare ka një meritë, sepse ka shkruar, ka folur dhe ka vepruar sikur të jetonte në tejkohë, sikur ta dinte që të nesërmen do të jepte llogari për aktet e tij?. Kjo letër Le Monde-it, ashtu si dhe vepra e tij, është shkruar në ?kohë? jo në ?tejkohë?. Në fakt, vulën e kohës në veprën e tij e ka pranuar edhe Kadareja vetë në shkrimet e tij të viteve ?90. Nuk ka njerëz që jetojnë jashtë kohës në të cilën kanë lindur dhe vdekur. Ka nga ata që bëjnë zgjedhje për ta refuzuar frymën dominuese të asaj kohe dhe nga ata që zgjedhin t?i përshtaten.

 

Kur vjen puna për zgjedhjet e njerëzve në atë kohë dhe kërkimit të llogarisë, fakti është se shoqëria jonë ka qenë në përgjithësi shumë mirëkuptuese. ?Ashtu ishte koha? ? është shprehja që përdoret për t?u rënë shkurt përgjegjësive që kemi të gjithë. Kjo, sepse aktet e asaj kohe janë kryer në mungesë të madhe lirie. Mungesë lirie për shkak të terrorit mbi ata që kishin mend dhe për shkak të padijes tek ata që s?kishin mend. Dhe sa më e madhe mungesa e lirisë, aq më e pakët përgjegjësia. Kjo e bën të vështirë të heqësh një kufi ndarës të prerë se ku fillon përgjegjësia për bashkëpunimin me të keqen. Sidoqoftë ka dy kritere që, sadokudo, i japin një përgjigje kësaj pyetjeje.

 

Së pari, ai se kush përfitoi privilegje në atë kohë dhe kush pësoi vuajtje; se cilin e promovoi pushteti lart e më lart dhe cilin e varrosi poshtë e më poshtë. Kadareja, qartazi, ka zgjedhur t?i përshtatet, t?i shërbejë me talentin e tij ideologjisë dhe propagandës së pushtetit dhe jo t?u kundërvihet atyre, duke marrë maksimumin e përfitimeve.

 

Së dyti, kriteri i së tashmes. Kush ka punuar për të krijuar kushtet që njerëzit të mos jenë më të detyruar të bëjnë zgjedhje që shkojnë kundër bindjeve e mendimeve të tyre (për shkak të shtrëngimeve që në kohën tonë janë më së shumti ekonomike); dhe kush vazhdoi të bashkëpunojë me regjimin e ri autoritar, mafioz e të korruptuar që u instalua pas viteve ?90, për të pasur përfitime dhe privilegje. Fakti që Kadareja nuk e ka ngritur një herë të vetme zërin kundër liderëve autoritarë, mafiozë e të korruptuar që kemi pasur dhe kemi në krye, por i ka shfrytëzuar ata për të marrë përfitime gjithfarëlloj, siç merrte dikur çmimet, rrogat e shkrimtarit profesionist, botimet jashtë shtetit e apartamentin me gjashtë dhoma, është kriteri më i mirë për të përcaktuar edhe raportin që ka pasur ai me regjimin e kaluar.

 

Fshehja në vend se denoncimi i kësaj të vërtete, me libra të kulturës së manipulimit dhe simulimit si ky, të sponsorizuar dhe trumbetuar nga njerëzit e kastës, që vazhdojnë të mashtrojnë e grabisin shqiptarët, është shenjë flagrante e vazhdimësisë së dominimit të kësaj kulture. Është, po ashtu, shenjë e vazhdimësisë së dominimit të modelit të intelektualit, që, për të arritur suksesin, zgjedh rrugën e bashkëpunimit apo vënies në shërbim të pushtetit duke përdorur këtë kulturë pushteti. Është virusi i kësaj kulture, që i kthen njerëzit në skllevër dhe intelektualët në oborrtarë, i futur në kohën e komunizmit, që po vazhdon të punojë me kaq virulencë, duke i dhënë Kadaresë, që është autori i vërtetë i këtij libri, titullin e oborrtarit të zgjedhur të të dy regjimeve. Vetëm kur të çlirohet nga dominimi i virusit të kësaj kulture dhe i sojit të intelektualëve që e përdorin atë, Shqipëria do të fillojë të shohë dritën e lirisë dhe të së vërtetës, që një ditë shpresojmë se do të duket në horizont.





Lajmet e fundit nga