Berisha merr në mbrojtje Shehajn: Tano Caridi, lule para Ballës, shkuarja te vila, akt i turpshëm
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...
Kryetari i Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Median, Genc Pollo, në një opinion të publikuar tek ?Panorama? thekson se pluralizmi i medias, do të ishte virtyti kryesor i saj në një demokraci plurale, por kjo ka ardhur duke u zhdukur në Shqipëri.
Më tej Pollo shpreh mllefin e tij, duke thënë se në mediat vendase, përmes joshjes së pronarëve të tyre me leje ndërtimi, apo kontrata të majme, është arritur një homogjenizim redaksional në linjën e propagandës qeveritare. Duke folur për amalgamën politikanë-biznese-media, Pollo thotë se së fundi ka dhënë raste skandaloze të konfliktit të interesit, me pasojë direkte në dëmtimin e interesit publik.
Dhe këto fjalë Genc Pollo i thotë në Gazetën ?Panorama? të Irfan Hysenbelliut, njeriut që është pronari i saj, i disa mediave të tjera, por edhe ndërtues e biznesmen.
Genc Pollo duke e ditur se opinioni i tij do të publikohej pa u lexuar nga redaktorët, ka gjetur pikërisht ?Panoramën? për të sulmuar korrupsionin në media. Ndërkohë që kjo gazetë dhe pronari i saj kanë qenë po kaq të lidhur me qeverinë e djeshme të Sali Berishës, sa janë edhe sot me qeverinë e Edi Ramës. I vetmi ndryshim, është se dje qeveria nuk padiste gazetarët, kurse sot është opozita ajo që bën padi, sepse i prishet imazhi Genc Pollos apo çdo kllouni tjetër që përpiqet të bëjë moral për median, por janë thjesht dhe vetëm imoraliteti i saj.
Genc Pollo është njeriu i tenderit 20 milion euro për digjitalizimin e TVSH-së dhe akuzave të forta korruptive për këtë tender, sepse donte të ndryshonte fituesin e shpallur në komision. Korrupsion me fjalën e lirë, me televizionin publik, dhe pa pasur as skuqjen më të vogël, të dukshme ose jo në fytyrë, del dhe bën moral, imoraliteti vetë. Vetëm Pollo mund të ketë kurajo që pas 8 viteve ministër, një njeri i akuzuar si shkatërrues i sistemit universitar dhe kioskëzimit të saj, njeriu që licensoi klientelën e sotme universitare të Edi Ramës, me në krye Henri Çilin. Njeriu i intrigave, pabesive, përçartjes dhe sfilitjes së opozitës, sektaristi dhe banditi politik i saj bën moral kur duhet të heshtë dhe flet për amalgamën politikanë-biznes-media.
E në rast se kemi dhe e quajmë të vërtetë dhe reale atë që pretendon Genc Pollo, ai është shembulli i kësaj amalgame, i korrupsionit politik në vend. Ai është njeriu që mbajti peng televizionin publik me një tender korruptiv, më pas për 2 vjet mbajti peng AMA-n për pazaret e tij individuale dhe sot gjen gazetën Panorama, pronari i së cilës është njeriu me biznes, media dhe i lidhur me politikanët, ndoshta simboli i kësaj amalgame. Por problemi nuk është Irfan Hysenbelliu, por vetë Genc Pollo, sekti i tij brenda opozitës, mentaliteti i të cilit po i jep një faturë të fortë në opinion publik, Partisë Demokratike. E në rast se PD duhet të pastronte apo të dënonte ish-ministrat, Genc Pollon duhet ?ta varte në litar? para godinës së SHQUP-it për skandalet dhe aferat e tij korruptive. Dhe në vend që të heshtë dhe të kërkojë ndjesë, del dhe bën moral, por kush?! Imoraliteti vetë./ Citynews
Nis protesta e studentëve, para Ministrisë së Arsimit dhe Sp...
Procedohet penalisht ish-Kryetari i Bashkisë Leskovik, për v...
Ashtu si dje në Komisionin e Sigurisë edhe sot në Komisionin...
Në një takim me kryebashkiakët për tregjet e gjësë së gjallë...
Sot në ora 16:00 pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit, e cil...
Keni vene re si tensionohen marredheniet shqiptaro-greke si ...
Gjatë operacionit të sotëm “Rubens”, i ndërmarrë nga Policia...
Pas thirrjeve të shoqërisë civile për grumbullim mesnatën e ...
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, i ftuar në forumin e hapur p...
I konsideruar si një prej shteteve më sociale në botë, Suedi...
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme shtetasin Den...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka propozuar kandidaturën e ...
“Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore” ka postuar një video...
Sot, rreth orës 10:00, në afërsi të ish repartit Ushtarak Ka...
Presidenti Barack Obama ka dhënë “Medaljet e fundit Presiden...
Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e një shtetasi të huaj të ...
Deputeti I LIBRA-s, Ben Blushi, teksa kujton se dekreti i pr...
Shoqëria Civile dhe qytetarë do të jenë nesër para Parlament...
Ministria e Bujqësisë ka ngritur alarmin mbi një rrezik të m...
Credit Swiss, banka e njohur zvicerane, ka publikuar raporti...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoresha e filialit ...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...