web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioni i ligjeve/ Genta Sula propozohet në krye të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve

23 Nëntor 2016, 10:17, Aktualitet CNA

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka propozuar kandidaturën e Genta Sulës për kryetare të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, kandidaturë e cila pritet të votohet në Parlament.

Opozita nuk ishte e pranishme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Kujtojmë se të enjten e kaluar Kuvendi votoi vetëm me votat e mazhorancës anëtarët në autoritetin për informimin me dokumentat e ish sigurimit të shtetit.
Genta Sula u votua javën e kaluar si anëtare e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.





Lajmet e fundit nga