web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FIKS FARE/ Ish-vjehrra kërcënon me thikë ish-nusen e djalit në prani të policisë

22 Nëntor 2016, 20:05, Aktualitet CNA

10 urdhëra mbrojtjeje nga gjykata dhe ish-vjehrra e kërcënon me thikë në prani të forcave të policisë. Ky është tmerri që jeton çdo ditë Ermira nga Shijaku së bashku me tre fëmijët e saj të mitur. Gjykata lëshon urdhër mbrojtjeje për të, por asnjëherë nuk urdhëron strehimin e saj në një qendër për gratë e dhunuara.

Fiks fare tregoi  sot me pamje sesi vjehrra e kërcënon me thikë këtë grua në banesën e saj në prani të forcave të policisë, në sy të fëmijëve të mitur të cilët qajnë të frikësuar për fatin e mamas së tyre. Pas 9 urdhëra mbrojtje që mori kundrejt bashkëshortit të saj që aktualisht është në burg me akuzën dhunë e përsëritur në familje. Urdhërin e 10 Ermira e mori kundrejt vjehrrës me të cilën banon në të njëjtin pallat.

Ky urdhër mbrojtje mbaron më datë 22 nëntor , ndërkohë që një ditë para, në datën 21 nëntor, vjehrra e kërcënon me nje thikë në dorë në sy të policisë dhe fëmijëve.  Edhe pse të pranishëm 2 efektivë të policisë së Shijakut, gruaja nuk heziton të kërcënojë dhe fyej Ermirën. Kërcënimet nuk ndalen me kaq, edhe pse pas qelive të burgut, burri i Ermirës e ka gjetur mënyrën për ta kërcënuar sërisht. Ermira kërkon vëtëm një strehim, për t?u larguar njëherë e mirë nga  banesa ku është komshie me vjehrrën dhe e detyruar ta ndaj atë me burrin në lirimin e tij.  Në të kunërt shprehet ajo jo vetëm jeta e saj është në rrezik, por edhe e fëmijëve  të mitur.





Lajmet e fundit nga